Prifti që nuk e ndau kombin në baza fetare edhe para tytave të forcave serbe

Religjion

Prifti që nuk e ndau kombin në baza fetare edhe para tytave të forcave serbe

Nga: Pal Canaj Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:43
Don Kelmend Spaqi

Njeriu që nuk punoi për mirënjohje dhe dekorata, por që i meriton ato.

Kelmend Spaqi me kodin e moralit të misionit të tij,” Për Atme e Fe”, të jetësuar më përkushtimin në shërbim të popullit dhe të lirisë së Kosovës përgjatë viteve te 90 – ta, e sidomos gjatë luftës, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kontributi i tij meriton të përkujtohet me mirënjohje. Si i tillë, Don Kelmend Spaqi në 20- vjetorin e çlirimit të Kosovës. meriton vlerësim adekuat nga Presidenca apo Qeveria e Kosovës, si dhe nga niveli lokal, Komuna e Pejës.

Kelmend Spaqi i lindur në fshatin Velezhë të Prizrenit rrjedhe prej trungut të Spaqëve ,familje patriotike, pjesëtaret e kësaj familje për orientim perëndimor dhe për bindje e veprimtari patriotike ishin dergjur me vite në burgjet e regjimin jugosllav. Ky prift i brumosur nga tradita familjare dhe motoja “Për Atdhe e Fe”, dëshmohet me veprimtarin e tij fetare dhe atdhetare që nga fillimi i misionit të tij. Në vitet 90-ta ky famullitar shërbeu në Lugun e Baranit përkatësisht në Kishën Katolike “ Shën Ndou” në Gllogjanit të Pejës. Në ato vite sa shërbeu në Gllogjan ky meshtar gëzonte respekt pa dallim nga i gjithë populli i Lugun të Baranit, sepse udhëhiqej me përkushtimin e tij në forcimin e unitetit kombëtare dhe të klimës se dashurisë vëllazërore në mes të shqiptareve me përkatësi të ndryshme fetare.

Në periudhën e vështirë të popullit shqiptare në Kosovë, gjatë luftës së fundit, në pranverën e vitit 1999, Kelmend Sopaqi meshtar në Kishën e Gllogjanit shkëlqeu me virtytet e tij prej një kleriku të devotshëm dhe të një atdhetari guximtar. Në atë kohë në Gllogjan të Pejës dhe në fshatrat tjera për rreth ishin të vendosura familje të shumta të besimit mysliman, ku në rrethanat e momentit kishin gjetur strehim të vëllezërit e tyre katolik. Ishte muaj i ramazanit dhe në shenje të harmonisë ndërvëllazërore dhe të respektimit të besimit, thuhet se në Kishën e Gllogjanit binte kambana për të përkujtuar kohën e vakteve.

Në ditën e festes së Pashkëve ku në Gllogjan ishin të grumbulluar mijëra njerëz, popullatë civile , komandanti serb me gishtin në këmbëzën e automatikut, do t’i drejtohet Kelmendit Spaqit: M’i ndaj myslimanet në njërën anë e katoliket ne anën tjetër!

Ndërsa Don Kelmend Spaqi me urtin e priftit dhe me virtytin e guximit iu përgjigj komandantit serb: Këtu nuk ka mysliman e katolik, këtu gjithë janë shqiptare të pafajshëm në vendin e tyre. Para se të veproni kështu me vrisni mu, pastaj motrat e nderit, dhe atëherë realizoni planin tuaj kriminal.

Figurat e tilla si Kelmend Spaqi, me vepra të fisnikërisë njerëzore dhe vlera atdhetare janë të denjë për respekt, dhe meritojnë mirënjohje nga opinoni kombëtar dhe në nivel të Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat