“Pse e braktisa Islamin?”

Religjion

“Pse e braktisa Islamin?”

Edona Marku Nga Edona Marku Më 5 gusht 2019 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Kisha kohë, në fakt, që në vetvete nuk isha e qetë në këtë besim, nuk ndjehesha e plotësuar. Energjia ime e brendshme më jepte sinjal sikur diçka nuk shkonte. Ky tranzicion mund të them që zgjati rreth një viti.

Meditoja “pse të jetë ky ajet kështu, ai ajet tjetër ashtu...?” Në pikëpyetjet e mia hasa shumë kontradita, mospërputhje, pasaktësi… Përgjigjet që merrja nuk më kënaqnin. Erdhi një moment që informacionet që merrja nuk përputheshin me të menduarit racional ose logjikës sime njerëzore. Mendoja: “Kur’ani nuk mund të jetë mendimi më i përsosur i shkruar nga një dorë hyjnore. Kur’ani nuk mund të jetë një libër i shenjtë.” Gjithsesi vazhdoja ta lexoja me synimin që të arrija njëfarë përmbushjeje dhe të thoja “jam e lumtur që i hoqa dyshimet dhe jam krenare që vazhdoj të qëndroj në këtë besim.” Mirëpo nuk ndodhi kështu. Sa më shumë që e lexoja, aq më shumë më largohej dëshira për ta lexuar, nga natyra e përmbajtjes që ka dhe nga fryma që transmeton.

Dikur vërtet kam qenë besimtare shumë e indoktrinuar. Falja namaz rregullisht. Agjëroja, përveç se gjatë Ramazanit, edhe vullnetarisht. Shkoja në teravi, qoftë edhe vetëm. Bëja dhikër në mëngjes, dhikër para gjumit etj. E bëra shprehi leximin e Kur’anit çdo ditë. E bëja sepse vërtet e ndjeja me shpirt. E ndjeja me zemër.

Shpresoja në shpërblim, në falje etj. Mund të them që ndjehesha e plotësuar.

... deri në momentin që tëra këto nuk bënin më sens dhe unë pata guximin të pyes “pse” dhe të them “jo më”. Le ta nisim nga shtyllat e para. Po i shkruaj shqip, s’kemi nevojë t’i themi arabisht, jemi shqiptarë.

1) Dëshmia – 2) Lutja – 3) Agjërimi – 4) Lëmosha – 5) Pelegrinazhi

Pika e parë: Me fjalor të gjuhës shqipe nëse shikon, të dëshmosh do të thotë të pohosh me gojë ose me shkrim për atë që ke parë ose ke dëgjuar. Si do pohosh kur as ke parë, as ke dëgjuar?! Do thotë dikush: “Me besim! Duhet ta ndjesh.” Jo, i nderuar. Dëshmi, literalisht do të thotë si më lartë. Dëshmohet me empirizëm, pra me shqisa, jo me nocione abstrakte si besimi a ndjenja.

Të vazhdojmë me shtyllat e mëtejshme është e kotë, meqenëse nuk qëndron e para.

Ato janë si katet e një ndërtese. Mund ta ndërtosh katin e pestë të një objekti kur akoma nuk është ndërtuar ai i pari?!

Duhet pra sipas parimeve të Islamit të dëshmosh dhe të besosh në një Zot të vetëm, t'i largohesh paganizmit dhe besimit në objekte, figura etj. Pse atëherë gjatë lutjes ditore drejtohemi nga një objekt?! E tillë ëshë Qabja, është një objekt! Një herë si për ironi të fatit ka fryer erë e fortë, e ka zhveshur atë nga mbulesa e zezë dhe i është shfaqur graniti. Një kub i ndërtuar me granit! Thjesht! S’ka asgjë hyjnore ose të mbinatyrshme tek ajo. Ti po adhuron një kub! Ah, për atë punë, po drejtohem nga frigoriferi më mirë edhe po e falenderoj. Ah, sa Furnizues i mirë është ai! Sa mirë më ushqen ai!

Të gjithë ne që jemi ose kemi qenë muslimanë kemi ndeshur shkrimet qe thonë: (po parafrazoj) “Besoje sepse vetëm kjo është e vërteta. Nuk do të gjesh të vërtetë tjetër pos kësaj. Askush nuk mund ta dijë më mirë se unë. Gjithë të tjerët janë injorantë. Shumë dyshime të shpien në mosbesim edhe këtë e ke prej shejtanit.” Me pak fjalë, nuk do që ti ta përdorësh intelektin tënd, të pyesësh dhe të reflektosh.

Tani le të marrim një shembull konkret.

Kur aplikon diku për punë, dorëzon një CV tek personat kompetentë që të pranohesh, apo jo? Të themi se në CV ke shkruar: “Më merr mua! Unë jam më i miri nga gjithë të tjerët! Më i shkathti, më i zgjuari, më puntori , më... më... më...” Sigurisht se probabiliteti që të punësohesh aty do ishte tepër i ulët. Në vend të atributeve pozitive më të cilat paraqet veten me arrogancë, do shkruash fakte modeste mbi veten. Do shkruash çfarë edukimi ke, çfarë njohurish zotëron, çfarë eksperiencash ke, çfarë gjuhë të huaja di etj. Kështu edhe me Kur’anin. Ai të urdhëron ta besosh sepse “unë jam kështu e unë jam ashtu” duke mos të dhënë fakte reale dhe të qëndrueshme që njerëzimi ta pranojë me dëshirë. Përkundrazi ta imponon me frikë nga dënimet torturuese dhe me kërcënime.

Islami si doktrinë, është më e rrezikshmja dhe toksikja nga gjithë doktrinat e tjera. E vetmja ndër fetë që inkurajon sjellje agresive, qëndrime akuzuese dhe ofenduese, supremaci maskiliste, imperializëm arab, frikë psikologjike, pabarazi gjinore, mizogjini, luftëra ndër popuj!!!

Të krishterët dhe hebrenjtë kanë jetuar në paqe dhe harmoni të plotë derisa u shfaq Muhammedi duke deklaruar se Qabja ishte e tija. Pse kjo lëvizje? Për pushtet dhe pasuri, kuptohet.

Islami është feja e vetme që i fut hundët kudo në jetën tënde. Është shkenca e “mos”-it! Mos fli në krahun e majtë, mos ha me dorën e majtë, mos hyr në shtëpi me këmbën e majtë, mos hyr në banjo me këmbën e djathtë, mos e fshi prapanicën me dorën e djathtë...

Më ngjan më tepër e tëra si përrallë mitologjike me engjëj e me shejtanë për të na e futur frikën. Për atë punë, mund t’i besoj më mirë figurat mitologjike shqiptare: Orët e Mujit, zanat e malit, ciklopët, gjigantët... Nëse shkojmë me këtë logjikë, atëherë del se shejtani paska qenë më i arsyeshmi mes gjithë të tjerëve. “Përulu!” i thotë Zoti. “S’dua.” i thotë ai. “Zbrit në Ferr atëherë.” “Okej po zbres, faleminderit!”

Arabishtja është gjuhë semitike (fjalëve u mungojnë zanore ose nënkuptohen nga prezenca e bashkëtingëlloreve që kanë pranë), gjë kjo e cila e bën Kur’anin më të manipuluesehëm për interpretime, jo më të pasur nga ana leksikore. Prandaj edhe sot muslimanët janë të ndarë ne sekte të ndryshme. Nga këta të fundit vazhdon konflikti mes fundamentalistëve dhe muslimanëve të ashtuquajtur të moderuar. Secili e pëlqen dhe e përhap Islamin që e krijon vet. Tjetër Islam predikon Elvis Naçi, tjetër – Omer Bajrami, tjetër – Shefqet Krasniqi etj. Ndërkohë harrojmë se Kur’ani është i pareformueshëm. Kështu edhe me shtetet muslimane.

Femrave në Afghanistan akoma u mohohen të drejtat dhe liria, rrihen dhe dhunohen nga bashkëshortët, ndërkohë Turqia zgjedh një femër për kryeministre në vitet 1993-96.

Vetë Ataturku ka thënë: “Islami është një ideologji e një beduini psikopat, një kufomë që i kalb jetet tona.”

Fjala “islam”, mund ta kesh mësuar ti, ashtu siç ma kanë pas mësuar dikur edhe mua, që rrjedh prej fjalës arabe “salam” dhe do të thotë “paqe”. Gjepura! Fjala “islam” e ka etimologjinë prej fjalës arabe “aslama” dhe do të thotë “nënshtrim”, “dorëzim”. Gjithashtu, meqë jemi tek etimologjia, “musliman”, si fjalë e bashkëvendosur, “mu” + “islam”, do të thotë: “unë jam ai që nënshtrohet”, “ai që dorëzohet”. Pra Islami në thelb është një doktrinë nënshtruese. Islami nuk është bërë për të qenë fe e paqes. Islami është bërë për të qenë Muhammedi dominuesi. Citoj Michelle Obama-n në librin e saj “Të bëhesh”: “Dominimi, edhe vetëm si kërcënim, është një formë çnjerëzore. Është forma më e shëmtuar e pushtetit.” Islami është bërë për të qenë i pazbatueshëm.

Do flas haptazi. Si ka mundësi që akoma në Arabinë Saudite praktikohet syneti tek vajzat?! U privohet e drejta për aktivitet të natyrshëm seksual. E di çfarë dëmesh fiziologjike e çfarë pasojash të tmerrshme psikologjike sjell?! Ç’akt barbar dhe i shëmtuar! Si mundet që Kur’ani për Parajsë e njeh një vend që meshkujt mund të bëjnë seks me femra të virgjëra?! Seriozisht?! Ky është premtimi i Zotit tënd të madh?! Ky është qëllimi i kësaj bote?! Të kursehemi këtu që kur të shkojmë atje të bejmë seks të shfrenuar?! Kaq i cekët je o Muhammed? Po sikur dikush mos të ketë preferencë ta bëjë me të virgjër?! Ndoshta dikush madje as nuk ka interes të bëjë seks fare! Dikush gjen kënaqësi, paqe dhe mirëqenie diku tjetër! Për ata s’ka ç’u duhet “parajsa”, ashtu?!

E më fal pak, po ne gjinia tjetër? Për ne çfarë? Nuk ka për ne asnjë premtim?! Sepse ne e kemi vendin në Ferr?! Sepse përdorim vaginat me të cilat na ka pajisur vetë!? Ku shikon këtu të trajtohet qenia njerëzore në një nivel më shpirtëror e metafizik? Ku qëndron këtu mirëqenia spirituale që duhet ta ketë çdo fe?

Provo thuaji dikujt: “Mos mendo per elefant!” Çfarë do bëjë ai? Ai do mendojë për elefant! Shumë thjesht, edhe Kur’ani përdor të njejtën teknikë. “Mos mendo për seks!” të thotë. Ti çfarë bën? Mendon per seks! Është e kuptueshme. Prandaj kemi gjithë ato urdhëresa për veshje nga koka deri tek këmbët dhe për qëndrim të distancuar nga gjinia e kundërt. Sepse aty të fle mendja.

Kur’ani është libri i vetëm që nuk mbështet tolerancën ndërnjerëzore. “Mos rri me të krishterë!” “Mos rri me hebrenj!” “Mos rri me këta!” “Mos rri me ata!” Ndërkohë ty një i krishterë, për shembull, mund të të ketë ofruar një drekë, të të ketë zgjatur një dorë ndihmë kur ke pasur nevojë, të të ketë qëndruar pranë në një moment tëndin të vështirë... E ç’do të bësh ti? Do i thuash “hej, shiko, faleminderit për të gjitha por unë nuk mund të rri me ty, sepse ti je i krishterë”?!

Po ta donte Islami njeriun, nuk do ta detyronte të qëndronte i uritur një muaj në vit dhe të prishte komplet ritmin e organizmit duke u ushqyer natën dhe duke ngordhur ditën! Dikush vërtet ia del pa vështirësi, duke qenë edhe unë vetë një nga këta “dikushët” dikur. Besoja se Zoti ta lehtëson sepse ti po sakrifikon veten për një kauzë më të madhe. Pallavra! Është auto-sugjestion, nuk është besim. Po manovron me mendjen tënde që të mund ta arrish atë që kërkon. Autosugjestion! Vetëbindje! Psikologji! Do thuash ti: ”Ka urtësi në një vendim si ky, kot nuk ta ka detyruar!”

Në shoqëri vërtet kemi njerëz që nuk ushqehen dot mjaftueshëm. Ta themi kështu: Ti ke ushqim. Unë nuk kam ushqim. Nëse ti ndan pak ushqim me mua, hamë nga pak të dy. Më mirë të hamë nga pak të dy apo mos hamë asnjëri, duke e pasur ushqimin aty? Ti që ke ushqim, a nuk do ndjeheshe më mirë nëse do e ndaje me mua që nuk kam, se sa të rrije i uritur si unë?

Ma thuaj tani ti ku e shikon urtësinë e këtij regjimi?!

Mënjanë tolerancën ndaj njerëzve, Islami nuk ka tolerancë as ndaj kafshëve. Bajrami! Kurbani! Thënë shqip: Festa e flijimit. Se e konceptojnë njerëzit si ditë për t’u takuar me njëri-tjetrin ajo është tjetër punë, por Bajrami në themel është dita kur therren kafshët. Kjo “festë” e ka origjinën nga koha e Abrahamit (Ibrahimit) që i është dashur të flijojë djalin e tij për ta vërtetuar besimin e tij në Zot. Më pas i është shfaqur engjëlli për ta ndaluar dhe i ka thënë që kishte bërë mjaftueshëm për ta vërtetuar besimin e tij duke qenë i gatshëm për ta zbatuar flijimin. Andaj në vend të të birit, ai flijoi një dele për Zotin e tij. Pra ne, vit pas viti, po përsërisim ngjashëm këtë histori kaq primitive! Për çfarë? Për adhurimin e Zotit. Cilit Zot vallë do t’i pëlqente ky akt çnjerëzor?!

Pse vallë Zoti do të kënaqej nëse do i bënim kafshët të vuajnë?! A e di se sa shumë epidemi mund të shpërndahen nga gjaku që derdhet nga këto kafshë të shkreta? Ç’lloj adhurimi është ky?! Shumë shtete madje e kanë ndaluar këtë akt barbar!

Ecim më tutje. Nje ditë rastësisht m’u kujtua që kur jetoja në Shkup e kemi pasur për detyrë gjimnazi në letërsi që ta lexojmë Epin e Gilgameshit. E mbaj mend që nuk kam pas kuptuar asgjë pasi e lexova. Mirëpo, vetëm para disa muajsh, zbuloj që këto shkrime përbëkan veprën e parë letrare të njohur në historinë e botës antike, trashëgimi nga popujt Sumerë. Fillova ta rilexoj me një mendje më të hapur dhe çfarë gjej? Të njejtën histori të varkës së Noesë (Nuhiut në Kur’an) i cili me varkën e tij shpëton familjen, kafshë dhe shpendë prej përmbytjes së një Perëndie të hidhëruar. Vetëm se historia jepet me emra të tjerë. Noe-ja quhet Ut-Napishtim dhe ngjarja ndodh në vendin që sot e njohim si Irakun Jugor. Po të lexosh Biblën do gjesh poashtu të njejtën histori. Është në çdo Bibël, qoftë Testamenti i Vjetër ose i Ri, e Hebrenjve ose e të Krishterëve. Me një fjalë, të tri fetë e mëdha Abrahamike ndajnë në thelb të njejtën histori.

Çfarë kupton ti nga kjo?

Që Kur’ani dhe Bibla janë kopje të shkresave shumë më antike. Çdo grup i ka marrë shkrimet origjinale të Sumerëve dhe i ka modifikuar sipas interesave të veta. Prandaj edhe sot jemi të ndarë në grupe fetare të ndryshme dhe udhëhiqemi nga libra të ndryshëm. Ndërkohë, si Kur’ani ashtu edhe Bibla janë thjesht shkrime antike qe mund të cilësohen si vlera të mëdhe letrare dhe historike, por jo edhe si udhërrëfyesit më të mirë në jetë.

Kujtoj edhe një rast që më ndodhi në Tiranë. Përballë fakultetit të arkitekturës dhe urbanistikës qëndronte një djalë i ri që shpërndante diçka. Andej më binte rruga ndaj dhe ndalova pak nga kurioziteti e pak ngase nuk doja t’i shmangesha. “Çfarë po na shpërndan?” – e pyes unë me buzëqeshje. “Ti si mendon,” – ma kthen ai “çfarë po shpërndaj?” “Ose oferta per internet ose spiritualitet.” – ia bëj unë. “Çfarë kupton ti me spiritualitet?” – më pyeti ai dhe këtu fillon mes nesh një debat konstruktiv në rrugë mbi 20 minuta. Ishte i krishterë dhe më dhuroi me shumë mirësjellje një Bibël, Testamentin e Ri.

Si shumica e të krishterëve që duan të të ftojnë në fenë e tyre, filloi: “Si do ndjeheshe ti nëse dikush do të të thoshte “Unë vdes për ty!”?” E dija ku dontë të dilte. Do më tregonte se sa shumë Jezusi na do prandaj dhe vdiq për ne dhe mëkatet tona. Kjo nuk më bënte më sens, ndaj dhe iu përgjigja: “Nuk do më vinte mirë aspak. Pse duhet dikush të më thotë “Unë vdes për ty” për të më dëshmuar dashurinë, kur mund të më thotë “Jetoj për ty”?! A nuk do bëntë më shumë sens? Jetoj për ty. Po vë në dispozicion jetën time në të mirën tënde.”

Thotë djali: “Ti kur blen një makinë, një aparat, një pajisje elektrike etj të vjen bashkë me një manual përdorimi, apo jo?! Që të mësosh si ta përdorësh dhe mos ta prishësh... Kështu edhe jeta. Jeta në këtë rast është makina, Bibla është manuali i udhëzimit.”

Kjo ishte logjika e tij. Dakort. E respektoj, edhe vetë kështu e konceptoja dikur. Qoftë me Bibël, qoftë me ndonjë libër tjetër (pseudo)të shenjtë.

Po kafshët? Si jetojnë kafshët? Kaq mirë? Ku e kanë manualin ata? Mos lexojnë Biblën ndoshta? Nga e di bleta aq e zgjuar si duhet ta prodhojë mjaltin? Nga e di në cilat lule duhet të shkojë të thithë nektar? Nga e di si ta formojë depozitën e mjaltit? Nga e di si të krijojë një familje? Mos ndoshta ka manual që e lexon? Jo!

Atëherë?

Ka instikte, ka intuita, ka shkenca, ka gjëra te mbinatyrshme, ka gjëra hyjnore, madhështore, të mrekullueshme, të shpjegueshme ose të pashpjegueshme... dhe këto NUK janë librat që njerëzimi sot i quan të shenjtë!

Kafshët (edhe bimët) kanë dëshmuar që dinë të jetojnë shumë më mirë se njerëzit në natyrë. Njeriu është qenia më imperfekte që është krijuar. Qenia e vetme që mund të marrë çdo sëmundje të mundshme të çdo kafshe a bime, qenia e vetme që mund të ketë kancer, qenia e vetme që nuk mbijeton dot në natyrë pa ndihmën e teknologjisë. Prandaj edhe sot kemi konflikt, të paktën në arkitekturë, mes nevojës së njeriut për të ndërtuar dhe nevojës së natyrës për të jetuar. Kemi përpjekje që ndërtimet të jenë sa më ekologjike dhe miqësore për planetin tonë, sepse u bëjmë dëm planetit dhe krijesave të tjera, që të mbijetojmë për vete. Konflikt që do vazhdojë përjetë. Rrjedhimisht ky fakt të çon në përfundime që njeriu nuk është krijuar në këtë planet, për këtë habitat. Nuk përshtatet. Nuk i mjafton trupi i tij që të përshtatet në harmoni në një habitat.

Të thuash sot që Adami u krijua nga balta është njësoj si të thuash që Adami u krijua nga letra.

Pse? Hidhemi mbrapa në vitin 2500 para Krishtit. Çfarë thonë Sumerët? Te njejtën! “Adami u krijua nga balta. I fryu njëri dhe u bë njeri!” Më duket si përralla e Pinokut që e prek Zana me shkopin magjik dhe nga një kukull prej druri shndërrohet në njeri.

Sumerët e kanë konsideruar baltën si diçka të çmuar sepse aty kanë shkruar, aty kanë lënë dëshmitë dhe faktet e tyre. Kanë parë se si modelohet, se si thahet dhe si përfitohen pllakat e argjilës. Prandaj edhe thonë që u bëmë nga balta. Po të ecim ne më këtë logjikë sot lirisht themi se Adami u krijua nga laptopi sepse aty shkruajmë. I fryejmë edhe del Adami. Mirëseerdhe Adam!

Është budallallëk të thuash që kur lind, lind musliman, pastaj sipas rrethanave indoktrinohesh me tjetër ideologji. Nuk e di ti, por unë për vete kur jam lindur nuk di as kokën nga e kam pasur, e jo më të them që u linda si muslimane.

Njerëzit lindin si njerëz. Feja u shpik nga njerëzit. Feja më shumë i përçan se sa i bashkon njerëzit. Njëlloj si nacionalistët ose partitë politike që garojnë kush e ka autoritetin më të madh.

Në antikitet, të gjithë njerëzit në botë kanë qenë një komb, një popull, kanë folur të njejtën gjuhë. Përçarja ndodhi në Babiloni. I përçau Zoti ose Zotat (këta të vërtetët për të cilët Kur’ani nuk na thotë gjë), nga xhelozia sepse erdhi një moment që njerëzit u bënë shumë të aftë në Tokë. Atëherë, që t’u japin një dobësi, këta që kishin më shumë pushtet, i ndanë në gjuhë të ndryshme dhe në popuj të ndryshëm. Nuk janë trillime të miat, janë fakte.

Me studimet më të fundit është zbuluar se Kur’ani përmban shumë pasaktësi historike, veçanërisht në lidhje me luftërat që janë zhvilluar në vendet arabe në shekullin VII, gjithashtu dhe pasaktësi shkencore, veçanërisht në lidhje me astrologjinë. Po të investigosh pak më shumë do kuptosh çfarë maniaku seksual ka qenë Muhammedi. Pedofil, zoofil, biseksual, poligamist, deri ne nekrofil! Po! Edhe unë u shokova dhe m’u rrënqeth mishi kur e mësova. Të thuash e tmerrshme është pak.

A nuk je bërë ndonjëherë kurioz se pse Kur’ani në disa vargje nuk përdor përemrin vetor “Unë” por e zëvendëson me “Ne”? “Ne ju dhamë juve... Ne e bëmë që... Ne do t’ju... Ne ju tregojmë...” Nuk të tingëllon kontradiktore që Allahu deklaron që është Një, ndërkohë thotë “Ne” në shumës?! E pata besuar dikur edhe unë shpjegimin se “Ne” është përdorur për të treguar modestinë e madhe të Zotit, jo për të treguar numër shumës, si shembulli kur i drejtohemi dikujt më të lartë se ne në pozitë me përemrin “Ju”, në vend të “Ti”. Mirë... Por jo të gjitha vargjet përdorin “Ne”, kemi dhe vargje që kanë përdorimin masiv të “Unë”. Çfarë duhet të mendojmë për këto? Që Zotit për një moment i hyri vetja në qejf dhe vendosi mos të jetë kaq modest me njerëzit?!

Tani do dal tek zbulimi i shumëpritur. Mes shumë broçkullave që thuhen në Kur’an ka dhe ndonjë të vërtetë. E ka një arsye se pse është përdorur “Ne” dhe kjo nuk është nga modestia.

Kemi mësuar në biologji se si njeriu, nëpërmjet klonimit, prodhoi delen Dolly. Dolly u fabrikua nga njerëzit në laborator nëpërmjet modifikimeve gjenetike, duke përdorur teknologji të avancuar. Ngjashëm edhe njeriu u fabrikua me klonim nga qenie shumë më të evoluara se ai. Duke përdorur teknologji tepër të avancuar dhe pas shumë eksperimenteve në laborator, erdhi në jetë homo sapiens, që jemi ne. Mendohet të jenë kombinuar gjenet e këtyre qenieve më të evoluara me gjenet e një qenieje paraprakisht ekzistente në Tokë, që ishte një racë majmuni, e cila nuk ekziston më.

Këto qenie (mund t’i quajmë alienë) janë ata nga të cilët njeriu mësoi shkencën, gjuhën dhe si të mbijetojë. Këta kishin dituri të thella në shkenca ekzakte si teknologjia, gjenetika, astrologjia, arkitektura, gjeometria etj. S’ke pse çuditesh në fakt kur them që njeriu u krijua nga qenie shumë më të evoluara se ai. Mjafton të shikosh ndërtimet më antike, piramidat, zigguratet, tempujt, konstruksionet greke, romake etj... Le t’i ndërtojë dikush sot ato! Kjo vërteton se janë projektuar nga dikush me zotësi dhe mjeshtëri shumë më të mëdha se njerëzit.

Këta qenie më të evoluara banojnë në planetin Nibiru, i cili sipas rregullave të Universit, afrohet me Tokën çdo 3600 vjet. Kur planeti i tyre ka qenë më afër planetit tonë ata kanë lëvizur nga njëri planet tek tjetri me raketa, anije kozmike dhe disqe fluturuese.

Kujtoj tani... Kur punoja në Amerikë kisha një shoqe kineze me të cilën e ndanim shtëpinë. Më interesonin besimet e ndryshme fetare për kulturën time personale dhe e pyeta: “Po ti në çfarë beson?” Ajo m’u përgjigj: “Unë besoj në teknologji!” M’u duk më shumë si humor përgjigja e shoqes dhe nuk e mora seriozisht. Vetëm tani e kuptoj se çfarë qenka fshehur pas kësaj përgjigjeje.

Bibla në krahasim me Kur'anin përmban më shumë të vërteta. Jezusi (Isai) është vërtet bir i Zotit, e jo siç thotë Kur'ani se është i dërguar i Tij. Maria ka qenë e martuar me një njeri, mirëpo para se ta konsumojë martesën me të shoqin, ajo pati marrëdhënie me një Zot (një hyjni, një qenie më të evoluar) dhe mbeti shtatzanë me Frymën e Shenjtë. Prandaj edhe kur është pyetur ka thënë që nuk ka prekur kurrë BURRË me dorë. Kështu pra Jezusi është literalisht bir i një Zoti, ndan gjene njeriu nga nëna dhe gjene hyjnore nga babai. Çdo profet që përmendet në librat e shenjtë mund të ketë qenë frut i marrëdhënieve njeri-perëndi. Muhammedi bën përjashtim. Ai ka qenë një bari i thjeshtë, jetim, i varfër dhe me probleme mendore.

Hebrenjtë i kanë ditur këto të vërteta nga librat origjinal që janë pasuar nga popujt e parë Sumerë. Nëse ty dikush ta vjedh një fletore, e mban për vete pa të dhënë llogari, e shkarravit si t’i dojë qejfi me shkrime të vetat dhe e përhap ndër të tjerë si të ishte e tija, a ia ke per borxh këtij personit ta marrësh dhe t’i tregosh se çfarë ke shkruar ti fillimisht dhe ç’ke dashur të thuash me to? Jo! Ai ta ka vjedhur! Nuk i ke për borxh asgjë! Ashtu edhe hebrenjtë, të cilët e ruanin Testamentin e Vjetër, me të drejtë nuk u kanë treguar të krishterëve se si qendrojnë punët në të vërtetë. Nuk jua kanë pasur për borxh. “E keni marrë librin tonë, keni bërë me të çfarë keni dashur vetë, e tani besoni në përrallat që keni shpikur vetë”. Kronologjikisht, pas të krishterëve vijnë muslimanët, e këta të fundit siç themi ne dibranët, i transformuan shkrimet prej shiut – në breshër.

E kupton tani pse gjithë ajo revoltë ndaj hebrenjve? Qoftë nga ana e të krishterëve qoftë nga ana e muslimanëve. Duket sikur vetë nuk iu ka interesuar që t’i njohin të vërtetat. Kanë dashur të besojnë në atë lloj qeverisje që e kanë krijuar vetë. Si Muhammedi, si Hitleri, të dy kanë dashur t’i vrasin të gjithë hebrenjtë. Vriti sa të duash hebrenjtë, të vertetën nuk do të mund ta vrasësh!

Më kanë tronditur edhe mua fillimisht këto të vërteta. Po të hap zemrën dhe ta them sinqerisht. E kam dashur shumë besimin tim! Mund të them deri në fanatizëm. Kam dëshiruar me gjithë qenien time të vë mbulesë dhe të jetoj sipas parimeve islame. Por mëkati i vërtetë do ishte t’i injoroja këto të vërteta duke e ditur tashmë që janë aty.

Libri i Esther dhe Jerry Hicks “Ligji i Tërheqjes” të mëson se si ta bësh Universin të punojë për ty, në kuadër të forcës dhe energjisë. Shpjegon se si njerëzit në mënyrë konstante dhe të pavetëdijshme janë duke tërhequr gjendje, ngjarje, epizoda, eksperienca, të mira ose të këqija në jetën e tyre. Kjo arrihet duke e menduar thellë, me meditim, me përqendrim të madh, me parashikim të qartë në mendjen tënde, me emocione pozitive, duke e imagjinuar deri në detaje pikësynimin tënd. Përderisa mund të ekzistojë si diçka reale dhe e gjallë në mendjen tënde, atëherë shumë mirë mund të ekzistojë edhe jashtë saj. Ti tërheq atë që mendon. Në një mënyrë të ngjashme dhe unë i tërhoqa këto të vërteta. I shpreha dëshirën e madhe Universit që të di të vërteta. “Dua të di të vërteta mbi krijimin. Të vërteta mbi religjionet. Nuk dua të mjaftohem me këto që po më ofrohen nga një libër si Kur’ani.” Këtë vit, më në fund, kur Universi më gjeti gati, m’i dhuroi këto të vërteta. Ia dola! U çlirova nga prangat e indoktrinimit islam. Jam mirënjohëse ndaj këtyre ligjeve të Universit. Tani jam në një paqe të jashtëzakonshme që ia dëshiroj çdokujt. Harmoni psiqike, fizike, stabilitet emocional dhe mirëqenie në çdo aspekt. E kjo, pasi e lash Islamin.

Udhëtimi spiritual është një rrugë që duhet ta bësh i vetëm. Unë nuk po bëj as nuk do bëj thirrje që ti të largohesh nga Islami, por po të stimuloj që të mendosh si njeri me arsye. Je njeri, të dua, je lloji im, specia ime, dua që ajo që di unë ta dish edhe ti. Më bëhet qejfi kur kam mundësi të ofroj ndihmë. Mos të jesh musliman nuk do të thotë domosdoshmërisht që je i shthurrur, i shfrenuar dhe i pakontrolluar! Do të thotë që veprat e mira që ti kryen nuk i bën për hir të personazhit Allah, por po i bën për vete, për njerëzit, për të mirën e këtij krijimi, për hir të dashurisë, për hir të humanizmit!

Si unë ka edhe shumë individë të tjerë në botë që e kanë braktisur Islamin. Jo nga mosdija, por pikërisht nga dija. Këtu në trojet tona shqiptare, ose i nënshtrohemi një feje sepse aty kemi ngecur nga rrethanat familjare dhe shoqërore të vendit ku jetojmë ose heshtim duke ndjerë përbrenda një të vërtetë ndryshe por kemi frikë të kundravihemi. Frika nuk të shpie gjëkundi. Ki guxim! Me ose pa rezultat, të paktën ndjeje ndryshimin në vetvete. Është jeta jote! Po nuk e jetove ti, askush nuk do ta bëjë për ty! Guxo!

Shumë pak gjëra mund t’i vendosësh vetë në këtë botë. Nuk e zgjedh familjen që të caktohet. Nuk i zgjedh prindërit e tu biologjikë. Nuk e zgjedh vendlindjen. Nuk e zgjedh kombin që do t’i përkasësh. Për më tepër nuk e zgjedh as emrin tënd, as seksin tënd. Të pakten aty ku mund të vendosësh, vendos ti vetë. Vendos me intelektin tënd! Vendos për besimin tënd! Vendos se si do ta jetosh jetën tënde!

Nuk mund të krenohesh me diçka që nuk e ke zgjedhur vetë! Me diçka që të është zgjedhur nga rastësia, me pamjen tënde fizike, me një sukses të prindit ose një të afërmi tënd, me përkatësinë tënde etnike… Nuk janë arritjet e TUA!

Për këtë vendim që e mora vetë, them se mund të krenohem. Jam krenare që më në fund marr guximin dhe deklaroj pa u intimiduar:

Jam krenare që nuk jam më muslimane!

Autorja është studente

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat