Ateizmi si vlerë apo produkt i vetëdijes intelektuale

Religjion

Ateizmi si vlerë apo produkt i vetëdijes intelektuale

Nga: Shpend Salihu Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:52
Shpend Salihu

Ateizmi si një ideologji e caktuar ngërthen në vete ngritjen e vetëdijes intelektuale dhe rritjes së zhvillimit mendor të individit që materia prodhon zhvillimin metafizik të individit të caktuar në shoqëri dhe se individi përmes kësaj norme rritje potencialin intelektual dhe bëhet zot i vetëvehtes dhe disponon me parime dhe kritere të caktuar personale që nuk cenojnë të drejtat dhe liritë e grupeve të ndryshme sociale.

Me të gjitha aktet ndërkombëtare dhe vendore përfshirë Konventën e OKB-së për bashkit fetare ose Konventën Europiane për bashkësit fetare, Ligjin e Kosovës për bashkësit fetare si dhe normën kushtetuese të Kosovës për lirinë e besimit dhe ndërgjegjes, individi ka të drejtë të besojë në kulte ose rituale fetare ose të konvertohet ose të mos besojë ajo e drejtë i garantohet, derisa ai nuk i cënon të drejtat dhe liritë e të tjerëve, përmes një akti të dhunës ose presionit psikologjik ose fizik. Në të kaluarën kishim paganët, me pas okultistët, kaballistët, Luciferianët të cilët mbështeteshin në Luciferin ose në yllin e mëngjesit të birin e Titanëve Aurorës dhe Cephaouxit, më pas patëm zotërat Grekë e më vonë u paraqitën fetë e ndryshme dhe sektet fetare.

Sipas ateistëve feja është opium për njerëzim dhe humb racionalitetin e mendimit dhe gjykimit objektiv të individit, sipas Luciferianëve vetëdija dhe ndërgjegja është katalizator i ngritjes së racionalitetit të mendimit dhe gjykimit dhe produkt i zhvillimit intelektual të individit në shoqëri.

Derisa cilado nga kategoritë e lartëcekura nuk thirrë haptazi në përdorimin e dhunës ose në cenimin e interesave të komunitetit tjetër, duhet respektuar edhe nëse nuk pajtohemi në parim me bindjet e caktuara fetare ose ideologjike të grupeve ose sekteve të caktuara. Mos të harrojmë se tendenca e imponimit të dhunshëm të besimit fetar sjell irritim të masave dhe kundër reaksion të caktuar, pasiqë individi konsideron se ka aq vetëdije të ngritur të ketë pikëpamje të caktuar mbi besimin ose mosbesimin në zot ose kulte dhe rituale të caktuara fetare. Laicizmi në shtetet e avancuara demokratike është garancë e funksionimit të drejtë të shtetit, ku shteti ndahet nga feja dhe organizimin shtetëror dhe politik e mban shteti, gjersa predikimin e moralit fetar e mbajnë fetë ose sektet e caktuara, andaj çdo formë e imponimit të dhunshëm të fesë ose besimit fetar është shkelje eklantante e të drejtave dhe lirive individuale, sepse asgjë më i moralshëm e më i drejtë e më i ndërgjegjshëm nuk është dikush që beson në fe sesa dikush që nuk mbështetet në asnjë fe është ateist ose okultist, andaj zhvillimi i vetëdijes shoqërore rritet kur çdokujt i lejohet besimi ose mosbesimi, e jo të etiketohen ose kompromitohen individët e grupeve tjera fetare ose ateistët të cilët gjithashtu e kanë atë bindje të vet të lirë të cilën nuk mundet tua cenojë askush. Derisa grupet ose individët nuk kryejnë akte të dhunës psikologjike ose fizike ose terror ndaj një komuniteti të caktuar fetar ose ateist, ato grupe mund të funksionojnë dhe veprojnë normalisht në shtet, në momentin kur me akte terrori ose frikësimi ose me akte radikalizmi a fundamentalizmi cenohen komunitetet e caktuara, shteti e ka obligim Kushtetues dhe ligjor të veprojë ndaj tyre. Andaj këshilla ime është mos i gjykoni njerëzit se a besojnë apo janë ateista sepse asgjë më të mirë nuk jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat