Si fetë po e përdorin teknologjinë – për të “mposhtur” coronavirusin

Religjion

Si fetë po e përdorin teknologjinë – për të “mposhtur” coronavirusin

Më: 12 maj 2020 Në ora: 22:43

Tri fetë kryesore të botës kanë mbijetuar nga uria, plagët, murtaja dhe luftërat.

Tani, në mbylljen e shekullit 21, klerikët islamikë, hebraikë dhe të krishterë të zonës së Nju Jorkut i janë kthyer teknologjisë për të ndihmuar ndjekësit e tyre përmes coronavirusit.

Ndjekësit e tyre po i shfrytëzojnë lidhjet përmes internetit pasi rreziqet e virusit dhe pasiguria e vetë-izolimit thellojnë shpirtëroren dhe forcojnë besimin e tyre, kanë thënë klerikët, shkruan Reuters.

“Unë mendoj nga një këndvështrim shpirtëror, është shumë fuqizues”, mendon Osamah Salhia, imam në Qendrën Islamike të Qarkut Passaic në Clifton, New Jersey.

Ndërprerjet e urdhëruara nga qeveria kanë qenë “një shans për ne që të njohim përparësitë tona reale në jetë dhe të fitojmë një ndjenjë të qartësisë për atë që ka me të vërtetë rëndësi: familja, komuniteti, xhamia dhe roli i saj”, ka thënë ai në një intervistë.

Ndërsa ndalimet për tubime masive kanë hequr aspektin në bashkësi të lutjeve, veçanërisht gjatë muajit të agjërimit të myslimanëve të Ramazanit, Qendra Islamike është duke u lidhur në internet me ndjekësit për klasa dhe lexime të Kuranit, tha Salhia.

Lutjet përmes transmetimit Live, megjithatë, nuk inkurajohen, tha ai, duke shtuar se familjet duhet të luten së bashku në shtëpi.

Këtë vit, shumë hebrenj, përfshirë Esther Greenberg të Long Island të Nju Jorkut, u mblodhën me familjet e tyre për një nga festat më të famshme hebreje.

“Fatkeqësisht, ne të gjithë nuk mund të jemi së bashku, duke u përqafuar dhe puthur, por ne po e bëjmë atë praktikisht sepse kjo është ajo që bën familja jonë”, tha Greenberg, 73 vjeç.

Në një Sinagogë në Manhattan, shumë prej ndjekësve më të vjetër të shenjtërores janë lidhur përmes internetit për herë të parë, tha Benny Rogosnitzky.

“Teknologjia ka qenë e mahnitshme”, tha Rogosnitzky. “Në të vërtetë është një rrugë shpëtimi”.

Përkundër disa sondazheve që tregojnë ulje në frekuentimin fetar virtual që nga shpërthimi i virusit, Kisha Katedrale e Shën Gjonit në Manhattan ka parë një rritje të ndjekësve në internet për shërbimet e saj.

“Një nga gjërat më të mëdha që po ndodhin të Dielave është që ne kemi njerëz nga e gjithë bota,…”, ka thënë Patrick Malloy.

Gjithsesi, kur të përfundojë kriza, Malloy tha që ai pret që ta sheh kishën së paku aq të plotë sa ishte më parë sepse “njerëzit me të vërtetë i mungojnë njëri-tjetrit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat