Twitter kujdeset edhe për grupet fetare, ja si do t’i mbrojë ato - Bota Sot
Twitter kujdeset edhe për grupet fetare, ja si do t’i mbrojë ato

Religjion

Twitter kujdeset edhe për grupet fetare, ja si do t’i mbrojë ato

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:32
Twitter

Përditësimi i fundit i rrjetit social ‘Twitter’ do të penalizojë përdoruesit që bëjnë postime dehumanizuese kundrejt grupeve religjioze.Kjo iniciativë vjen menjëherë pasi rrjeti social kërkoi sugjerime në zgjerimin e politikave kundër gjuhës së urrejtjes.

Twitter tani ndalon gjuhën e urrejtjes që targeton grupet fetare, një ndalim që thotë se mund të shtrihet në kategori të tjera si raca dhe gjinia.

Rrjeti social  tashmë ndalon gjuhën e urrejtjes që drejtohet tek adhuruesit individualë. Ajo gjithashtu ndalon fjalimin e urrejtjes në baza racore, gjinie dhe kategorive të tjera.

Twitter, së bashku me YouTube dhe Facebook, kanë qenë të akuzuara për përhapjen e ngacmimeve dhe urrejtjes në shërbimin e tyre.

Kompania thotë se mund të ndalojë gjithashtu gjuhën e ngjashme të përdorur, që targeton grupe të tjera të tilla si ato të përcaktuara nga gjinia, raca dhe orientimi seksual, por kjo nuk është përfunduar ende. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...