Çka është Kurban Bajrami dhe si festohet në mbarë botën?

Religjion

Çka është Kurban Bajrami dhe si festohet në mbarë botën?

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Myslimanët në mbarë botën nesër do të Kurban Bajramin – Festa e Sakrificës – e cila bie në ditën e 10-të të muajit Dhul Hixha, muajin e 12-të dhe të fundit të kalendarit hënor mysliman.

Kurban Bajrami është festa e dytë më e madhe myslimane pas Fitër Bajramit, i cili shënon fundin e Ramazanit, muajin e agjërimit.

Për shkak të pandemisë në rritje, shumë vende me shumicë myslimane, përfshirë Pakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Algjerinë kanë njoftuar për kufizime në tubimet publike.

Këtu janë pesë gjëra që duhet të dini për Kurban Bajramin:

Origjina

Myslimanët besojnë se Profeti Ibrahim (ose Abrahami) u sprovua nga Zoti që e urdhëroi atë të sakrifikojë djalin e tij të vetëm, Ismailin.
Ibrahimi ishte i përgatitur t’i nënshtrohej urdhrit, por Zoti i zgjati dorën. Profetit iu kërkua të sakrifikonte një kafshë, me gjasë një qengj ose dele.
Libri Tora dhe Testamenti i Vjetër rrëfejnë një version të ngjashëm të kësaj historiem shkruan Al Jazeera.

Fundi i Haxhit

Ngjarja shënon edhe fundin e Haxhit, një pelegrinazh pesëditor, të cilin të gjithë myslimanët që janë të aftë fizikisht dhe që kanë mundësi financiare janë të detyruar ta bëjnjë një herë në jetën e tyre për të pastruar shpirtin nga mëkatet dhe të stimulojnë një ndjenjë barazie në mesin e motrave dhe vëllazërive.

Rreth 2.5 milionë pelegrinë nga e gjithë bota dynden çdo vit në qytetet e Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite për këtë ritual.
Këtë vit, megjithatë, Arabia Saudite njoftoi se do të mbajë një Haxh “shumë të kufizuar” për shkak të pandemisë, me vetëm rreth 10,000 njerëz që jetojnë në mbretëri lejohen të marrin pjesë në pelegrinazh.

Lutjet e Bajramit

Kryerja e lutjeve në mëngjes është mënyra se si shumica e myslimanëve fillojnë të festojnë Bajramin.
Xhamitë janë të mbushura me adhurues, si dhe ndërmarrin veprime shtesë që edhe jashtë të akomodojnë grupe të mëdha njerëzish.

Këtë vit, megjithatë, xhamitë do të kufizojnë numrin e të pranishmëve dhe kongregacionet e mëdha do të ndalohen në shumë vende për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Sakrifikimi i një kafshe

Festa shënohet me sakrificën e një kafshe – një dhi, dele, lopë ose deve – nga ata njerëz që kanë mundësi ta bëjnë këtë.
Në shumë pjesë të botës myslimane, tregjet e bagëtive tashmë janë hapur që besimtarët të mund të blejnë kafshë për ta bërë kurban.

Këtë vit, në mesin e pandemisë, janë aktivizuar shumë aplikacione dhe faqe në internet në vende si India dhe Bangladeshi, ku kafshët do të shiten në internet për të kufizuar ekspozimin ndaj virusit.

Shpërndarja e mishit

Mishi i kafshës së bërë kurban ndahet në tre grupe kryesore: për veten, familjen dhe miqtë, si dhe të varfrit dhe nevojtarët.
Grupe bamirësish myslimanë në mbarë botën mbledhin para në mënyrë që gjatë Bajramit t’ua sigurojnë mishin atyre që s’kanë – përfshirë refugjatët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat