Pema e Krishtlindjeve, riti i hershëm që u shndërrua në simbolin kryesor të festave të fundvitit

Religjion

Pema e Krishtlindjeve, riti i hershëm që u shndërrua në simbolin kryesor të festave të fundvitit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:42
Martin Luther

Festat e fundvitit, kryesisht Krishtlindja nuk mund të kuptohen pa njëri prej simboleve të saj më popullore, Pema e Krishtlindjeve. Ndër vendet që e kanë shndërruar këtë ritual në simbolin kryesor të festës, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë ndoshta kultivuesit dhe tregtuesit, zbukuruesit dhe manifestuesit më festiv të Pemës së Kritshlindjeve.

Jo vetëm në familje, por edhe në qytete dhe shtete të botës, Pema e Krishtlindjeve është tashmë një pjesë e rëndësishme dhe zyrtare e dekorit festiv.

Pjesë e rëndësishme e këtij manifestimi është data e vendosjes së pemës, gjithashtu dhe ndezaj e dritave që përbën një prej elementeve të rëndësishëm të këtij rituali festiv. Sipas hulumuesve, data e përgatitjes është 5 dhjetori ku zakonsht marrin pjesë të gjithë pjestarët e familjes, ku rol kryesor e kanë fëmijët. Më data 6 dhjetor ndizen dritat e pemës duke kurorëzuar kështu filimin e atmosferës festive që zgjaton deri në mesin e muajit janar.

***

Origjina e pemës se Krishtlindjeve, si shumë ardhje të hershme është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave apo këngëve të ndryshme të kulturës Evropiane, prej të cilave u njoftua dhe erdhi, për t’u shndërruar në ritin më domethënës festiv. Sipas dijeve të krishtera, pema e Krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar. Një herë gjatë jetës së tij, Shën Boniface (672-754) preu pemën e Thorit, në mënyrë që të hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër. Duke marrë këtë si një shenjë të besimit të krishterë ai tha: “Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja”, duke përdorur drurin e bredhit si një simbol të krishterimit.

Tradita e pëmës së Krishtlindjeve, ashtu siç njihet ditët e sotme është mjaft e larmishme dhe secila nga këto prurje rreket ta pasurojë dhe ta intrigojë gjithnjë e më dendur këtë të vërtetë, e cila ashtu siç u përvetësua edhe u refuzua, siç mori tagër hyjnor, ashtu edhe u gjetën shkase anatemimi, për të ardhur aty ku është sot, aty ku Pema e Krishtlindjeve, të jetë një nga magjitë më shkëlqimtare të festës . Ajo u vendos nga Martin Luther si një homolog protestant i skenës Katolike të lindjes së Krishtit. Luther vendosi pemën e Krishtlindjeve si një simbol te “pema e jetës” në kopshtin e Edenit.

Zakoni i ngritjes se pemës se Krishtlindjeve mund te gjurmohet historikisht në shekullin e 15 në Livonia (sot Estoni dhe Letoni), dhe një shekull më pas në Gjermaninë veriore. Sipas dokumentave, dhe dëshmimeve të ndryshme, përdorimet e para të pemës së Krishtlindjeve datojnë në Estoni më 1441, 1442 dhe 1514 në “Vëllazërinë e Kokzinjve”, ti cilët ngritën një pemë për pushimet në shtëpinë e tyre të vëllazërisë në Reval (tani Talin). Në natën e fundit të festimeve, pema u dërgua në sheshin e qytetit ku pjesëtaret e vëllazërisë kërcyen rreth pemës. Më 1584 pastori dhe kronisti, Balthasar Russoë shkroi një traditë të konsoliduar për ngritjen e një bredhi të dekoruar në sheshin e tregut, ku të rinjtë, shkonin me “një tufe me vasha e gra, fillimisht duke kercyre e kënduar, e më pas ndizeshin dritat e pemës”.

Në fillimet e shekullit XVIII, përdorimi i pemës se Krishtlindjeve u bë traditë në qytezat e Rhineland-it të Sipërm, por nuk ishte shpërndare akoma nëpër zonat rurale. Pema e Krishtlindjeve qëndroi si tradite për një periudhe relativisht të gjatë në Rhineland-in e Sipërm. Po ashtu si Krishtlindjet, pema e Krishtlindjeve u detyrua te pranohej nga Kisha Katolike e Romes sepse ajo nuk mund te ndalonte përdorimin e saj.

Në lashtësi, shumë bimë me blerim të përhershëm, të tilla si «dushku i egër, rrushkulli, dafina dhe degët e pishës ose të bredhit mendohej se kishin veti magjike ose mjekësore që të mbronin nga sëmundjet». «Më 24 dhjetor, në vigjilje të Krishtlindjeve, Adami dhe Eva përkujtoheshin me skenën e njohur të Pemës së Parajsës tokësore … Pema duhej të ketë qenë një pemë molle, por meqë pema e mollës nuk do të ishte e përshtatshme në dimër, u vu një bredh. Në degët e tij vareshin disa mollë ose, për të paraqitur Shpengimin e ardhshëm nga mëkati, vareshin oste të përgatitura me biskota të thërrmuara në forma të veçanta, që simbolizonin praninë eukaristike të Jezuit, si edhe ëmbëlsira e dhurata për fëmijët.»  thuhet në një shkrim të “L’Osservatore Romano”. Kjo gazetë ndër të tjera shton se: «Italia ishte ndër vendet e fundit që e pranoi pemën e Krishtlindjeve. Kjo pjesërisht ngaqë qarkullonin shumë zëra se pema e Krishtlindjeve ishte traditë protestante dhe, si e tillë, duhej zëvendësuar me grazhdin [skena e lindjes së Krishtit].» Papa Pavli VI «nisi traditën që të vihej [në sheshin e Shën Pjetrit në Romë] një pemë e madhe Krishtlindjesh» pranë skenës së lindjes së Krishtit.

***

Tradita u përplas ne Kanada në dimrin e vitit 1781, nga ushtaret Brunswick të pozicionuar në provincën e Quebec-ut për të ruajtur koloninë nga sulmet e amerikaneve.

Në fillim të shekullit XIX, zakoni i pemës për periudhën e Krishtlindjeve u bë i njohur midis aristokratëve dhe e praktikuar edhe nga familjet mbretërore, duke mbërritur deri në Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemën e Krishtlindjeve në Vjenë në vitin 1816, dhe zakoni u përhap në të gjithë Austrinë për pak vite. Në France gjithashtu Pema e Krishtlindjeve, pariherë u paraqit nga dukesha d’Orlèans.

Në Britani, pema paraqit fillimisht në familjen mbretërore, jo më parë se në fillim të shekullit XIX. Më pas ajo u prezntua nga një postim në gazetën e Mbretëreshës Victoria, për tu përhapur pak e nga pak në të gjithë vendin. Gazeta më të tjerash shkrunte se për Krishtlindje, pas darkës familja mblidhej te salloni ku priteshin miqtë. Aty ndodheshin dy tavolina të rrumbullakëta dhe mbi to qëndronin 2 pemë të mëdha të zbukuruara më drita dhe ëmbëlsira. Poshtë dhe përreth pëmëve të stolisura qëndronin dhuratat.

Një gdhendje në dru të familjes mbretërore që qëndronte pranë pemës, mbrëmjen e Krishtlindjes u kopjua nga amerikanët në vitin 1850. Godey, i cili kopjoi gdhendjen, e kopjoi atë ekzaktesisht siç ishte përveç kurorës se mbretëreshës dhe mjekrës se Princit Albert. Një foto, ripublikim i gdhendjes se Godey-t u shpërnda shpejt Amerikë. Në vitin 1860 u realizua një kopje tjetër, dhe deri në vitin 1870, të gjithë amerikanët e kishin tradite tashmë Pemën e Krishtlindjeve.

Edhe pse sipas fakteve zyrtare, Pema e Krishtlindjeve ka mbërritur në Amerike në shekullin XIX, në disa vende që kanë pasur lidhje me Gjermaninë, thuhet se kjo traditë ka udhëtuar më shpejt duke u bërë pjesë ë atmosferës festive të Krishtlindjeve. Një nga datimet që flet për pemën e parë të Krishtlindjeve të mbërritur në Amerikë është viti 1777.

Fakte të tjera të shumta e pasurojnë këtë traditë festive të festave të fundvitit dhe secila ndër ta rreket të japë të njëjten afri të njerëzve me Pemën e Krishtlindjeve, e cila nën sundimin komunist u shndërrua si Pema e Vitit të Ri, që në vetvete ishte as më shumë e as më pak se ajo pemë që erdhi ngadalë për tu bërë një nga simbolet e festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat