Arrestohet shqiptari që tentoi t’i jap ryshfet 2 mijë lekë policit në Prizren

Prizreni

Arrestohet shqiptari që tentoi t’i jap ryshfet 2 mijë lekë policit në Prizren

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person, pasi që i njëjti kishte tentuar që ta korruptoj një polic.

Gjatë ditës së djeshme në rrugën e “Kukësit” në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për dhënie të ryshfetit në vlerë prej 2 mijë  lekëve,

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, i dyshuari është shtetas nga Shqipëria dhe me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ai i kishte ofruar policit para.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat