Agjërimi i Ramazanit fillon më 24 prill

Religjion

Agjërimi i Ramazanit fillon më 24 prill

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 24 prill 2020.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat