Këtë vit myslimanët agjërojnë më pak - Bota Sot
Këtë vit myslimanët agjërojnë më pak

Religjion

Këtë vit myslimanët agjërojnë më pak

Më: 21 mars 2019 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Muaji i i Ramazanit, muaji i shenjtë për besimtarët myslimanë këtë vit do të nisë më 6 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor.

Këtë vit besimtarët myslimanë do të agjërojnë 29 ditë.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë zakonisht janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Përveç ngrënies, pirjes, kryerjes së marrëdhënieve seksuale, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...