Politika e së drejtës „Profeti Muhamed a.s. dhe historia të tre kalorësve“

Religjion

Politika e së drejtës „Profeti Muhamed a.s. dhe historia të tre kalorësve“

Nga: Ali Kelmendi Më: 5 mars 2020 Në ora: 15:27
Ali Kelmendi

„Referati im mbi drejtësinë dhe të drejtën bazohet në dy ngjarje të Njëmijë e një Netëve“. „Po i rrëfej ato nga kujtesa, jo e saktë, jo shkencore, jo si diç të re nga përkthimi dhe komentimi arab, por si një rrëfim i ri“ ( shkruante Kristinë Landfried në „Monstër referatin mbi Drejtësinë dhe të Drejtën“ me dy shkrime tipike: „E drejta dhe drejtësia“ dhe „E drejta është e drejtë e sundimtarëve“ e referuar me `1969 në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz të Gjermanisë.

Sipas sa,j Profeti Muhamed A.S. kishte ndejur ulur në një vend të vetmuar në një kodrinë. Në rrugicën buzë saj rrjedhte një prockë nga një burim me ujë të pijshëm. Andej kalon një kalorës me kalë, ndalet t’i jap kalit ujë duke pirë edhe vetë, nga shala e kalit të tij i bie në tokë strajca bashkë me kuletë në të kush e di edhe çka tjetër, pa e vërejtur dhe vazhdon rrugën. Me pas vjen kalorësi i dytë me i jap kalit ujë dhe e gjenë strajcën duke e marrur atë dhe vazhduar rrugën. Pastaj vjen i treti kalorës dhe i jep kalit ujë. Në ndërkohë, kalorësi i parë e vëren së e kishte humbur strajcën dhe kthehët me shpejtësi dhe e gjen kalorsin e tretë të burimi. Dyshon në të së ai e kishte gjetur strajcën, ngatërrohet me të dhe në fund e vret, por nuk ia gjen strajcën dhe me vrap ik dhe zhduket në pluhurin e shkretirës.

Nga kodrina e vogël Muhameti A.S. e kishte parë krejt ngjarjen dhe bien në dyshim me vetvehtën duke thirrur: „ O Allah“, bota qenka e padrejtë. Njëri hajn iku pa u ndëshkuar, ndërsa tjetri i pafajshëm rrahët dhe në fund vritët!“ […]

Kristina thoshte së Profeti ynë, duhet të na e lejojë neve […], qe modelin e tij t’ia përshtasim botës sonë, ku vetit t’ia vejmë detyrë që modelin e tij ta modifikojmë në atë mënyrë që të vlejë për qytetarin[…] Profeti ynë e shef njëherë një bankier të madh, një industrialist të madh dhe një polotikan të lartë kapitalist, ose një Marshall dhe dy antarët e politbyrosë përballë tij, të një vendi socialist duke e parë që industrialisti madh ia vjedhe bankieit të madh kuletën dhe bankieri i madh e vret politikanin e lartë. Për befasinë tonë vjen puna deri të një dramë e përgjakshme shekspiriane. Është e pabesueshme, kur edhe Brezhnjevi ia vjedh kuletën Zhukovit dhe Zhukovi e rrah Kossygin-in( ish ministrin e jashtëm).

Bie fjala së si do të mundemi ne ta modifikonim historinë, të cilën gjithnjë na e prezentonte Profeti si padrejtësi të botës. […] Profetët japin gjykime radikale…[…] Dhe se këto gjykime radikale megjithatë përbënin të vertetat.

Gjykime radikale për të vërtetat jepte edhe profeti ynë shqiptar Dr. Ibrahim Rugova i cili kurrsesi nuk hiqte dorë prej tyre dhe i mbronte me çdo kusht, kur ishte fjala për çështjet kombëtare.

Pra, bota është në një çrregullim, pasi që ajo gjëndet vetë në çrregullim dhe ajo është e padrejtë. E drejta e secilit qëndron në atë dhe se ajo e drejtë quhet liri […] Kjo e drejtë quhet drejtësi […]

Liria dhe drejtësia të dyjat paraqesin idenë me të cilen operon politika. Nëse politika nuk respekton të dy idetë atëherë ajo e ven vetën në pikëpyetje. Pa liri, është jonjerëzore, njejtë si dhe pa drejtesi.

Po i kthehem paragrafit të parë ku Zonja Kristinë kishte thenë së : « E drejta është e drejtë e sundimtarëve ». Ndërsa, mendimtari i madh italian Vilfredo Pareto, kur flet për Elitat shtetërore të cilat i krahason me luanët dhe dhelpërat kishte thënë së teoria e forcës - pushtetit sillet rreth antagonizmave të sunduesve dhe të sunduarëve. Sundues i quan elitat shtetërore, ndërsa pushteti për të ishte një mizori e një raliteti jo për zbatueshmëri në jetën njerëzore.

Pareto i dallon dy tipe të elitave shtetërore. Sipas shëmbullit të Makiavellit i quan njerën palë si luanë dhe palën tjetër dhelpëra. Këto të dy elitat kanë shtytje dhe veti psiko-patologjike shum të ndryshme. Më tytje për të dy elitat të luanëve dhe të dhelpërave si sundues ai kishte thënë së luanët sundojnë më dhunë, ndërsa dhelpërat me dinakëri. Më një fjalë tjetër të dy elitat kanë prirje të plogët dhe joelastike në raksione dhe situata të reja. Herët a vonë vinë në një siuatë kur aftësitë e tyre bëhen vetëshkatërruese së pari për vehten dhe pasataj edhe për popullin.

Kur jemi të elitat shtetërore të luanëve dhe sipas një parimi për të pasur luanët një mbijetësë ( Survivel) ata duhet së pari të mbysin duke kafshuar çkado përshkak të urisë, ndërsa dhelpërat, nëse nuk gjejnë të mbysin vetë, atëherë ato si elita dinakërie presin ndonjë copë nga mbeturinat e luanëve bashkëqeverisës.

Në realitetin tonë kosovar elitat tona shtetërore e qeverisëse nuk kursyen kurgjë për ta ndërtuar dhe krijuar shtetin tonë të ri kosovar !!! Siç e kuptoja Pareton, shumë sish pelqyen parimin e luanëve duke mbytur, coptuar, ngrenë dhe pirë gjakun dhe sjellur popullin në një varferi të skajshme dhe shpopullim të Kosovës dhe duke ua tjetërsuar edhe tokën e të parëve të tyre. Menduan se si ta zënin prenë më së lehti me ngjitje në lisa të lartë për të vrojtur prenë ; si dhe shkuarjet e tyre në Bruksel dhe Washington, për të fituar përkrahjen dhe mbështetjen për ndryshim territorësh duke i përcaktuar vetë kufinjtë e shtetit dhe kufizuar kufijtë e tyre me » derdhjen e urinës – pëshurrjen » e tyre siq veprojnë të gjitha shtazët që e rrethojnë vendin e gjahut për bashkjetesën e sojit të tyre.

Luanët ( asllanët, turqisht.) e Rognerit : Hashimi e Kadriu me t’u kthyer nga lufta e Rognerit vajtën shpejtë dhe urinuan (pëshurrën) të Ura e Ibrit duke e ndarë Veriun e Mitrovicës dhe duke ua lenë serbëve levizjen e lirë dhe më vonë më Marrëveshje sekrete me NATO-n, Hashimi ia ndalojë FSK të kontrollojë me KFOR-in ato pjesë të ndara. Hashim kryeasllani në Wienë nënshkroj Demarkacionin pa pyetur askend- as Kuvendin e Republikës dhe e ndryshoi kufirin Ҫakorr-Hajlë dhe Kullë e Zhlebit dhe Malit të Zi ua përcaktoj kufirin e ri duke ua « pëshurrë » me vijen e re kufitare dhe humbur 8.270 hektarë të Rugovës kreshnike. Mbi vijën e pshurrur të Thaçit dhe të Skendër Hysenit, z. Isa dhelpëra ua nënshkroi pakicave serbe Asosiacionin me kompetenca ekzekutive dhe tani në dialog të fundit me Serbinë ndoshta do të kushtëzohet nga Amerika të shtrohet në tavolinë të bisedimeve ose me ndryshim kufijsh ose me Asosiacion Plus ( +)???!!!

Hashimi duhet gjithsesi ndalur, pasi që nga fillimi nis e sos krye në veti, veproi me nënshkrime të shumta dhe bisedime të dëmshme për Kosovën dhe sovranitetin e saj. Edhe Qeveria e Haradinajt e autorizoi Hashimin të dialogoj me Sërbinë dhe vetë është lidhur për atë taksë e cila e bëri të vetën për ca kohë, por tani po këndohet kënga tjetër. Tani së fundi edhe pse PAN-i i humbi zgjedhjet, prap po ia grahë me të vjetrën pa farë autorizimesh kushtetare.

Hashim, kuptojë njëherë e përgjithmonë dhe lëri ato bisedime dhe dialogje tua të pista, së tani sipas Kushtetuesës janë në kompetenca të Qeverisë së rë të Kryeministrit z. Albin Kurti i cili e ka filluar qeverisjen më të mirë së të gjithë paraardhesit e tij. Po duket së sipas praktikave të luanëve, kur para ngordhjes së tyre mundohen edhe më ndonjë shqelm të fundit t’i realizojnë planët e mëparshme. Por kot e ke se era jote dhe e PAN-it mbaroi njëherë e përgjithmonë, sado që po orvateni ta shkatërroni LVV-në dhe shum të nderuarin z. Albin Kurtin.

Në fund edhe unë si besimtar në Zotin e Vetëm, po i bashkangjitëm lutjes së Profetit Muhamed A.S.: « O Allah » bota qenka e padrejtë dhe sidomos kjo botë e jonë e vogël shqiptare për ne, këndej e andej në kufijtë etnikë. Së pari e padrejtë nga vetë shqiptarët e lig dhe tradhtarët e kombit dhe më pastaj nga më të fuqishmit e kësaj bote, në përjashtim të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë dhe deridiku edhe Francës ». Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat