Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milionë euro në dy raste të ndara në Prizren.
Prokuroria njofton se në rastin e parë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit H.P., i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar:
- Objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m²
- Ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m²;
- Dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m²;
- Dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m²;
- Lokal me sipërfaqe prej 174 m²;
- Lokal me sipërfaqe prej 92 m²;
- Veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018;
- Veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018;
- Veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018;
- Veturë e tipit “VË Touran” viti i prodhimit 2016;
- Veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009.
Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro.
Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje.
Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me zyrën “MNP Personal Leasing” SH.P.K., dhe zyrën “DBBS” SH.P.K., me pronar dhe menaxher F.H. dhe B.R., të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
Ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi edhe në këtë rast është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar:
- Shtëpia e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren,
- Banesa në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren,
- Dy garazhda në sipërfaqe prej 28 m²;
- Veturë “BMË M3” ;
- Veturë “Volksëagen Polo” viti i prodhimit 2010.
Shuma totale e asteteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400.000 euro.
Për këtë rast Prokuoria, ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim.