Prifti katolik gjatë luftës rrahu këmbanën e kishës për tu kujtuar vëllezërve mysliman kohen e Iftarit - Bota Sot
Prifti katolik gjatë luftës rrahu këmbanën e kishës për tu kujtuar vëllezërve mysliman kohen e Iftarit

Religjion

Prifti katolik gjatë luftës rrahu këmbanën e kishës për tu kujtuar vëllezërve mysliman kohen e Iftarit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:34
Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan,

Çfarë është kjo këmbanë në ketë interval kohorë të pazakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar? Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar neper familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi.

Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu këmbanat për tu treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”.

Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e këmbanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoj arsyeje ishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që bëjnë iftarin me kambanat e Kishës.

Historiani Muhamet Mala ka shpjegur përmes videos ka shpjeguar të bëmat e Priftit  Don Kelmend Spaqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...