At' Engjëll Palaj: "Unë nuk po largohem nga misioni i im i shenjtë duke konsideruar se misioni i im ma i shenjtë, tani për tani, është çlirimi i vendit" - Bota Sot
At' Engjëll Palaj: "Unë nuk po largohem nga misioni i im i shenjtë duke konsideruar se misioni i im ma i shenjtë, tani për tani, është çlirimi i vendit"

Religjion

At' Engjëll Palaj: "Unë nuk po largohem nga misioni i im i shenjtë duke konsideruar se misioni i im ma i shenjtë, tani për tani, është çlirimi i vendit"

Nga: Lekë Mrijaj Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:16
At

Viti 1909, është viti fundit i ngritjes së ndërgjegjjes se popujve të shtypur në Ballkan, kur, nën ndikimin e ideve të reja progresiste, vetë popujt liridashës nga të gjitha zonat pushtuese kastriotiane shqiptare, përmes revoltave të ndryshme, filluan të zgjoheshin nga gjumi i agonisë, për të fituar të drejtat dhe liritë e tyre kombëtare e njerëzore nga Perandoria Otomane e servilët e tyre.

Kjo lëvizje u shfaq, në fillim, në formën e përpjekjes për organizimin e rezistencës dhe mobilizimit në luftë kundrejt Perandorisë Otomane.

Pikërisht në vitin 1909, ishte revolta e parë e shqiptarëve kundër Perandorisë Otomane, ashtu siq shkruan gazeta franceze “L’Illustration” në ç’rast përmendet një tren i shkatërruar plotësisht nga kryengritësit shqiptarë. Treni i linjës Mitrovicë-Shkup ku ai tren ishte hedhur në erë në Han të Elezit.

Sipas gazetës franceze, “Journal des débats politiques”, ka botuar të mërkurën e 7 majit 1913, në faqen e dytë, Isa Boletini, në vitin 1909, organizoi një rezistencë serioze. U zhvilluan luftime të ashpra ku turqit u rrahën dhe i detyruan kthimin e trupave turke në Konstandinopojë.

Krahas atyre frustimeve të lëvizjes kombëtare, lindi, natyrshëm, edhe ideja për një kryengritje, pra për mobilizim dhe çlirim të trojeve arbërore nga Perandoria Otomane, kryengritje që kryesohej nga Çeta e Fanit dhe komandanti suprem i asaj kryengritje, legjendari i shqiptarizmit, Isa Boletini.

Lëvizja çlirimtare e vitit 1909, i ka fillet e saja që nga fund shek. XVIII, atëherë kur vet Shqipëria (në një farë mënyre) njihej zyrtarisht nga Perandoria Otomane, ku trojet arbërore i kishte ndarë në katër vilajete, me një të ashtuquajtur autonomi formale siq ishin:

-Vilajetin e Kosovës, (bënin pjesë: Sanxhaku i Shkupit kaza e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikut, Velesit, Shtipit, Radovishtës, Koçanës, Kratovës, Peçevës, Palankës. Sanxhaku i Prizrenit (kaza e Prizrenit, Tetovës, Lumës). Sanxhaku i Pejës (kaza e Pejës, Gjakovës, Gucisë, Beranës, Tërgovishtës). Sanxhaku i Prishtinës (kaza e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Vuçiternit, Preshevës). Sanxhaku i Novipazarit (kaza e Novipazarit, Senicës, Akovës, Novavaroshit, Prepoljes).

-Vilajetin e Shkodrës, (Sanxhaku i Shkodrës (Kaza e Shkodrës, Lezhës, Pukës, Ulqinit, Tivarit, Mirditës, Malësisë dhe Podgoricës. Sanxhaku i Durrësit (kaza e Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Kavajës),

-Vilajetin e Manastirit (Sanxhaku i manastirit (kaza e Manastirit, Follorinës, Kërçovës, Përlepit), Sanxhaku i Korçës (kaza e Korçës, Starovës, Kolonjës, Kosturit, Bilishtit, Hurupishtit dhe Oparit. Sanxhaku i Elbasanit (kaza e Elbasanit, Gramshit, Peqinit, Çermenikës). Sanxhaku i Dibrës (kaza e Dibrës, Matit, Radomirit dhe Rekës). Sanxhaku i Ohrit (kaza e Ohrit, Strugës). Sanxhaku i Serfixhës (kaza e Serfixhe, Kozhanit, Naseliçit, Lapsishitit, Grebenesë, Kailarit, Elasonës).

-Vilajetin e Janinës (Sanxhaku i Janinës (kaza e Janinës, Leskovikut, Konicës, Filatit, Paramithisë, Mecovës). Sanxhaku i Gjirokastrës (kaza e Gjirokastrës, Delvinës, Tepëlenës, Permetit, Himarës). Sanxhaku i Beratit (kaza e Beratit, Vlorës, Myzeqesë, Mallakastrës, Skraparit, Tomorricës). Sanxhaku i Prevezës (kaza e Prevezës, Margëllëçit, Lorosit). Në disa raste ishte përfshirë dhe Vilajeti i Selanikut, por jo si një shtet më vete, siç konsideroheshin Serbia, Greqia etj., ku dominonte paralelisht me fenë islame vetë feja ortodokse sllave.

Në këtë organizim të rezistencës në këto katër vilajete të përmendura më sipër janë përfshirë jo vetëm patriotët shqiptarë brenda vendit, por edhe klerikët fetar e intelektual shqiptarë të tre komuniteteve(katolikë, ortodoks e islam).

          Viti 1909, u theksua sipër shënon një datë të rëndësishme historike për këtë trevë Budisalcin e Lugut të Drinit dhe më gjerë, kur në marsin e këtij viti frati i kësaj kishe, i cili edhe ishte mik i patriotit Isa Boletini, në bashkëpunim me martirët e shquar të Fanit të asaj kohe, Zef Gjidodën, Zefin e vogël, Pjeter Ramaja, dhe Pjetër Qelin, bashkuan burrat dhe trimat të kësaj ane prej katërqind personash të besimit katolik, dhe iu bashkëngjiten aradheve të Isa Boletinit kundër pushtetit otoman.

Ishte kleriku kyç organizator e çlirimtar i cili ishte famullitar në Lug të Drinit - Kishën e Zllakuqanit, At' Engjëll Palaj (1870-1956) i cili veç tjerash tha se: "Unë nuk po largohem nga misioni i im i shenjtë duke konsideruar se misioni i im ma i shenjt, tani për tani, është çlirimi i vendit."

Njëashtu sikurse flasin edhe burimet mediatike, monografike e historike dhe dokumentet të tjera faktike të kohës së Rilindjes Kombëtare nga Budisalci i Klinës, At' Engjëlli, në cilësinë e famullitarit të Kishës së Zllakuqanit, të Lugut të Drinit-Klinës, së bashku me At' Lorenc Mazrekaj (5 mars 1872-15 shkurt 1943) e në koordinim me Kryetarin e Komunës së Zllakuqanit, Pren Nikollë Mrijaj( libri: "Gjeneza e Familjes Mrijaj ndër shekuj" T. M. faqe 52), mblodhën 400 trupa (burra) shqiptarë lugdrinas dhe iu bashkuan çetës çlirimtare të Isa Boletinit.

Kështu, (sipas librit: "Famullia e Zllakuqanit i don Lush Sopit"), shkruan edhe gazeta “Vardar”, gazetë e cila botohej në qytetin e Shkupit, e datës 18 Janar 1909, ndër të tjera citon, se: “Në marsin e këtij viti (1909), At Engjëll Palaj, në bashkëpunim me krerët e vendit (Pren Mrijaj, kryetar i Komunës së Zllakuqanit, etj., shënimi im Lekë Mrijaj, mbeshtetur nga burimet e paraardhësve të mi dhe tek libri familjarë: "Gjeneza e Familjës Mrijaj nder shekuj" të studiuersit Tomë Mrijaj), kishin formuar një çetë luftarake antiturke në Budisalc të Dukagjinit nën komandën e patriotëve: Zef Gjidoda, Zefit të Vogël, Pjetër Qeli etj.  Trupa të cilëve, u ishin bashkuar me armë në dorë rreth 400 luftëtarë shqiptarë nga Lugu i Drinit, ku, të gjithë ishin të besimit katolikë.”

Edhe familja Mrijaj, e cila drejtohej nga kryefamiljari i tyre ma me zë në Zllakuqan, Nue (Jaku) Mrijaj (1885-1953), vullnetarisht përmes, At' Engjëll Palaj, i'a dorëzoj Çetës me armë në dorë të dy anëtarët e saj: Prekën dhe Lleshin (1892-1964), të cilët më vonë me udhëzimet e At' Engjëllit, e komandën e patriotëve të Fanit: Zef Gjidoda e Pjetër Çeli, Pjetër Ramaja, e Zefi i Vogël, ia dorëzuan Isa Boletinit....

Për Lugun e Drinit dhe kryengritjët të atyre kohëve (siç kanë thënë edhe parardhësit e mi dhe siç shkruan në librin: "Gjeneza e Familjes Mrijaj” faqe 60), flet edhe burri mendje hollë e autoritativ, Mark Kolë Kçira (figurë e fisit tonë dhe shumë i çmuar për familjën Mrijaj, shënimi im L.M.) të cilin në shenjë respekti për të gjithë lugdrinasit e thërrisnin Marka Kola i Zllakuqanit.

Ai ishte një burrë me një pamje kreshniku e fillonte kështu bisedën në odat e Lugdrinasve: “Vendi ynë nuk qëndroi i pastër etnikisht dhe kombëtarisht pse deshën të tjerët" dhe vazhdonte duke thënë se ishte kontributi i luftëtarve tanë të cilët ia kthyen grykët e pushkëve armikut mesjetar otoman duke veçuar: Zef Markun (Gjonlleshaj) dhe Nikollë Mrijaj, (këta të dy burra ishin vrarë nga po ajo dorë që e vrau, babain e kombit, Haxhi Zekën), deri te kryengritjet e njëpasnjëshme të Lidhjes së Prizrenit, ato të vitit 1909, ku morën pjesë edhe në kryengritjen e Kaçanikut me 1910, ku kapidani i Mirditës, Marka Gjoni dhe Abati Preng Doçi kishin dërguar shumë luftëtarë nga Mirdita të udhëhequr nga Prengë Marka Prenga, bajraktar i Oroshit dhe Ndue Përdeda, që ishte prej krenve të para të Spaçit.

Pjesëmarrës në këto kryengritje të përgjithshme ishte edhe vetë Marka Kola i Zllakuqanit, i cili mori pjesë në kryengritje me shumë vendas të tjerë, që ua tregonin rrugët dhe shtigjet kryengritësve mirditas, të cilit kishin lënë emër të mirë në ato anë”.

 

            Për më tepër në Lug të Drinit: Në kishën e Zllakuqanit e filialet e saja (tashmë famulli) pas korifejve misionar të fesë e shqiptarizmit, pas At' Ëngjëll Palajt, At' Shtjefën Gjeçovit e At' Lorenc Mazrekut, këtu kanë jetuar dhe shërbyer e dhënë kontribut atdhetar, edukativ e kulturor edhe këto figura të shquara e të ndritura të kombit, fesë, të arsimit, artit dhe të kulturës sonë kombëtare, si:

     ✟At’ David Pepaj O.F.M. ( Françeskan në Zllakuqan dhe mësues i ABC-së)

     ✟At’ Luigj Palaj, (Shih H. D. mars 1914, "Me 7 marc 1913 ushtrija malazeze e masakron në Janosh (afër Gjakovet) mizorisht françeskanin At’ Luigj Palaj, vetëm pse, si meshtar katolik e shqyptar i njimendtë, nuk mujt me pëlqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjë të tij, as pse s’dijti zemra e dhimbshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiete, kah shihte se n’ato vise thjesht shqyptare, kamba e anmikut mâ të madhit të kombit lête gjurmët e veta shkretnuese).

     ✟At' Klement Miraj, ( Ishte françeskan nga viti 1910-1912, në Kishën e Zllakuqanit),

     ✟At' Tom Xhaja, (Françeskan në Zllakuqan për 27-vite, nga viti 1927 deri 1954, pra ishte një françeskan që i përkiste  Provincës së Bosnës (vdiq✟ 27-8-1954). Për të është shkruar me 29 mars 2017, në "Bota Sot nga studiuesi, Lekë Mrijaj- “Françeskani Kroat Patër Tomë Xhaja, la gjurmë të pashhlyera në mesin e popullit shqiptar në Zllakuqan të Klinës”),

     ✟At' Pashk Prela (Françeskanë në Kishën e Zllakuqanit i cili nëpërmes kanaleve kishtare intervenoi te diplomacitë evropiane, të cilat përdorën ndikimin e tyre në Qeverinë jugosllave për t'ju lejuar kthimin e refugjatëve të ikur në vatrat e tyre të djegura me një dekret të posaçëm, ku pranoi kthimin,duke caktuar afatin me porosi se nëse nuk kthehen në afatin e caktuar, do te humbin të drejtën në pasuri. (Nga libri Don Lush Sopi,,Famullia e Zllakuqanit”f.13-17).

     ✟At' Marjan Prela ( Në vitin 1923 ka sherbye si françeskanë në Zllakuqan,)

     ✟Dom Tunë Gllasoviqi, ( Ka sherbyer si famullitar në Zllakuqan),

     ✟Dom Pjetër Berisha, ( Famullitar i Zllakuqanit e ish burgosur politik dhe i persekutua nga regjimi komunist jugosllav)

     ✟Imzot Mark Sopi (Imzot Mark Sopi lindi në Binçë, komuna e Vitisë së Kosovës, më 26 shkurt 1938, nga një familje, pasardhëse e “Martirëve të Karadakut (1848-18480). Shkollimit fillestar e kreu në Viti, gjimnazin klasik e kreu në Pazin të Kroacisë, pastaj studimet filozofike e teologjike në Zagreb e në Romë. Shugurohet meshtar më 29 qershor 1968 në Romë dhe Meshën e parë e kremtoi në vendlindje në Binçë. Don Mark Sopi për pesë vjet shërbeu si famullitar në Ferizaj dhe si sekretari i ipeshkvit ndihmës të Shkup-Prizrenit imzot Nikë Prelës. Në vitin 1974 qe emëruar famullitar i fshatit Zllakuqan afër Klinës. Prej vitit 1974 deri në vitin 1991 në Zllakuqan e në rrethinë bëri shërbime të shumëfishta, ndër të cilat duhet theksuar organizimin e jetës baritore, ndërtimin e Kishave, kapelave, meremetimin e Kishës amë në Zllakuqan, përgatitjen për themelimin e dy famullive kishtare të reje, të Klinës dhe të Budisalcit. Ishte pjesëmarrës e prijës shpirtëror edhe në pajtimet e gjaqeve gjatë viteve 1990. Përpos këtyre punëve tejet të rëndësishme dhe mjaft të vështira, fetrae e atdhetare me plotë sfida dhe rreziqe, ai kurrë nuk ishte ndarë nga shkrimi e leximi, si bashkëpunëtor i zellshëm i revistës fetaro-kulturore “Drita”, pastaj në Durrës i revistës “Vegim Drite”. Botoi edhe këto vëllime: Baca Kolë dhe famullitari (1995), Martirët e Karadakut (1996), Koncilët ekumenike (2000), Shën Luçia (2001). Imzot Mark Sopi fill pas rënies së diktaturës në Shqipëri, veproi si misionar Milot e Durrës, për ta ndihmuar dhe shërbyer këtë Kishën e Popullin martir, duke dëshmuar kështu dashurie vëllazërore e përkushtimin ndaj misionin të tij meshtarak. Më 23 nëntor 1995 qe emëruar ipeshkëv i Kosovës, shugurimin ipeshkëvnor e merr nga Papa Gjon Pali II më 6 janar 1996 në Vatikan, së bashku me 13 të tjerë nga mbarë bota. Imzot Mark Sopi e mori udhëheqjen e Kishës katolike në Kosovë me seli në Prizren më 18 shkurt 1996 dhe atë e udhëhoqi deri në kalimin e tij në shtëpinë e Atit Qiellor më 11 janar 2006. Pikërisht është shkruar monografi nga autorit Lekë Mrijaj, “Dritë mbi gjurmë të imzot Mark Sopit”) etj.

         -Dom Franë Sopi (Ndermjetësues i faljeve, pajtimeve të gjaqeve, plagëve e qindra ngatërresave, studiues e analist i përgjithshëm fetar e kombëtar. U lind në vitin 1946 në Binçë të komunës së Vitisë. Mësimet fillore i kreu në fshatin e tij të lindjës-Binçë. Shkollimin e mesëm në Pazinë të Kroacisë e fakultetin teologjik në Gjakovo të Kroacisë. Shugurimin meshtarak merr në vitin 1973 në Binçë të Vitisë. Në vitin 1973 sherbeu si kapelan në Bistazhin e në Zllakuqan në vitin 1977-1978. Nga viti 1978 apo nga themelimi i famullisë së Klinës deri në vitin 2007 sherbeu si famullitar si dhe e bëri ndërtimin e Kishës dhe objekteve të tjera përcjellëse të Kishës "Zoja e Këshillit t'Mirë" në Klinë. Ndersa nga viti 2007 kryen detyrën e famullitarit në Kishën "Shën Katarina" në Pejë...),

         -Dom Lush Sopi ( I lindur me 20 shkurt 1962, në Binçë të Vitisë. Tre vitet e para të shkollës fillore i ka kryer në Binçë, ndersa pesë vitet e tjera në Viti. Shkollën e mesme-gjimnazin klasik e ka vazhduar dhe perfunduar në Suboticë të Vojvodinës,ndërsa ato universitare teologjike në Zagreb, të Kroacisë. Është gjuguruar për meshtar me 9 korrik 1988, në Katedralën “Zoja ndihmëtare” Prizren, nga imzot Nikë Prela. Mesha e tij e pare mishte me 10 korrik 1988, në famullinë e ‘Shën Ndout. Fillimi i jetës së tij për afro dy vjet, punë pastorale ishte ne Shkup në cilësinë e udhëheqjes së administratës së Ipeshkvisë Shkup-Prizren. Ndërsa në vitin 1989, ishte emëruar si kapelan nga imzot Joakim Herbut, pra si ndihmës famullitar i don Mark Sopi në Zllakquan. Ndersa dy vite me vonë-1991, si famullitar kryesor në Zllakuqan. Ka shërbyer në këtë famulli përplot 18 vite dhe se është dëshmuar shkëlqyeshëm me aktivitete të tija kombëtare, kulturore, dramaturgjike e sportive. Për kontributin e tij dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, laurohet me titullin“Qytetar nderi”i Mitrovicës,me 13 tetor 2009, në Mitrovicë. Aktualisht është famullitar në Kishën e ‘Shën Rrokut” në Novosellë të Gjakovës. Është një studiues i vyer i histories dhe ka shkruar librin e tij: " Famullia e Zllakuqanit"etj. ),

           -Dom Pashk Dani (Famullitar në Kishën Doblibarës),

           -Dom Marjan Demaj (Studiues e famullitar në Kishën e Bistazhinit),

           -Dom Aleksandër Kola (Famullitar në Letnicë),

           -Dom Lenc Sopi ((Atdhetar e famullitar i Kishës së Klinës e dekan i dekanatit të Pejës. U lind me 21 maj 1959, në fshatin e tij në Binçë të Vitisë, i cili që në përfundimin e shkollës fillore, largohët nga vendlindja për të ndjekur shkollimin e tij (për meshtar-misionar) në gjimnazin klasik në seminarin "Paulinum" Suboticë ku pas mbarimit të gjimnazit klasik vazhdon dhe e përfundon me sukses të shkëlqyeshëm fakultetin filozofik e teologjik në "Kaptol" të Zagrebit në Republikën e Kroacisë. Shugurohet si xhakon në Katedralën e Zagrebit, ndërsa më 12 korrik 1986, shugurohet për meshtar në Binçë, që do të thotë se Kishës Katolike në Kosovë iu shtua një meshtar i ri me vlera shumëdimensionale fetare, atdhetare e njerëzore),

          -Dom Nue Ballabani (Famullitar në Kishën e Budisalcit, studiues i mirënjohur e veprimtar. Dom Ndue Ballabani është lindur më 10 nentor 1969 në Stubëll, nga prindërit Fran dhe Liza l. Ukaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1984. Gjimnazin klasik, dy vite në Shkup, prej vitit 1984-1986, një vit 1986-1987 në Suboticë, në “Paulinum”, dhe një vit 1987-1988 në Zarë të Kroacisë. Studimet filozofiko-teologjike i kreu në Zagreb në periudhën 1988-1994. Shugurohet meshtar në vitin 1994 në Stubëll nga Imzot Pjetër Perkoliqi, arqipeshkvi i Tivarit. Meshën e parë e kremtoi në famullinë e lindjes. Qysh atëherë vazhdon të drejtojë Misionin Katolik Shqiptar në Kroaci dhe Slloveni me seli në Zagreb. Veprimtaria e tij, përpos detyrave pastorale në këto vende, është mishëruar edhe në botimin e librave në gjuhën shqipe. Për këtë qëllim, në kuadër të Misionit ka themeluar serinë e botimeve të bibliotekës “Imzot Lazër Mjeda”, nga e cila, deri tani kanë dalë në dritë më shumë se dhjetë libra. Në disa syresh Don Ndou është edhe editor. Gjithashtu, ai është botues e redaktor përgjegjës i revistës fetaro-kulturore URTIA).

         -Dom Izak Dodes (Famullitar i Kishës së Zllakuqanit, ka shërbyer edhe në Misionin Katolik Shqiptar në Austri i themeluar në vitin 1993).

Nga gjiri i famullisë së Zllakuqanit, falë kontributit shrmbullor të dom Mark Sopit (Ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës) thirrjet e tyre meshtarake për meshtar të Kishës Apostolike i pranuan këta priftërinjë të cilët disa prej tyre u shuguruan nga vetë Prelati Sopi, e që janë e mbetën një shembull i mire si për Kishën njëashtu edhe për kombin ashtu siç vijojnë:

     ✟Don Lush Lazri, (U lind me 13.07.1955 në Zllakuqan, shkollën Fillore e kreu ne vendlindje, gjimnazin klasik ne Subotic, ndërsa Fakultetin Teologjik në Sarajevë. Don Lush Lazri u shugurua me 01.08.1981. Meshën e Parë me 02.08.1981 në Zllakuqan. Pas shugurimit u emërua kapelan në Bishtazhin, ku veproi me zell të madh deri ne vdekje. Gjatë gjithë kohës, sa kreu detyrën e baritorit, la përshtypjen e një meshtari te zellshëm, i cili ishte ne gjendje te flijohet për Kishë dhe për popull. Vdiq me 04.05.1985. U Varros më 06.05.1985 në varrezat e Ranocit.)

            -Don Prek Lazri, (Doktorant i teologjisë, meshtar e drejtor i “Radio Marisë” në Shkodër),

            -Don Fran Kolaj, (Meshtar në Misionin Katolik Shqiptar në Maqedoni),

            -Don Robert Kolaj, (Doktorant teologjisë e meshtar në Shqipëri),

            -Don Pal Tunaj, (famullitar në Kishën e Gllogjanit të Pejës),

            -Don Albert Jakaj, (famullitar në Kishën e Doblibarës, Gjakovë),

            -Don Robert Jakaj, (drejtor i shkollës së mesme “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë) etj.

            -Don Palush Gjinaj, ( meshtar)

            -Don Gabriel Grabanica, ( Famullitar në Ulqin)

            -Don Bardhec Zymi, ( famullitar në Mitrovicë),

S’do mend se secili nga këto figura të Kishës Apostolike meritojnë të ndriçohen në mënyrë te veçantë dhe dinjitoze.

Kjo vatër e trevës lugdrinase si vatër shpirtërore, kulturore, arsimore dhe kombëtare gjatë tërë asaj rruge historike e deri në ditën e sotme i ka dhënë kauzës kombëtare kontributin më madhor duke ndjekur udhën e korifejve nën moton

I gjithë ky kontribut ka lënë gjurmët nëpër kohë dhe histori, ndaj lypset nga studiuesit tanë që të hedhin dritë mbi gjurmët e tyre kontributdhënës e të gjithmbarshme të trinomit: Adhe, Fe e  Kulturë Kombëtare.

Cituar:

  1. Sipas librit " Famullia e Zllakuqanit" i Don Lush Sopit,
  2. Sipas librit "Gjeneza e Familjës Mrijaj nder shekuj", Tomë Mrijaj
  3. Sipas Gazetës franceze, “Journal des débats politiques”, e botuar me 7 maji 1913,
  4. Sipas Gazeta fanceze “L’Illustration” etj.,
  5. Sipas të thënave të paraardhësve të mi-Mrijaj.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...