“Armiku i popullit” Mons. dr. Zef Oroshi në dokumentet e manipuluara

Religjion

“Armiku i popullit” Mons. dr. Zef Oroshi në dokumentet e manipuluara

Leonora Laçi Nga Leonora Laçi Më 23 maj 2019 Në ora: 15:54
Mons. dr. Zef Oroshi

Më poshtë po sjelli një pjesë të referimit tim të mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare që u zhvillua më 17 maj nga Autoriteti i Dosjeve.

Të merresh me analizimin e dokumenteve komuniste do arrish të kuptosh se sa të pavërteta ka, do të njohim fytyrën e vërtetë të atij sistemi, falsifikimin e historisë, sa pushkatime janë bërë pa fakte konkrete e me gjyqe të inskenuara, sa njerëz kanë vuajtur në burgjet komuniste e sa të tjerë janë internuar për hir të babait, xhaxhait, vëllait, kushëririt etj., Pra përmes këtyre dokumenteve del zbathur e vërteta që komunistët nuk do të donin ta rrëfenin.

Ky studim është mbështetur terësisht në dokumentet arkivore të marra nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Arkivi Qendror Shtetërore. Referimi tek këto dokumente ka synim të sjellë një tablo sa më të plotë të fytyrës së regjimit komunist. Ky studim është si një reflektim mbi të shkuarën.

 

 

Dokumentet për Mons. dr. Zef Oroshin kanë këto elementë thelbësorë:

  1. Përfshirjen e klerit katolik në kërkesat për kapjen e tij dhe përpjekjet për ta bindur të dorëzohet;
  2. Në dokumentet e referuara vihen re qendrime të ndryshme lidhur me çështjen e tij;
  1. Qendrimi i parë; -Ka rënë në ndeshkim kanonik
  2. Qendrimi i dytë; Veprime te tilla sjellin dam si personave te tyne ashtu edhe mbare Kishes;
  3. Qendrimi i tretë; Nuk ka kryer veper anti-pushtetit;
  4. Qendrimi katërt; Konsiderimin si viktim të reaksjonit dhe shpetimin e tij;
  1. Konsiderimin bandit;
  2. Kthimin e nderit të “klerit”;

 

1.Përfshirjen e klerit katolik në kërkesat për kapjen e tij dhe përpjekjet për ta bindur të dorëzohet;

Kryetar i Kishes Katolike te Shqipnis, Ordinari i Arqipeshkvis Metropolitane, Dom Bernardin Shllaku në një shkresë të datës 15 mars 1952 mes të tjerash shkruan: “Po si ky veproj edhe D. Nikollë Kimza, para ca kohe, tue e lane famullinë në fatin e vet. Nji veprim i tillë asht jo vetem i damshem per prestigjin e mbare klerit Katolik, por edhe kundra ligjeve kishtare qe e detyrojne famullitarin te jete besnik i popullit e gjithmone gadi me i sherbye popullit qi asht lane nen kujdesin e tij fetar edhe atehere kur i paraqiten veshtiresina.

 

2.Në dokumentet e referuara vihen re qendrime të ndryshme lidhur me çështjen e tij;

  1. Qendrimi i pare; -Ka rënë në ndeshkim kanonik

Kryetar i Kishes Katolike te Shqipnis, Ordinari i Arqipeshkvis Metropolitane, Dom Bernardin Shllaku në një shkresë të datës 15 mars 1952 mes të tjerash shkruan: “Largimi i nji famllitarit nga detyra pa lejen e ordinarit te vet shkakton pergjegjesi te rand para popullit e para Zotit, kur nji famullitar shkelë ligjin e detyren ndaj popullit a arratiset tue e lanë popullin pa sherbim, vetvetiu ai bjen në ndeshkim kanonik.

 

  1. Qendrimi i dytë; Veprime te tilla sjellin dam si personave te tyne ashtu edhe mbare Kishes.

Prandej ju njoftojmë se;

I)Do t’i hiqet çdo juridiksjon kishtar ati Kleriku qi largohet nga famullija me qelllim arratisjeje;

II)Se per cdo friksia qi meshtari mund te kete prej ndoj personit apo per cdo fjale alarmuese qi mund te ndigjojne mbi personin e tij te na referohet ceshtja menjihere, tue sigurue se Na kena per te kene gadi me e ndjeke ceshtjen para Organeve Shtetnore ose me e rregullue pa kene nevoja te bajnë si te naltpermendunit, pasi veprime te tilla sjellin dam si personave te tyne ashtu edhe mbare Kishes.”( AQSH, F.132/A, v.1952, D.22, fl 1-2)

 

 

  1. Qendrimi i tretë; Nuk ka kryer veper anti-pushtetit

 

Kryesija e Kishes Katolike te Shqiperise, Episkopati Katolik Shqiptar, në shkresen e datës 20/IV/ 1952:

“Nga ana e kësaj Kryesi janë ba hapa, tue pasë perhere perkrahjen e organeve shtetnore, dhe asht ba cmos, tue dergue edhe nierz per te mujtë m’u takue me te dhe me e bindë që të dorëzohet, mbasi edhe prei organeve shtetnore nuk rezulton të ket kry ndonji veper anti-pushtet.” (…)

  1. Qendrimi katërt; Konsiderimin si viktim të reaksjonit dhe shpetimin e tij

Na tue intepretue edhe mendimin tuej e deklarojmë jashtë rrallve tona per deri sa ai të vazhdojë me qendrue në mal i arratisun. Prandej u sillemi Ju të gjithve, që ju direkt ase me anen e famullitarve të bani cmos m’u takue me te dhe t’a bindeni m’u dorëzue, tue kenë të sigurtë se kushdo që të mundohet në ketë drejtim ka me pas perkrahjen e organeve shtetnore; kushdo prei jush a prei famullitarve asht i lirë, dhe e ka per detyrë të bajë hapa m’u takue me te per kete qellim pse ky asht dhe dishiri i Pushtetit. Perpiquni pra nga te gjitha anët dhe beni cdo sakrific per te shpetue kete meshtar viktim te reakcjonit. P. Kryesinë Kishes Katolike Shqip. Kryetar Bernardin Shllaku ip.

  1. Qendrimi i pestë: Dëshira e Klerit që ta shoh në gjirin e tij

Relacjon(AQSH, F.132/A, v.1952, D.22, fl. 5-6) Mbi tentativen e fundit rreth dorëzimit t’arratisunit Don Zef Oroshit. Njoftue nga Kryesija e Kishës Katolike të Shqipërisë me shkresë Nr.1/7 dt.15/III/ 1952, aratisja e Don Zef Oroshit, ish- famullitar n’Ungrej (Mirditë), Vikari Kapitullar i Djoçezit të Lezhës Don Ndoc Sahatçija tentoi nji takim as së pakut çfaqjen e dishirit të Klerit qi ai të dorëzohej, per me mujtë qi t’i shkote në vesh kjo fjalë. Per këtë qellim Don Ndoc Sahatçija shkoi me dt 24/III/ 1952 n’Ungrej, ku u takue me Vikar Kapitullarin e Abacisë së Mirditës Dom Lec Sahatçija, me nanen dhe motren e t”aratisunit me dhe tjerë pa mujtë me hetue se ku gjindej. Shtye prei dishirit me e pa në gji të klerit t’aratisunin Don Zef Oroshin, peshtetë në shkresen e Kryesisë së Kishës Katolike të Shqipnisë Nr.1/37 dt 20/VI/52.

 

2.Konsiderimin bandit

 

Me dt.27/XI/52 e enjte, nder dy meshët qi thamë tu Kisha n’ungrej, popullit qi erdh me shumicë, i foli Don Mark Dushi, i cili nder të tjera tha: “Na vimë nder këto anë t’auktorizuem me qellim me ba nji tentativë të fundit per dorëzimin e t’arratisunit don Zef Oroshi, i cili tash sa muej asht largue prei famullisë së vet e ka dalë në mal. Kjo punë ka ba pershtypje si nder ne qi e kam pasë shok veprimi fetar, si nder qarqe qeveritare, si edhe në mbarë popullin. Bariu i mirë i don delet e veta e ep jeten per to. Krejt perkundra veproi Don. Zef Oroshi. Meshtari katolik do të gjindet në krye të detyrës tue i sherbye popullit besnikërisht, do të mbajë në dorë ungjillin e jo pushken në dam të popullit. Nji klerik i tillë, persa të qendrojë në mal nuk i perket klerit ai asht i perjashtuem prei nesh. (…)Nder fjalime tona e nder takime me popull, pose tentativës per dorëzimin t’arratisunit Don Zef Oroshi, i u ba edhe një demaskim i rrebtë mbi atë qi la famullinë, delet e e veta pështetë kujdesit shpirnuer të tij, e me pushkë në krah, meshtari shetitë malit si bandit.

 

3.Kthimin e nderit të “klerit”

Marrim lirinë me Ju kerkue sa ma poshtë:

Tue shikjue e interesin e Kishës Katolike të Shqipërisë, e këthimin e nderit të Klerit denigrue me aratisjen e Don Zef Oroshit, ndodhë qyshë në kallndorin e k.v. e interesin privat të ti, morem inisjativen me ba edhe nji tentativë të fundit, si antarë të këti klerit, për të kërkue mjetin e nji takimit me personin në fjalë me ia mbushë menden të dorzohet(...)Më dt.20/XI/1952 e ejte u takuem me Kryetarin e Kishës Katolike Imz.Bernardin Shllaku në Qelen Famullitare të Tiranës, dhe morem aprovimin e Tij. Simbas fjalës së dhanun të Kryetarit të Kishës, kemi nderin me kerkue zyrtarisht:

I.Aprovimin zyrtar e urgjent të kësaj inisjative.

II.Ndihmen dhe perkrahjen morale dhe materjale t’asaj Kryesi. Për sa i përket pikës së dytë prap marrim lirinë me kerkue; ma shprehimisht:

a)mjetet e komunikacionit;

b)porosinë, madje ngarkimin me detyrë të personave fetarë qi do të shenjohen per ket qellim.

c)pajisjen me urdhen-sherbimi të personave fetarë qi do të shenjohen per ket qellim.

Dom Mark Dushi

Famullitar e Dekan i Tiranës (AQSH, F.132/A, v. 1952, D.38. fl.1)

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat