Ramazani i heshtur i vitit dramatik

Religjion

Ramazani i heshtur i vitit dramatik

Nga: Ismail Muçiqi Më: 9 maj 2020 Në ora: 19:36
Ismail Muçiqi

Agjërimi i Muajit të rahmetit Ramazanit i këti viti kalendarik, do të mbahet mend gjatë në kujtesën e besimtarëve të Fesë Islame gjithandej Botës.

Pandemia e mallkuar bëri që Ramazani i këti viti të agjërohet në kushte dhe rrethana të veqanta.

Kësaj radhe na munguan rropllimat e tupanave gjithandej të cilët paralajmronin Iftarine e bekuar apo na ftonin për ta ngrënë Syfyrin.

Kudo në familjet shqipëtare të besimit Islam ky muaj i rahmetit po kalonë në heshtje pa rituale tradicionale të faljës së Namazit nëpër Xhamit.

Pandemia ja ndryshojë ritminë dhe gjallërin, kudo në objektet Fetare si në fshatë apo qytet ishte atmosferë e njejtë.

Në Prishtinë atmosfera gjatë muajit të Ramazanit gjithmonë ka qenë madhështore.

Pritja e Iftarit bashkë me familjarët gjithmonë ka qenë pasuri e cila ka sjellë të veqantë në gjdo familje të besimit Muslimanë.

Kësaj radhe ky muaj i rahmetit po kalonë duke ju lutur Zotit që sa më parë të na largojë Epidemin dhe njëherit duke kërkuar mëshirën e Zotit që besimtarve tu pranojë Agjërimin dhe sakrificën në këtë muaj të rahmetit.

Përkushtimi ndaj Zotit ka qenë dhe është gjithmonë ndjenjë shpirtërore e besimtarve Islamë të të gjitha moshave dhe gjinive.

Kësaj radhe na munguan vizitat dhe Iftarët tradicionale të miqëve dhe farefisit të cilët e bënin edhe më madhështorë rendësin e muajit të Ramazanit.

Ky muaj i rahmetit ka ndikuar dukshëm edhe në aspektin e ndjenjës humane ndaj skamnorve dhe njerzve me kushte të vështira ekonomike.

Ky përkushtim po vazhdon sidomos ndaj të sëmurve dhe ndaj jetimëve. Epidemia nuk zgjodhi të pasurë apo të varfur por depërtojë edhe në kabinetet e Qeverive dhe Kryetarëve të shteteve të Botës.

Ky muaj i rahmetit pa dyshim do ti sinzibilizojë njerëzit në të gjitha askpektet që të bëjnë punë të mira, duke e dashurë më shumë njëri-tjetrin, e sidomos respekti dhe përkushtimi ndaj prindërve.

Këto mesazhe duhet ti përqojnë edhe teologët e Fesë Hoxha në Xhami dhe Prifti në Kishë.

Ne Shqipëtarët jemi një gjaku dhe kemi një Kombë dhe nja fat të përbashkët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat