Ramazani, muaji i begative

Religjion

Ramazani, muaji i begative

Nga: Arben Ganiu Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:35
Arben Ganiu

Erdhi Ramazani, muaji më i shenjtë i kalendarit Islam.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në Islam. Fjala Ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija e të tjera. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Çdo vit për Ramazan, miliona muslimanë në të gjithë botën agjërojnë. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim.

Në qoftë se në këtë botë ekziston diçka e mirë dhe me vlerë të madhe, e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë, ajo pa dyshim që është muaji i Ramazanit. Sepse, sado që të flasim për mirësitë, begatitë, mëshirën, vlerën, dobitë etj, që ka muaji i Ramazanit, si në këtë botë, por veçanërisht në botën tjetër, kurr nuk do të mund t’i përfundojmë. Nga cilado anë, ose drejtim të fillosh të flasësh për agjërimin e muajit të Ramazanit, ai është i mbushur me plot mirësi dhe begati. Nuk gjejmë fjalë më të mirë për të elaboruar këtë se sa thënja e Pejgamberit Muhamed i cili ka thënë:

“Agjërimi është i Zotit të Madhërishëm dhe askush nuk e di shpërblimin e agjëruesit, përveç Zotit të Madhërishëm”.

Pra kjo thënje në një mënyrë tregon vlerën e madhe të këtijë adhurimi pasi që nuk ka nderë dhe vlerësim më të madh për punëtorin, se sa të punojë një punë dhe atë ta marrë Zoti i Lartë për Veten e Tij dhe kjo punë është agjërimi.

Besimtarë të komunitetit muslimanë, kemi hyrë në muajin e diturisë, muajin e mëshirës, muajin e faljes së gabimeve, muajin e pranimit të lutjeve, muajin e shumëfishimit të shpërblimeve, muajin e shërimit prej sëmundjeve trupore dhe shpirtërore, muajin e shpëtimit dhe të mirësive. Prandaj  muslimani duhet ta shfrytëzoj këtë muaj me vepra të mira, me agjërim, me falje, me lexim, me lutje, me harmoni dhe falje për njeri-tjetrin, përpara se Ramazani të shkojë.

Kështu na porositë edhe i Dërguari i Zotit:

“Ju erdhi Ramazani muaji i begative të Zotit në të cilin zbret mëshira, fshihen gjynahet dhe pranohen lutjet. Zoti ju vështron duke bërë gara me njëri-tjetrin në adhurime dhe mburret me ju te engjëjt e Tij, prandaj shpalosni prej vetes suaj vepra të mira, sepse i humbur dhe i dëshpëruar është ai njeri, i cili privohet nga mëshira e Zotit në këtë muaj.”

Muaji i shejtë i Ramazanit, përveq që kategorizohet si muaj i adhurimit dhe dobive të shumta spirituale, Ai gjithashtu identifikohet edhe me të mirat trupore, psikologjike dhe shëndetësore.

Një vërtetim të till bënë çysh në vitin 1877, në Amerikë Dr. Edward Dyun i cili filloi një studim në lidhje me të mirat e agjërimit. Në fund të studimit të tij ai titulloi librin e tij ”Terapia me anë të agjërimit”, dhe shkroi në të :

”Ky libër është shkruar me anë të përvojave jetësore të një doktori i cili ka kërkuar shërim me anë të barërave. Pasi u binda se të gjitha barnat ishin efektive në shërim, unë provova agjërimin dhe mund të them me siguri të plotë se agjërimi është një mënyrë për të luftuar të gjitha sëmundjet që mund të kaloj një njeri”.

Me agjërim zvoglohet edhe përqindja e sheqerit në gjak në pikën më të ulët të tij. Ai i jep gjëndrave të pankreasit një rast të mirë për pushim, sepse detyra e tij është të prodhojë insulinë, e cila e shndërron sheqerin në yndyra që depozitohen në inde. Për këtë arsye, klinikat e ndryshme kuruese, në tërë botën, praktikuan agjërimin si metodë kurimi për të sëmurët me diabet, në periudha të ndryshme kohe, në varësi të gjendjes shëndetësore të tyre.

Agjërimi ka një vlerë të madhe për shumë sëmundje të zemrës, pasi 10% e gjakut të pompuar nga zemra shkon në aparatin tretës gjatë procesit të tretjes. Kjo sasi zvogëlohet gjatë agjërimit, sepse nuk kemi proces tretjeje gjatë ditës. Kjo do të thotë më pak lodhje dhe më shumë qetësi për muskujt e zemrës.

Agjërimi është një terapi edhe e shumë sëmundjeve tjera.

Muaji i Ramazanit le të jet për ne një muaj i ndryshimeve positive, si në aspektin individual poashtu edhe në atë familjarë dhe kolektivë. Mbi të gjitha le të jet një muaj që do ti kushtohemi me sinqeritet të plot afrimit te Zoti i Madhërishëm, zhvillimin e ndjenjës së humanizmit, solidarizimit dhe unitetit ndërmjet neve.

Urime muji i Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat