Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet

Religjion

Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet

Më: 16 janar 2020 Në ora: 13:38
Harvardi

Fakulteti Juridik i Harvardit është një ndër institucionet më të respektuara të SHBA-së. Ai mban bibliotekën më të madhe të drejtësisë në botë. Barack Obama kishte studiuar këtu për tri vite dhe në vitin 1991 ai u diplomua në Doktoratën e tij me një vlerësim te përgjithshëm magna cun laude. Përveç kësaj, politikanë të tjerë me ndikim, gazetarë, autorë, sipërmarrës dhe atletë e stolisin listën e të diplomuarve të këtij fakulteti akademik të Universitetit të Harvardit.

Kohët e fundit Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë në Harvard, ka emëruar shprehjet më të mëdha të drejtësisë në historinë njerëzore. Në hyrje u vendos një ekspozitë në të cilën ishte shënuar ajeti 136 i suresë En-Nisa, në të cilin thuhet:

O ju që besuat, besoni vazhdimisht all-llahut, të dërguarit të tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të tij dhe librit që e pat zbritur më parë. kush nuk i beson all-llahut, engjëjve të tij, librave të tij, të dëguarve të tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.

(Kurani famëlartë 4:136)

Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti http://library.law.harvard.edu/justicequotes/, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit. “Fjalët në këto mure e ripohojnë fuqinë dhe pathyeshmërinë e idesë për drejtësi” thuhet atje.

Sipas Fakultetit Juridik të Harvardit, citatet ilustrojnë universalitetin e konceptit të drejtësisë, pavarësisht nga koha dhe kultura.

Image
Pjese nga Kurani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat