Hoxhë Enis Rama tregon a beson në teorinë e Darvinit

Religjion

Hoxhë Enis Rama tregon a beson në teorinë e Darvinit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 21:16
Hoxhë Enis Rama

Hoxha nga Mitrovica, Enis Rama, ka folur rreth idesë më të diskutuar rreth prejardhjes së njeriut. Ai e konteston këtë teori.

Sipas Ramës, teoria e Darvinit ka marrë më shumë kuptim ideologjik sesa shkencor, shkruan Reporteri.net

“Nuk ka këtu punë besimi. Mendimi jem, besoj që teoria e Darvinit po më duket se po merr më shumë kuptim ideologjik se shkencor. Mendoj se këtu shkenca po hyn në territorin e fesë”, ka thënë Hoxhë Enis Rama në T7.

Ndër të tjera, Rama shtoi se teoria e Darvinit është vetëm teori dhe jo fakt i kryer, duke potencuar më pas se nuk duhet të mitizohet kjo teori.

“Besoj që teoria e Darvinit është mjaft e kontestuar. Duhet ta themi se ajo nuk është fakt, por është teori. Përderisa është e tillë, nuk duhet të mitizohet deri në këtë masë që kundërshtari i tij të trajtohet si i prapambetur”, ka thënë ai.

Ndryshe, muaj më parë, hoxha Drilon Gashi nga Peja, deklaroi se beson në teorinë e Darvinit dhe dha mjaft qasje që bien në kundërshtim me Enis Ramës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat