Në Prizren pritet të hapen 1500 vende të reja të punës

Prizreni

Në Prizren pritet të hapen 1500 vende të reja të punës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:52
Pamje nga konferenca

1500 vende të reja të punës priten të hapen në Prizren me ndërtimin e qendrës së re tregtare “Galeria Shopping Mall” dhe i gjithë investimi kap vlerën mbi 20 milionë euro.

Kështu tha drejtori i kësaj qendre tregtare, Gojart Shaqiri gjatë një prezantimi sot për media në Prishtinë.

Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë tre kompani, ndërsa pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë austriake, “Cineplexx”, pritet të investohen dhe 4.5 milionë euro shtesë.

“Një vit më herët ka lindur ideja, për këtë projekt. Janë bërë tri kompani vendore që kanë bashkuar forcat ta bëjmë këtë qendër tregtare. Galeria është njëri ndër projektet më të investuara në Prizren, ku pritet të investohen mbi 20 milionë euro”, tha ai.

Arkitekti i këtij projekti, Arbër Sadiku, tha se kjo qendër do t’i posedojë të gjitha elementet e traditës prizrenase.

“Jemi munduar të bazohemi aty ku në thelb e kanë qendrat tregtare, sepse ato nuk janë parë vetëm të bëhet shoping, mirëpo të jetë një mini-hapësirë familjare për të gjithë. Ne mendojmë që kjo qendër i posedon të gjitha elementët që duhet me i pas një qytet”, tha ai.

Përfaqësuesi i Cineplexx në Kosovë, Milazim Saliu, tha se synojë të zgjerohen në qytetet tjera.

“Projekti i Cineplexx po realizohet, qëllimi im ka qenë që në Kosovë të sjellim një brend të kinematografisë në Kosovë. Cineplexx do të jetë i pranishëm në qytetin kulturor të Kosovës, do të ketë kinema moderne të standardit të lartë vitin e ardhshëm”, tha Saliu.

Ndryshe, në këtë qendër tregtare do të jenë mbi 130 dyqane të markave të njohura vendore dhe ndërkombëtare. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat