Ateizmi

Religjion

Ateizmi

Nga: Marjan Sebaj Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:47
Marjan Sebaj

Sot flitet për shumëçka, për probleme të ndryshme, për jetë, për egzistenën e saj, për punë pra në përgjithësi për njeriun, dhe prapë jemi të pakënaqur me shumë pyetje e për të cilat duket se nuk gjejmë dotë përgjigjje. Shpeshëherë në shkrimet e temat e mia kam cekur dhe gjithnjë ceku se; edhe pse ndoshta bota e sotme jeton më mirë në përgjithësi çka i përket jetës mirëqenies materiale se sa më parë, por që prapë jemi në vetvete të pakënaqur, të pavullnetshëm, të palumtur, e mos të them herë herë edhe të dëshpruar nga e gjitha. Gjithnjë na mundon pyetja rreth prejardhjës sonë? Kështu që sot mund të themi se njeriu është më tepër të ashtu themi një lloj roboti, një „orë e kurdisur“, gjithnjë në vrapë, gjithnjë në lëvizje, duket si gjithnjë në kërkim të diçkaje, mirëpo kur e pyet, ai prapë nuk din të përgjigjet nga është, kush është, nga vie dhe çka është qëllimi i tij në këtë botë, dhe atëherë çuditemi se pse gjithë ky vrap i tij, siç shprehemi “si pa kokë”, pse nuk është i lumtur, pse duket sikur i humbur në këtë kohë të konzumimit, kohë të materializmit dhe egoizmit, ku duket se gjithnjë e mundon pyetja në vetvete, se nga vjen dhe kah shkon ai?!

Pra, kur flasim mbi jetën e njeriut, gjegjësisht mbi vet njeriun ku edhe në veprat e mia si 1. „Njeriu mes lirisë e përgjegjësisë“ pastaj 2. „Njeriu pikënisje dhe qëllim i shoqërisë“veçanarisht kam potencuar dhe potencoj se ku qëndron ajo „barazëpesha egzistenciale“, apo ekuilibri i tij, për të vlerësuar drejtë dhe për të nderuar atë marrëdhënie në të cilën është, e këto si shembull janë;qëllimi apo marrëdhënia e njeriut ndaj Krijuesit të tij, marrëdhënia ndaj vetëvetës, ndaj njerëzëve tjerë dhe krijesave të tjera. Dhe vetëm duke e kuptuar këtë, atëherë mundemi që në plotëni të realizojmë njerëzorën tonë. Mos të anashkallojmë apo më mirë thënë mos të harrojmë askurrë se vija e veçantë e dinjitetit njerëzor është pikërisht kjo;njeriu është i ftuar të jetë në bashkim, unitet me Zotin, dhe këtë që nga vet fillimi i krijimit të tij. Nëse shiqojmë, edhe vet Bibla, apo librat e besimeve tjera (si Kurani etj) që në fillim na shpallin apo lajmërojnë lidhje me marrëdhënien shumë të ngushtë dhe të gjallë mes Zotit dhe njeriut, dhe anasjelltas si dhe mes atij trekëndshi në marrëdhënie njeriu me njeriun dhe Zoti. Të gjithë besimtarët e dinë apo duhet kuptuar dhe ditur se njeriu në një mënyrë është i ftuar të jetë partner i Kriuesit lidhje me zhvillimin dhe përsosmërinë e kësaj bote, saktësisht njeriu të jetë gjithnjë në dialog me te dhe anasjelltas.

Mirëpo, siç cekëm që në fillim, fatkeqësisht është fakt se sot ka njerëz që nuk e njohin dhe nuk e shohin atë marrëdhënie, d.m.th këtë ftesë drejtuar atyre, e të cilët pra nuk e njohin dhe pranojnë, apo më sakt e mohojnë Zotin, mohojnë egzistencën e tij, apo luftojnë kundër pranimit të emërit të tij dhe këtu tanimë takohemi me termin apo dukurinë, realitetin e ateizmit.

Mohimi i Krijuesit

Është e kuptueshme pse njeriu është i pakënaqur, i mërzitur, i lodhur nga vrapi, nga kërkimi dhe prapë nuk gjenë përgjigjje të duhur. Po, është shumë normale se njeriu duhet të mendoj mbi prejardhjen e tij, të mendoj mbi jetën, por në njeriun ndodhë diç tmerrësisht e palogjikëshme ku njeriu, krijesë Hyjnore, e mohon vet Krijuesin e tij, ku pasoja mohon vet shkakun e saj, mirëpo pranë gjithë kësaj është fakt se ateizmi sot është dukuri reale. Është fakt se ka njerëz dhe sisteme të tëra filozofike të cilat tentojnë që në mënyrë tjetër të shpjegojnë botën, ku si shkak i së gjithës nuk e shiqojnë apo njohin Zotin Krijues, si një qënie të jashtëzakonshme dhe plotësisht të përsosur, plotësim i egzistencës dhe jetës, por shiqojnë në materie e cila në fillim ishte edhe pa jetë por edhe pa arsye, kurse që e gjitha u bë pastaj duke iu falenderua lëvizjes së saj evulutive gjatë kohës. Pra, këta njerëz në metarie shiqojnë substancën e qënies së nevojëshme, e vendosin në fillim të gjithçkaje, duke e shpallur të përjetëshme dhe të vetmjaftueshme atë, e cila shkak të egzistencës së saj ka përjashtimisht në vetvete. Kështu nga ajo sot nxirrën të gjitha ligjet me të cilat jemi të rrethuar në botën fizike, biologjike dhe intelektuale.

Mirëpo, fillimisht të shiqojmë dhe përcaktojmë këtë term, për të kuptuar më mirë dhe më drejt se çka do të thot ateizëm. Pra, vet fjala „ateizëm“ ka prejardhje nga fjala greke a teon e që në vetvete do të thot apo shënon diç që është „pa Zot“, diç që „nuk ka Zot“. Mirëpo, shiquar realisht patjetër duhet cekur se ky term nuk është edhe i paqartë, mirëpo ndoshta këtu është më mirë të flitet mbi „sindromin ateist“.

Termi dhe llojet e ateizmit

Çka është ateizmi? Ateizmi është gjithësesi një pikpamje e caktuar mbi botën. Këtu në rend të parë bëjnë pjesë ata (ato) që në mënyrë të qartë definitivisht e përjashtojnë Zotin, e ky do të ishte apo do të quhej pra; ateizëm filozofik apo ideologjik. Ateizmi i tillë është i themeluar në konceptimin e caktuar filozofik, përpiqet të arsyetoj ideologjikisht dhe sistematikisht mosekzistencën e Zotit. Pastaj, takohemi me të ashtuquajturin ateizëm postulativ ose materialist. Këtu nuk hulumtohet filozofikisht apo në mënyrë filozofike, por se mohimi i Zotit është më tepër postulat i ideologjisë së caktuar, qëndrim ndaj zgjidhjës së jetës dhe njeriut. Për shembull i tillë mund të themi se do të ishte ateizmi i Marksit. Ky, pra, asnjëherë nuk është marrë në mënyrë doktrinale me pyetjet rreth egzistencës së Zotit, por thjesht e ka mohuar Zotin. Deri këtu ka arritë duke kritikuar religjionin në të cilën nuk ka parë mundësinë e zgjidhjës së pyetjes rreth njeriut, përkundrazi ai ishte i bindur se religjioni edhe më tepër e tjetërson njeriun.

Marksi duke pranuar materializmin dhe shpjegimin e botës materialiste të Fojerbahut si dhe metodën e Hegelit mbi interpretimin e fenomeneve, ai thjeshtë mohon dhe përjashton Zotin si pjesë të strukturës njerëzore e cila tjetërson njeriun. Pra, këtu nuk kemi fakte apo gjë përfundimtaredhe sistematike nga e cila do të shihej se nuk ka Zot, apo që egzistenca e tij është e pabesueshme, por këtë mund të themi se ky më tepër është postulat nga i cili nisët. Pra, ateizmi i Marksit (ateizmi Marksit) ka karakter dogmatik.

Pastaj, ka njerëz të cilët nuk e mohojnë Zotin në mënyrë të qartë, mirëpo mendojnë se lidhje me egzistencën e tij as që mund të dijnë e as të vërtetojnë gjë. Nuk thojnë me ndonjë siguri se a egziston apo nuk egziston ai. Këtu pra fjala është për ateizëm agnostik.

Ky lloj ateizmi nuk e pranon dhe nuk llogarit se egziston Zoti ( a – teos), pamvarësisht se a egziston apo jo ai, kështu që vlerëson dhe jeton sikur të mos ketë Zot. Mirëpo, mos të harrojmë se te shumica, metoda e studimit është e gabuar: këta do të dëshironin që Zotin ta arrijnë përmes metodës së shkencave positive, dhe kur nuk e arrijnë këtë, atëherë thjeshtë konkludojnë se nuk ka Zot. Ndërsa, duhet kuptuar se qenësia e Zotit i shmangët çdo lloj mase dhe përcaktimi njerëzor, pasi qenia e tij transcendente tejkalon plotësisht përtej përvojës sonë njerëzore. Kështu që, të përmbledhësh apo përfshishë të gjithën në metodën e shkencave positive do të thot t’ia mos qëllosh apo ta gabojsh qenien Hyjnore. Këtu tani arrijmë te i ashtuquajturi ateizëm pozitiv. Dhe ky mentalitet pastaj lindë sloganin: “Shkenca ka dëshmue se nuk ka Zot” Mirëpo, ne pyesim, cila shkencë? Mos vallë Fizika? Jo, sepse ajo mirret me botën materiale dhe ligjet e saj! Atëherë mos Kemija? Jo, meqë ajo mirrët me vështrimin e atomeve dhe ndryshimin molekular të elementeve të ndryshme si dhe marrëdhëniet e tyre! Mos atëherë Paleontologjia? E kjo mirrët me gërmimet dhe hulumtimet e të së kaluarës! Biologjia? Jo, sepse kjo mirrët, apo hulumton fenomenet e jetës në format e saj më të ndryshme! Atëherë mos Mjekësia, apo biokemija medicinale…? Pra, siç e dimë dhe e shohim se çdo është shkencë positive për lëndë të saj ka vështrimin dhe analizimin e një gjëje të kësaj bote tonë materiale. Kështu që, në fund asnjëra shkencë nuk mirrët me pyetjen e egzistencës së Zotit. Sepse, Zoti transcendon botën materiale, kështu që është i pa kapshëm apo i paarritshëm për cilëndo apo fardo hulumtimi material!

Kur bie fjala lidhje me ateizëm positiv, të cekim edhe një slogan të saj;” I besoj pra vetëm asaj që e shoh me sy!” Ky është pretendim shumë arbitrar dhe injorant, sepse mjafton të kujtojmë se jo e gjithë bota materiale është objekt i përvojës sonë, veçanërisht përvoja vizuale. Ne përfundojmë për shumë realitete të botës materiale vetëm mbi bazën e veprimit të veçantë që vëzhgojmë në materie. Pra, njeriu ende qëndron para materialës në atë masë sikur para një misteri që përkundër të gjitha angazhimeve tona në botën materiale, të cilat shpesh janë analitike dhe precize, ku ne ende nuk e dimë përgjigjen e pyetjes; Çka është materia? A është atëherë çudi që Zoti është "i fshehur" për kërkimet tona materiale?

Kur të shiqohen të gjitha këto që i cekëm deri më tani, ka njerëz të cilët botëkuptimin e tij e formulon kështu: “Nuk e di a agziston Zoti. Mirëpo, një forcë duhet të egzistoj!” Me këtë rast nuk dimë se a flitët këtu tani për teizëm apo ateizëm,vërtetë vështirë është të dimë këtë. Pra, çka është ajo “Forcë” –me këtë rast kjo është pyetja themelore. Nëse pra, kjo “forcë” nuk është asgjë më tepër se forca materiale, atëherë këtu bëhet fjalë për materializëm; mirëpo, nëse pra nën termin e tillë mendohet në Qenien më të lartë, të ndryshme nga kjo botë materiale, atëherë këtu është fjala për teizëm! Megjithatë, shpesh kjo shprehje është më shumë, më tepër, një arratisje apo ikje nga manifestimi i qartë i bindjës së tij.

Kur është fjala për ateizëm, gjithësesi një kujdes të veçant meriton i ashtuquajturi ateizëm praktik. Si dukuri ky ateizëm është përhapë dhe përhapët më së shumti në vendet e zhvillimit të lartë, në vendet e zhvilluara dhe të pasura ekonomikisht. Sipas disa statistikave në të cilat hasa, shkruhet se vendet nordike prijnë me këtë lloj ateizmi, si shembull Suedia me përqindje ka rreth 50% të popullatës së deklaruar ateistë praktik, po ashtu është edhe në vendet tjera nordike si Norvegjia, Finlanda etj…faktikisht kjo është një jetë e një vetë-mjaftueshmërie të caktuar. Jetohet ashtu sikur të mos kishte Zot fare, që do të thot se teoritikisht nuk e mohon askush egzistencën e tij, e që i bie se në praktikë (praktikisht) mohon egsistencën e Zotit. Pra, në rrethet e tilla dhe tek ata individ, në Zot nuk llogaritët aspak, kështu që shpeshherë flitët dhe shkruhet mbi “Zotin e vdekur” apo “Zotin i cili ka vdekë!”

Siç shohim, kur është fjala për shkencat positive, kemi cekur më parë se ato nuk mundin me metodat e tyre as të dëshmojnë, e as ta mohojnë Zotin. Mirëpo, atë çka ato mundin, është tregues për ate, duke na zbuluar pasojat e veprimtarisë së tij. Këtë ato e bëjnë pikërisht duke eksploruar saktësisht këtë botë materiale, duke zbuluar ligje të thella, lidhje dhe veprimtari të qëllimshme brenda botës materiale. Kështu psh. e dimë se mjeku dhe naturalisti suedes me emërin Carl Linne (1707 – 1778), i cili faktikisht solli apo prezantoi nomenklaturën binare me të cilën çdo bimë dhe kafshë ka emërin, gjininë dhe llojin, e në një moment gjatë punës tij i mahnitur dhe ngazëllyer mbi pasuritë e jetës, brohoriti: “Pashë Zotin të kalojë, dhe unë u shtanga!” Mjafton të ndalosh mbi një gjethe të një bime! Ajo, vërtetë Ai është një fabrikë e vërtetë që shndërron lëndën inorganike në lëndë organike! Njerëzimi ende nuk ka një fabrikë të tillë nëse do të kishim, do të zgjidhnim problemin e ushqimit! Dhe nëse do të kemi ndonjëherë një gjë të tillë, ne do të duhet të jemi studentë të asaj gjetheje më parë, të studiojmë se si ajo e bënë atë, më pas të bëjmë studime të shkëlqyera dhe së fundi të shkruajmë libra studimi. Kush pra pastaj mund të marrë guxim e të thot se ajo gjethe punon apo vepron pa lidhje, pa kordinim e që nuk njeh veprim të qëllimshëm? Kurse edhe më vështirë është të supozosh se para të gjithave qëndron vetëm materia edhe atë në formën më primitive të saj, përfundon studijuesi Linne.

A mos vallë nuk kërkohet këtu besimi më i fortë, dhe se a mos është këtu më vështirë të besohet se jeta ka filluar nga mosjeta, materia e vdekur, se sa të besojsh se në fillim, para së gjithave qëndron Qenia e cila është plotësimi i jetës dhe egsistencës sonë?! Në rast të parë pasoja do të ishte më e madhe se shkaku?! Kështu që, duhet thekësuar se shkencat positive nuk mund të provojnë (dmth tregojnë) Zotin, mirëpo duke zbuluar pasurinë e botës materiale fuqishëm shtyjnë njeriun që të kërkoj shkakun e parë. Dhe duke ndjekur pastaj këtë rrugë, atëherë njeriu mund edhe të zbuloj Zotin. Kështu që lirisht mund të themi se; shkenca apo njohuri janë më të pakta ato që të largojnë nga Zoti, kurse shumë e më shumë shkenca (njohuri), të sjellin (afrojnë) te Zoti!

Prandaj, nuk kemi nevoj “të frikësohemi për Zotin” sepse sa më shumë që përparon shkenca natyrore, përkundrazi, duhet edhe më tepër të gëzohemi, sepse ajo zbulon “shenjat e gishtërinjve” të kryersit, dhe shkaktarin e krijimit të kësaj bote tonë materiale.

Aty - këtu mbi shkaqet e ateizmit

Pas kësaj që pamë shkurtimisht mbi ateizmin, tani do të cekim e do të themi diç mbi shkaktarët e ateizmit. Vërtetë është për tu çuditur se si në një mënyrë mund të themi se ateizmi është „fëmijë“ në mesin apo rrethin e krishterë! Kuptohet se këtu tanimë shtrohet pyetja: Çka dështoi këtu?! Shpallja, dëshmia? Përvoja e krishterë?Përvoja e besimtarit? Pra, si erdhi deri këtu që njeriu aq shumë ta çmoj apo thënë më mirë të vlerësoj vetën dhe njohurin e tij, saq mbrenda botës dhe civilizimit të krishterë, po edhe vet i pagëzuar, menjëherë, me automatizëm e befasisht, të pohoj se nuk ka Zot?!

Siç kemi cekur më parë, shkaktarët si dhe vet ateizmi janë të shumtë. Shpeshherë kjo është një lloj preteksi kundër të keqës në botë, kundër vështirësive që i kanë ndodhur njeriut, kështu që në gjithë këto e ka vështirë të gjejë e të njoh Zotin i cili kujdeset për këtë botë, i cili i don njerëzit. Kështu që qyshmë atëherë kërkohet Zoti (kurse çdo njeri deshi apo jo është kërkues i Zotit, kërkon Zotin) në të mirat e krijuara, në shkencë, teknikë, zhvillimin njerëzorë, ku nga to kërkon dhe pret zgjidhjen për njeriun dhe këtë botë. Bota në të cilën jetojmë shpeshherë vështirëson, pengon, arritjen te Zoti, pasiq njeriu jep siguri të rremë dhe ndjenjë të vet – mjaftueshmërisë.

Pra, mund të themi lirisht se një përgjegjësi të madhe lidhje me ateizëm bartin edhe vet besimtarët. Ata do të duhej të dëshmojnë me jetë, vepra dhe fjalë, ata do të duhej t‘i „tregojnë“ botës së sotme Zotin, kurse fatkeqësisht shpeshherë dhe pikërisht ata janë demant, apo mohim i tij. Këtu vie në pyetje edukimi i krishterë i dobët dhe i lënë anash, predikim e shpallje e pamjaftueshme dhe e dobët e Ungjillit, mbyllja e kishës mbrenda katër mureve në hapësirat e veta, dëbësimi i vetdijës misianike, mbështetje vetëm në shoqëri të caktuar të klasës shoqërore etj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat