Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse

Religjion

Kisha katolike e Drenicës e shndërruar në kishë ortodokse

Nga: Haxhi Mehemtaj Më: 14 qershor 2020 Në ora: 09:26
Leqinë, Kisha e Shën Gjonit para restaurimit

Në fshatin Leqinë të komunës së Skenderajt, në trevën e Drenicës, rrëzë një kodre te ulët e të pyllëzuar, të quajtur më toponimin Kisha, jo larg gjurmëve të vendbanimit mesjetar, gjendet kisha mesjetare e shek. XVI kushtuar  Shën Gjonit. Kjo kishë ishte ngritur sipëri themeleve të një kishe të shek. XIV, kushtuar Shën Kollit. Kisha është më një anijatë, përmasash 10 x 5.10m. Ajo është restauruar dhe venë nen mbrojte të Ligjit në vitet 60-ta të shek. XX. Përmasat e kishës kanë qenë me të mëdha para restaurimit, gjë që shihet nga vazhdimi i themeleve të pronarteksit në  anën perëndimore. Hyrja nga ana e jashtme ndodhet në anën jugore të pronarteksit. Muret e kishës janë ngritur nga gurët konglomerat të lidhur më llaç gëlqeror. Ato kanë qenë të pikturuara nga ana e brendshme me afreske motivesh liturgjike, të cilat në masën me të madhe janë dëmtuar. Trashësia e mureve të jashtme është 90cm, kurse muri ndarës ne mes të anijatës dhe pronarteksit është i gjerë 70cm.

Sipas një shkrimi të botuar në librin “ Kosova dikur dhe sot”, Prishtinë 1973, faqe 951, kjo kishë nga kisha katolike ishte shndërruar në kishë ortodokse: ”...në fshatin Leqinë është një kishë e vogël, shumë më e vjetër sesa Manastiri i Deviqit, për të cilën konsiderohet së se pari ka qenë kishë katolike, e pastaj është shndërruar në kishë ortodokse. Këtu është gjetur një kryq i madh, i stolisur me flori, të cilin fshatarët e kanë ruajtur me xhelozi. Kur banoret e Kollashinit e rrëmbyen ketë kryq, shpërtheu konflikti i armatosur, në të cilin u përzien edhe pjesëtaret e kombësisë shqiptare, në anën e bashkëvendësve të tyre, dhe e kthyen kryqin në kishën e vogël”.

Brenda sipërfaqes prej 5 – 6 ari ,në terrenin e pyllëzuar të kodrës, në veriperëndim të kishës së Shën Gjonit ndodhen varret mesjetare të shënuara  me lloje të ndryshme të kryqeve të gurit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat