Hoxhë Drilon Gashi: Edhe katolikët mund të shkojnë në Xhenet

Religjion

Hoxhë Drilon Gashi: Edhe katolikët mund të shkojnë në Xhenet

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Don Lush Gjergji dhe Drilon Gashi

Këtë javë mysafirë në emisionin Kojshia Show ishin të ftuar Hoxhë Drilon Gashi dhe Prifti Don Lush Gjergjin.

Të dy janë pyetur nga moderator se ku shkon shpirti sipas fesë islame dhe katolike.

Don Lush Gjergji ka thënë se sipas fesë katolike, “besojmë në pavdekshmërinë e shpirtit”.

“Pas gjyqit përfundimtar në botën tjetër, Zoti do ta shpërblejë jo vetëm shpirtin por edhe trupin e njeriut për veprat e mira që i ka bërë, nëse jetojmë ashtu siç na mëson Zoti. Ne nuk mund ta mësojmë Zotin të themi na shpëto vetëm neve që jemi katolik apo këta të fesë islame të thonë, na shpëto neve që jemi myslimanë. Zoti I ka planet e veta”, ka thënë ai.

“Pra pas vdekjes ka dy mundësi: Mundësia e shpërblimit dhe ndëshkimit. Ndëshkimi apo dënimi përfundimtar, parajsa dhe ferri. Ferri nuk është që Zoti e bënë, por një vet-ndëshkim apo vetëvrasje që e bënë njeriu. Zoti ia jep rastin njeriut me miliona herë që të shpëtojë e të shpërblehet”, shtoi Gjergji.

Ndërkaq, hoxhë Drilon Gashi është pyetur nëse një i krishterë mund të shkojë në xhenet, sipas fesë Islame.

Gashi ka thënë se kjo ka qenë njëra nga tri arsyet pse Bashkësia Islame e Kosovës, e ka përjashtuar nga puna.

“Unë e kam një teori e cila thotë se ata që nuk e besojnë sheriatin e profetit, Muhamed, për shumë arsye, ka mundësi teorike, praktike, logjike, fetare për me qenë banorë të xhennetit (parajses), në botën tjetër”, tha ai.

Ai theksoi se edhe katolikët mund të shkojnë në xhenet.

“Me iu përgjigj kësaj pyetje me Ajet Kuranor, Zoti në kaptinën e dytë me radhë në Kur’an, vargu 62 thotë “s’ka dyshim se në të vërtetë ata që ishin myslimanë, ata që ishin jahudi, ata që janë të krishterë,…, kush besoi prej tyre Zotin dhe ditën e fundit, le të bëjë vepra të mira – për ta nuk ka frikë e as dëshpërim dhe shpërblimi i tyre është te Zoti”, tha Gashi.

Tutje është biseduar edhe për festat fetare dhe harmoninë në respektimin e tyre mes diversitetit fetar në Kosovë.

Përgjigjen mund ta gjeni në minutën e 50-të të intervistës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat