Historia dhe perhapja e budizmit

Religjion

Historia dhe perhapja e budizmit

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Budizmi është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi. Në mbarë botën ka, varet prej burimit, 230 deri në 500 milion anëtarë - kjo e bënë fenë e katërt në botë (pas Krishterizmit, Islamit dhe Hinduizmit). Vendet me popullatë budiste janë kryesisht Azia jugore, juglindore dhe Azia lindore. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. 6 ose 5 p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore (ky quhet Buda historik).

Emri i tij Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budiste, ndërsa burimet budiste përmendin vetëm emrin Buda. Buda është një titull nderues i cili lidhet me një përjetim të quajtur Bodi (Zgjuarje, Ndriçim). Sipas mësimeve Budiste, me Bodi, kuptohet një njohje çliruese dhe fundamentale e një fakti për jetën, me të cilën vie edhe çlirimi prej vuajtjes. Pra, qëllimi i praktikave Budiste është të përjetosh këtë çlirim me anën e mësimeve të Budës. Prej Asketizmit dhe Hedonizmit ekstrem, por edhe prej radikalizmit preferohet të hiqet dorë, dhe duhet të ecet një rrugë e mesme.

Përmbajtja

1Zhvillimi

2Mësimi

3Bazat e Budizmit

3.1Mësimi: Darma

3.2Katër të vërtetat fisnike dhe udha e tetëfisht

3.3Krijimi i kushtëzaur

3.4Shkaku dhe efekti: Karma

3.5Cikli i Jetës: Samsara

3.6Jo-vetja dhe Rilindja

3.7Ndriçimi (Bodhi)

3.8Shuarja: Nirvana

3.9Meditimi dhe Mendjeplotësia

4Nga Budizmi i hershëm u zhvilluan disa degë ose shkolla:

5Budizmin sot mund ta ndajmë:

6 Burime

Budizmi u formua në sub-kontinentin Indian nga Siddhartha Guatama. Sipas shkrimeve, në moshën 35 vjeçare e arriti përjetimin e "ndriçimit" i cili i'a mundësoi që të formulojë mësimet budiste. Më pas vazhdoi me përhapjen e mësimit, rekrutojë nxënësit e parë dhe krijoi komunitetin Budist. Deri në vdekjen e tij në moshën 80 vjeçare bredhte nëpër Indi duke përhapur mësimin e tij.

Prej vendlindjes së Siddharta Guatamas njëherë budizmi u përhap nëpër sub-kontinentin Indian, në Shri Lankë dhe në Azinë Qëndrore. Deri tani, 6 kuvende budiste janë mbajtur. Prej kanonizimit të budizmit napër këto kuvende ka rrjedhur përhapja e budizmit në Azinë lindore dhe juglindore, gjithashtu edhe të krijimit të traditave të ndryshme. Budizmi verior (Mahayana) mbërriu përgjatë rrugës së mëndafsht Azinë qëndrore dhe lindore ku u formuan traditat si Chan (Kinë), Zen (Japoni) dhe Amitabha (Azia Lindore). Në Himalajë budizmi arriti direkt prej Indisë veriore; aty u formua Vajrayana (Tibet, Butan, Nepal, Mongoli etj.). Aspekte të budizmin u përhapën edhe në tjera tradicione religjioze, ose edhe i shpinë në institutializim (p.sh. Bon dhe Shinto). Prej Indisë jugore dhe Shri Lankës, budizmi jugorë (Theravada), u përhap në vendet e Azisë juglindore, ku e mundi Mahayanën. Budizmi interagoj shumë me religjionet dhe filozofitë e vendeve ku u përhap, kështu që u kombinua edhe me tradita religjioze dhe filozofike me të cilat nuk kishte gati asgjë të përbashkët. ...

Baza e praktikës dhe teorisë budiste janë Katër të vërtetat fisnike:

Katër të Vërtetat Arjane (ose Fisnike) janë ndoshta formulimi më themelor i mësimit të Budës. Ato janë të shprehura si me poshtë:

1. E gjithë ekzistenca është 'duka' (në gjuhën Pali, gjuhë e vjetër Indiane). Fjala 'duka' ka qenë përkthyer në mënyra të ndryshme si 'vuajtje', 'ankth', 'dhimbje', ose 'pa-kënaqësi'. Imazhi i Budës ishte se jetët tona janë një sforco e madhe, dhe ne nuk gjejmë lumturi apo kënaqësi në çdo gjë që ne të përjetojmë. Ky është problemi i ekzistencës.

2. Shkaku i duka-s është dëshira e madhe ose etja e shqisave. Tendenca e natyrshme e njeriut është për të vënë fajin e vështirësive tona tek gjërat jashtë vetes. Por Buda thotë se rrënja e tyre aktuale është në mendjen vetë. Në veçanti tendenca jonë për tu kapur tek gjërat (ose si alternativë për ti shtyrë ato larg vetes) na vë krejtësisht në kundërshtim me mënyrën se si jeta është në të vërtetë.

3. Pushimi i duka-s vjen me ndërprerjen e dëshirës së madhe apo etjes së shqisave. Përsa kohë që ne jemi shkaku përfundimtar i vështirësive tona, ne jemi gjithashtu edhe zgjidhja. Ne nuk mund të ndryshojmë gjërat që na ndodhin neve, por ne mund të ndryshojmë përgjigjet tona ndaj tyre.

4. Egziston një mënyrë që të ç'liron nga duka. Edhe pse Buda e hedh përgjegjësinë përsëri tek individi, ai ka dhënë mësim metodat përmes së cilave ne mund të ndryshojmë veten, për shembull Udhën Fisnike të Tetëfishtë.

Udha Fisnike e Tetëfishtë e Budës, është një zhvillim i mëtejshëm i Mënyrës së Trefishtë (Etika, Meditimi, Urtësia) dhe është ndoshta mësimi më i njohur i Budës. Ajo është e lashtë, shkon mbrapa në diskursin e parë të Budës dhe është e vlerësuar shumë si një thesar i diturisë dhe udhëzimeve praktike se si të jetojmë jetën tonë. Tradicionalisht mësimi është parë të theksojë tetë fusha apo "gjymtyrë" të praktikës 'së drejtë' (Sangharakshita preferon 'së përkryer' në vënd të 'së drejtë'), të cilat ulen në marrëdhënie reciproke me njëri-tjetrin dhe janë secili elemente thelbësor në një qasje të integruar ndaj Darmës:

Sipas mësimeve Budiste të gjitha qëniet të pandriçuara janë të nënshtraur ndaj Samsarës (cikli i lindjës dhe rilindjës). Qëllimi i praktikës budiste është që të dalë nga ky cikël infinit i vuajtjes. Ky qëllim, sipas budizmit, mund të arrihet me devijimin e vuajtjes duke u përmbajtur sjelljeve etike, duke i kultivuar pesë parimet (Abstenimi nga marrja e jetës; Abstenimi nga marrja e asaj që nuk më është dhënë; Abstenimi nga sjellja e pahijshme seksuale; Abstenimi nga fjalimi i rremë; Abstenimi nga marrja e substancave intoksikuese), duke medituar (samadi) dhe duke zhvilluar bashkëndjesinë me të gjithë qëniet dhe me diturinë e gjithmbashme (prajna); të gjitha këto si rezultat i udhës fisnike të tetëfisht. Në këtë shteg vuajtja dhe joplotësia mund të tejkalohen, dhe me anën e ndriçimit arrihet në gjëndjen e Nirvanës. Duke u strehuar te buda (gjëndjes), te darma (mësimi dhe udha deri në atë gjëndje) dhe te Sanga (komuniteti i praktikantëve, shprehet vullneti që të mirret me katër të vërtetat fisnike, dhe të jetë pjesë e rrethit të praktikuesve të darmës.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat