Zyrtarisht është thënë se xhaminë në Prishtinë e financon Dianeti i Turqisë, ashtu si e ka financuar xhaminë e Edi Ramës në Tiranë, ashtu si do ta financoj xhaminë në Shkup, pra në ish territoret e okupuara turke.
Nga presioni i opinionit tash dalin me diçka qe nuk e beson askush se kinse xhaminë e paskan financuar besimtarët shqiptarë.
Para lufte xhamitë janë ndërtuar me paratë e shtetit jugosllavë.
Asnjë xhami ne Dardaninë e pasluftës nuk është ndërtuar me paratë e besimtareve, por me paratë e Turqisë e shteteve arabe.
Madje besimtarët s'kishin të drejte as të propozonin plane, sepse planet e paratë u vinin nga arabët e turqit me emisarët beduinë.
Prishtina do të duhej të jepte miliarda dollarë që të mos prishej plani urbanistikë i kryeqytetit, sepse kryeqyteti është i prishtinasve dhe i dy milion shqiptarëve, nuk është i një grushti të korruptuarish.