Imz. Pjetër Bogdani është rivarrosur në Kriptën e Katedrales së "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë

Religjion

Imz. Pjetër Bogdani është rivarrosur në Kriptën e Katedrales së "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë

Nga: Lekë Mrijaj Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 07:49
Imz. Pjetër Bogdani

Prifti, ipeshkëvi, arqipeshkëvi, teologu, eruditi, atdhetari e filozofi shqiptar nga Hasi i Kukësit, imz. Pjetër Bogdani në veprimtarin e tij katër dekadeshe misionare kishtare e atdhetare i dha një kontribut shumdimensional si trinomin "Për Fe, Atdhe e Kulturë". Siç potencojnë edhe shumë studiues nder epokë të ndryshme ishte edhe pararendës tejët i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare dhe një arqipeshkëv e teolog tejët i shquar, i diplomuar në Romë të Italisë.

Në jeten e tij gjithëperfshirëse shohim vlerën e një njeriut apo të një profeti, që do të thotë se gjithnjë jetonte për Zotin dhe ishte dashamirës i kombit të tij, dhe njerëzimit vullnetmirë mbi tokë njëkohësisht me përkushtim e tij misionarik profetik e ruajti fenë gjë qe u dëshmua që nga shugurimi i tij meshtak e deri në fund të kalimit të tij në amshim.

Ai, gjatë jetës së tij, pas imz. Pal Engjullit (Formulën e pagëzimit) e Gjon Buzukut (Meshari), në vitin 1675, shkroi në latinisht (sepse shqipës i kanë munguar disa tinguj) edhe kryeveprën e vet më madhore teologjike: “Cuneus Prophetarum” apo "Çeta e profetëve" (sipas përkthimit të Justin Rrotës) e cila vepër i paraqitët Kongregatës së Vatikanit Propagandës së Fidesë për botim dhe u botua më 20 shtator të vitit 1685 në shtypshkronjën e seminarit në qytetin e Padova të Italisë duke u ribotuar në vitin 1691 dhe 1702 në Venedik.

Në këtë vepër perfshihët Relacionet e njohura nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia ( Mbi gjendjen shpirtërore e shoqërore të mbretërisë së Shqipërisë e Serbisë 1687–1688) etj.

Në këtë kryevepër të Bogdanit, gjejmë shkrime të tjera të ndryshme teologjike, biblike e filozofike, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsisë artistike, poetike etj., që do të thotë se zë një vend të dorës së parë në letërsinë shqipe të vjetër gjë që mbetët figura më eminente e kauzes kombëtare dhe e letërsisë sonë mbarë shqiptare.

Imz. Bogdani është dhe mbetët një erudit i spikatur, ashtu siq e konfirmuan edhe shumë studiues të profileve të tjera të botës atlantike dhe kombëtare mbarshqiptare.

Ai, vertetë ishte një gjeni e gjallë i cili përveç gjuhës së tij amtare, zotronte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten  dhe gjuhën siriane.

Titujt tē veprave të tij të tjera të botuara përpos “Cuneus Prophetarum” apo "Çeta e profetëve" janë: Jeta e Jezu Krishtit, shëlbuesit të botës (De vita Iesu Christi, salvatoris mundi) si dhe Këngët e Sibilave...

Imz. Bogdani, ishte tejët i angazhuar në jetësim dhe përparim të kulturës së shqiptarëve gjë qe letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm me ecje përpara.

Ai, ishte edhe udhëheqës kyç i rezistencës antiturke i cili në vitin 1689 mu atherë kur futet ushtria austriake (që dirigjohëj nga komandanti austriak Piccolomini) mobilizon mbi 6000 ushtarë shqiptar për t’ju kundervu dhe për tu çliruar nga zgjedha mesjetare otomane ndaj edhe ndërron jetë në moshën 59 vjeçare apo me konkret sot, e 330 vite më parē në Prishtinë, pikërisht ne ditën e Shën N’kollit, me 6 dhjetor të vitit 1689 në Prishtinë, ku edhe varroset të të cilit po ato ditë të thyerjes së ushtrisë austriake (sipas të dhënave studimore) turqit e nxjerrin nga varri trupin e Pjetër Bogdanit (sipas nipit të tij Gjon Bogdanit-Vikar i Pergjithtë i kishës Metropolitane të Shkupit) duke i'a hedhur trupin e tij qënve nëpër udhët e Prishtinës.

Për Bogdanin, kanë folur dhe shkruar edhe shumë studiues e shkrimtarë të tjerë njohur shqiptarë e të huaj si: ...Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Dhimitër S. Shuteriqi, historiani i shquar britanik, Noel Malcolm, mons. dr. At' Zef Oroshi Engjëll Sedaj, Idriz Ajeti, Ismail Kadare, Sabri Hamiti, Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Martin Camaj, Luigj Marlekajt etj.

Për veprën madhore të Bogdanit, ka shkruar edhe kritiku i ynë i njohur kombëtar, dr. Ibrahim Rugova, president historik i Kosovës, i cili analizën e tij e botoi te Rililindja e Prishtinës, në librin “Vepra e Bogdanit 1675–1685”, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së tij.

Andaj siq e përmendën më sipër, sot në kuadër të 330 vjetorit të kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, Dioçeza e Kishës Apostolike Prizren-Prishtinë, ne nivel studiuesish e klerikësh të Kishës, ka shenuar e organizuar rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë.

Pikërisht, sot, para shumë të pranishmëve është prezantuar edhe një program i ngjeshur kulturore e teologjike e ndarë në tri pika: Konferenca shkencore, Eukaristia shenjtë dhe Rivarrimi simbolik.

Eventi i sotem ndodhi në ambientet e Qëndres “BogdaniPolis”, dhe të Katedrales "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë, ku morën pjesë shumë degjues dhe ekspert e studiues të natyrave të ndryshme shkencore, filologjike, letrare, historike e teologjike: imz. Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioçezës Prizren-Prishtinē, imz. Rrrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit, Mons. Georgo Frendo, mons. Charles John Brown, prof. dr. Agron Gjekmarkaj, prof. Anila OMARI, prof. Anton BERISHAJ, "Poetika e Bogdanit", prof. Evalda PACI, prof. Kujtim SHALA,  prof. Aljula JUBANI, don Robert KOLA, don Shtjefën DODES, mons.dr. Lush GJERGJI, prof. Gjon BERISHA, prof. Mirie RUSHANI etj.

Në orët e mbrëmjës u vazhdua me kremtimin e meshës shënjte si dhe me një Akademi solemne të Rivarrimit simbolik të Imzot Bogdanit në Kriptën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” përcjellur prej fjalimeve, teksteve, këngëve dhe ritit liturgjik të Kishës Apostolike...

Ndërsa fare në fund për të gjithë të pranishmit është organizuar një koktej rasti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat