Kriza shoqërore nga mentalitetet e mbrapshta shqiptare - Bota Sot
Kriza shoqërore nga mentalitetet e mbrapshta shqiptare

Religjion

Kriza shoqërore nga mentalitetet e mbrapshta shqiptare

Nga: Nexhmedin Saqipi Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:13
Nexhmedin Saqipi

Kohëve të fundit, një shtresë e shoqërisë sonë, assesi të lirohet nga mentalitetet e mbrapshta, të trashëguara vite me radhë. Kjo klasë shoqërore, më shumë investon në garderobë, në luks e shfrenime të tjera avanturistike, se sa në vlera të mirëfillta kulturore, arsimore, ekonomike, shëndetësore etj.

Dy shtetet tona të pavarura dhe sovrane, më shumë harxhojnë energji, duke luftuar për pushtet, se sa të investojnë për dije, kulturë, moral, edukatë, ngase të etur për pozita kanë lënë mënjanë familjet e tyre e mos të flasim për popull. Ky stil i veprimit të tyre s’ka se si të mos lidhet me prapavijë për të krijuar një shoqëri pa dije e moral dhe me këtë mënyrë për t’i bërë ata më lehtë lojalë ndaj interesave partiake, me moton : “Shteti patjetër duhet të krijoj probleme artificiale për të mbetur në pushtet”.

Kjo klasë politike e ardhur me votat tona, u ngrit në pushtet, duke krijuar eksperiencë në shkatërrimin e vlerave dhe në degradimin e tyre ekstrem. Për një grusht pushtet “elita” jonë shqiptare është në gjendje t’i kthej proceset prapa, duke nxitur aferën e rrugëve, bllokadën e institucioneve, kapjen e drejtësisë nga krimi i organizuar etj.

Bota shqiptare, tashmë gjendet në rangun më të ulët të shkallës demokratike dhe njerëzore. Në këtë shekull asnjë popull tjetër nuk i është nënshtruar një shpartallimi e një poshtërimi të tillë. Shqiptarët u poshtëruan, u dhunuan, u masakruan, u dëbuan, u plaçkitën mbi tokë e nëntokë, nga jeta dhe nga shpresa, duke u akuzuar pastaj si agresivë, destruktivë, anti –ligj, të paqytetëruar, fanatikë dhe të prapambetur.

Anti-vlerat

Sociologjia eksploatuese evropiane ka konstatuar se mënyra më e lehtë për ta robëruar një popull e pastaj për të lozur me shpirtin e saj është ta zhveshësh atë nga personaliteti i tij, sepse, për ta shndërruar njeriun në një krijesë servile, dëgjuese dhe besimtare, duhet t’ia dëmtuar e degraduar personalitetin për arsye se derisa ai të ketë karakter, ai nuk mund të jetë servil.

Shqiptarët duke u përpjekur për ta zhdukur vetëdijen shpirtërore dhe kulturore nuk arritën të realizojnë lirinë dhe sovranitetin. Përkundrazi , duke tentuar të lirohet nga Zoti, kanë rënë në robërimin më të ashpër të materies, ata pa vetëdije kanë dëmtuar personalitetin, duke u shndërruar në servilë dhe duke u bërë rob i burokracisë dhe pion i sistemeve të ndryshme.

Shikoni se si organizohen dasmat, gazmendet e ahengjet familjare, nëpër restorante luksoze, të cilat gumëzhijnë nga muzika “tallave” dhe valle te pa kontrolluara. Me qindra mijëra euro shpenzohen nëpër këto manifestime, të cilat zgjasin vetëm disa orë.

Shikoni estradën e Vipave dhe modelisteve shqiptare se si dridhen e përdridhen për tu bërë milionerë, duke vënë në treg trupin, kulturën , traditën dhe bukurinë. Ata krenohen se kanë arritur përmes tornos të bëhen yje të estradës, duka ua shkuar madje edhe atyre nga Brazili dhe Afrika. Do të kishte qenë krejt normale sikur të ishin avancuar institucionet dhe qendrat e edukimit kombëtarë dhe shtetërorë që të reflektojnë vlera, e jo t’i joshim dhe t’i kënaqim antivlerat.

Në fund çdo popull e ka obligim t’i ruaj bijtë dhe bijat e veta që të mos bien pre e poshtërimit, eksploatimit po edhe të përbuzjes. Prandaj, ka ardhur kohe të rizgjohet bota shqiptare dhe t’i kthehet identitetit, kulturës dhe traditave me qëllim të ec trendeve të kohës.

Ata që nuk janë të aftë të përdorin trashëgiminë kulturore autoktone, janë të detyruar të huazojnë traditat e të huajve. Një gjeneratë e një kombi që përvetëson një kulturë të huaj, duke humbur identitetin e vet, kombëtar dhe fetar, ajo gjeneratë është e humbur e tjetërsuar.

Atëherë ne nuk do të jemi të përgatitur që të respektojmë kurrfarë ligji, ndërsa degradimi i tij moral, do t’i kalon të gjitha kufijtë. Ata bëhen të paaftë për t’i përmbajtur çfarëdo ligji të fuqizuar nga cila do legjislaturë, me qëllim të mbrojtjes së ligjit dhe të rendit shoqërore.

Servilizmi

Sociologjia eksploatuese evropiane ka konstatuar se mënyra më e lehtë për ta robëruar një popull e pastaj për të lozur me shpirtin e saj është ta zhveshësh atë nga personaliteti i tij, sepse, për ta shndërruar njeriun në një krijesë servile, dëgjuese dhe besimtare , duhet t’ia dëmtuar e degraduar personalitetin për arsye se derisa ai të ketë karakter, ai nuk mund të jetë servil.

Një mendimtar ka thënë: “ Moda është sëmundje e popujve të prapambetur”. Këto mentalitete të mbrapshta, që po na përcjellin brez pas brezi, po na zhveshin nga vlerat e mirëfillta të traditave kombëtare, duke u zëvendësuar me të huajat të imituara nga rrugët, si dhe te promovuara nga mediat dhe institucionet tona për një interes biznesi shume te thjesht .

Duke i marrë parasysh këto dukuri negative të shoqërisë sonë, nuk është çudi pse sot kemi një arsimim jocilësor, një kulturë të zhveshur nga ndjenjat kombëtare etj. Kur krahasojmë tekstet e këngëve të vjetra qytetare, apo poezitë e rilindësve me ato të kohës së sotme, vijmë në përfundim se dinamika e jetës së pajisur me facebook, internet, libër etj, ka zbehur në masë interesimin për këngën e vjetër me traditë, librin e tij.

Servilizmi dhe vartësia ndaj internetit, facebookut etj, ashtu si një pjesë e shoqërisë ndaj substancave narkotike, duhani dhe alkooli, ka bërë që njerëzim më pak ta lodhin trurin, duke i marrë sendet e gatshme dhe në këtë mënyrë zhvishen nga vlerat e mirësjelljes, mirësisë, dashurisë ndërnjerëzore, fqinjësisë së mirë, integrimeve etj.

Kjo dukuri nuk vërehet vetëm në mjedise familjare, por bartet edhe në forume më të larta shoqërore. Për të vërtetuar këtë, le të përcillen seancat e parlamenteve shqiptare, debatet, forumet e ndryshme dhe do të binden me sjelljen e pjesëmarrësve, të cilëve u mungon toleranca, mirëkuptimi, respekti dhe dashamirësia.

Ka ngjarë jo rrallë që nëpër këto seanca dhe forme, të dëgjohen fjalë të rënda fyese e mospërfillëse në mes deputeteve, këshilltarëve, panelistëve etj, të cilët karshi njëri-tjetrit sillen si rivalë, kundërshtarë dhe armiq, duke përfunduar në grushte dhe karrige. Pastaj, sjelljet e një pjesë të militantëve partiakë, duke hedhur shishe, vezë, ngjyrë, miell e gaz lotsjellës, janë nga format më të egra të sjelljes shqiptare.

Shfrenimi

Nga arsenali i fjalëve të këqija, nuk kurset mosha e njeriut, gjinia, etika, bontoni, kodi e zakoni. Kur njeriu pranë ekranit televiziv shikon këtë sjellje çoroditëse, që vijnë nga një shtresë e shoqërisë në pozita, atëherë çfarë pret njeriu nga ajo shtresë e shoqërisë sonë në treg, rrugë, kafiteri, ndeshje futbolli etj.

Gjuha e tyre e shfrenuar, që të kujton fjalorin e rrugaçëve, nuk është në traditën e shqiptarit, i përmendur për bujari, fisnikëri e mikpritje. Ky zhargon, pastaj bartet edhe nëpër televizionet tona, me gjithë ato marifete, të cilat lënë përshtypje jo të mira si familje, shoqëri etj.

Këto avari shpirtërore vijnë edhe si pasojë e mungesës së kulturës fetare. Kur njeriu, apo një pjesë e shoqërisë sonë nuk njeh Zot, Ligj, Kanun, Drejtësi, pastaj nuk kujton Ferrin, Parajsën, Burgun, atëherë çfarë pritet nga kjo kategori shoqërore.

E shoqëria jonë, deri sa të mos lirohet nga këto vese të mbrapshta dhe të mos korrigjohet nga këto dukuri negative, vështirë se do të ec përpara, krahas popujve të tjerë me demokraci të avancuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...