Udhëzimet e Profetit Muhamed në zgjidhjen e konflikteve personale dhe mbarë njerëzore

Religjion

Udhëzimet e Profetit Muhamed në zgjidhjen e konflikteve personale dhe mbarë njerëzore

Nga: Rexhep Torte Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Rexhep Torte

Profeti Muhamed është personalitet shembullor i papërsëritshëm njerëzor për paqe, fisnikëri, tolerancë, mëshirë, bamirësi dhe harmoni mbarë njerëzore.

Tepër të gabuara janë stereotipet, paragjykimet dh anatemimet ndaj Profetit Muhamed, që i kanë krijuar apo i krijojnë jomyslimanët mediokër dhe dashakeq.

Ata që kanë qëndrime të gabuara ndaj personalitetit të Profetit Muhamed kanë probleme me mendjen e tyre, me krakterin dhe moralin e tyre të dobët.

Dijetarët më eminentë të Fesë Islame thonë se prezentimi i pastër dhe i ploteë i personalitetit të Profetit Muhamed, është mënyra më e efektshme për mposhtjen e këtyre stereotipeve, paragjykimeve dhe anatemimeve që vijnë nga jomyslimanët mediokër dhe dashakeq.

Majkël Hart, historian amerikan, në librin e tij “The 100, a ranking of the most influential person in history” (100 njerëzit më me ndikim në histori), e ka vendosur Profetin Muhamedi, të dërguarin e All-llahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht do të habiten shumë për këtë përzgjedhje dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai është udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar , dhe pas kalimit të 13 shekujve nga vdekja e tij, ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetëi fuqishëm dhe i freskët”.

Falenderimi i takon Allahut dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të ligave të vetes s’onë dhe prej veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se Allahu është një dhe se Profeti Muhamed është i dërguari i tij.

Thënia e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit Muhamed. Veprat më të liga janë ato të shpikurat që çojnë në lajthitje dhe lajthitja çon në zjarr.

Bekir Halimi, studjues i Fesë Islame dhe autor ilibrit me titull “ I këtillë ishte Muhamedi Sal-la lallahu Alejhi Vesel-lem”, ka dhënë një kontribut i vyer për vërtetësinë e personalitetit të Profetit Muhamed mbështetutr në fakte Kur’anore, të dijetarëve dhe të biografëve që flasin për jetën, pamjen, virtytet dhe veprimtarinë e Profetit Muhamed.

Fytyra e Profetit Muhamed ishte e bukur, e rrumbullakët, e ndritshme dhe e bardhë në të kuqe që shkëlqente si një copë e Hënës. Ballin e kishte të gjerë që vetëtinte si dielli. Djersët e tij në fytyrë dukeshin si margaritarë dhe era e djersëve ishte më e këndshme se myshku.

Kur zemërohej, dukej sikur shega ta kishte derdhur ngjyrën e vet në faqet e tij të llëmuara. Vetullat i kishte si hark por jo të bashkuara. Sytë i kishte të mëdhenj, e bardha e syrit e përzier me të kuqe, beben e syrit e kishte shum të zezë dhe qerpikët të gjatë e të dendur.

Gojën e kishte të bukur dhe të madhe. Kur buzëqeshte dhëmbët e tij dukeshin si margaritarë. Mjekrën e kishte të bukur e të dendur, që i mbulonte fytin dhe një pjesë të gjoksit. Ballin e kishte të gjerë, kokën e madhe dhe qafën e gjatë. Flokët i kishte pak kaçurela të ndara në mes.

Gjymtyrët, shpatullat dhe gjunjët i kishte të mëdha. Duart i kishte më të buta se mëndafshi. Trupi i tij ishte i drejtë, i fortë jo shumë i shëndoshë, nga shoqëruesit e tij dukej më i gjatë. Profeti Muhamed ecjen e kishte të shpejtë. Këmbët në tokë i vinte plotësisht sepse i kishte të shtruara. Kur dëshironte të shihte anash kthehej me tërë trupin. Ecte lehtë dhe shpejt.

Profeti Muhamed fliste qartë, rrjedhshëm dhe kuptueshëm. Allahu ia kishte dhënë mundësinë që me pak fjalë të shprehte shumë kuptime. Personaliteti i tij mbështetej në parimet e veta dhe qëndrueshmërinë e tij në këto parime, të stolisura me moral të lartë, sjellje korrekte me dashamirët dhe miqtë, modesti dhe thjeshtësi larg çdo komplikimi dhe shtirjeje.

U mbeti besnik tërë jetës parimeve të veta, e kumtoi shpalljen hyjnore dhe i përhapi mësimet fisnike, të cilat shumica e atyre që e armiqësojnë dhe e ofendojnë nuk i njohin këto mësime fisnike.

Profeti Muhamed i ka të përmbëledhura të gjitha tiparet e mirësisë dhe të gjitha tiparet e plota njerëzore, që i shpresojnë dhe dëshirojnë njerëzit e mençur, që janë në përputhje me natyrën e njeriut.

Profeti Muhamed ishte burim i dashurisë, ngrohtësisë së ndjenjave, emocioneve dhe dhembshurisë për familjn e vet.

Edhe pse kishte obligime dhe detyra të mëdha e me përgjegjësi, si kryetar shteti, komandant ushtrie, udherrëfyes shpirtëror dhe i moralit të popullit të vet, ai nuk neglizhonte të jetë i dashur dhe i afërt me familjen e vet, duke u ndihmuar grave edhe në punët e shtëpisë.

Profeti Muhamed e respektonte të vertetën dhe drejtësinë dhe gjykonte sipas tyre. I dobëti trajtohej si i fuqishmi derisa ta merrte hakun e vet, kurse i fuqishmi trajtohej si i dobëti derisa të merrej haku nga ai.

Fisi Mahzum kishte kërkuar ndërmjetësim te Profeti Muhamed për ta shpëtuar nga dënimi nje grua që kishte vjedhur. Profeti Muhamed i hidhëruar nga ky gjest, tha: ” Pasha Allahun , nëse Fatimeja , bija e Muhamedit do të kishte vjedhur, do t’ia kisha prerë dorën”.

Profeti Muhamed dallohej shumë edhe për nga morali i lartë me të afërmit dhe të largëtit, me miqtë dhe armiqtë. Njerëzit i takonte me buzëqeshje dhe gojëëmbël, të keqen e kthente me të mirë dhe nuk merrej me punë të ulëta.

Kur ithtarët e tij kërkuan nga Profeti Muhamed që të lutet kundër idhujtarëve, ai u përhgjigj, “Nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë”.

Para 14 shekujve kur Profeti Muhamed ishte kryetar shteti, kishte pushtet dhe fuqi dhe kishte shokë dhe ithtarë që ishin të gatshëm të bëjnë ç’mos për ta mbrojtur, disa çifutë dashakeq kinse po e përshëndesin i thanë Profetit Muhamed “ Vdekja qoftë për ty”, ndërsa Profeti Muhamed ua ktheu përgjigjen , “Edhe për Ju’. Kur e dëgjoi Aisheja bashkëshortja e tij këtë reagim të butë u nevrikos tejmase , dhe u dha përgjigje me mallkime dhe ofendime çifutëve. Profeti Muhamed reagoi ndaj kësaj sjellje të Aishes, duke i thënë , “ Ngadalë o Aishe , sepse Allahu e do mirësinë në të gjitha çështjet”.

Sot ka njerëz mediokër dhe dashakeq që e akuzojnë Profetin Muhamed se gjoja ka qenë kundër shkencës dhe civilizimit. Mirëpo e vërteta është se Profeti Muhamed ishte ai që i vendosi themelet e shkencës dhe të civilizimit, mbi të cilat u ngrit Shteti Islam dhe e ngjalli rruzullin tokësor për shekuj me radhë.

Profeti Muhamed është pishtar i shkencës dhe civilizimit, sepse edhe fjala e parë e Kur’anit që iu shpal është “IKRE” (LexO).

Me këtë rast nuk duhet lënë pa ërmendur edhe ngritjen e universiteteve dhe bibliotekave të mëdha në Bagdad, Kajro, Kajrevan, Andaluzi (Spanjë) dhe kujdesin për shkencën dhe shkencëtarët, sa që në kohën e Harun Rashidit përkthimi i një libri dhe përpilimi i tij paguhej me flori, aqë sa peshonte libri, aqë flori i jepej autorit.

Myslimanët për fat të keq sot janë në një gjendje të mjerueshme dhe në prapambetje, për vetë faktin se janë larguar nga Feja e Profetit Muhamed, për shkak të kolonializimit dhe okupimit euro-amerikan, dhe për shkak të instalimit të qeverive kukulla të cilat pengojnë çdo zhvillim dhe ringjallje shkencore e civilizuese.

Profeti Muhamed para 14 shekujve tregoi mëshirë sdhe respekt ndaj femrave. Para ardhjes së Profetit Muhamed gruaja nuk kishte aspak të drejta, nënçmohej, poshtërohej, madje edhe varrosëj e gjallë.

Profeti Muhamed gruas ia dha lirinë dhe jetën normale, duke e konsideruar dhe nderuar të barabartë me mashkullin. Sjellja e mirë ndaj femrës u bë kriter i mirësisë së pasuesve të tij , duke thenë, “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të veta”. “ Besimtarë më të mirë janë ata që kanë moralin më të mirë, kurse më të mirët në mesin e tyre janë ata, që janë më të mirë ndaj grave të tyre”. “Silluni butë me gratë, sepse janë shumë të ndjeshme”, “ Ua ndaloj kategorikisht të nëpërkëmbni të drejtat e dy të dobtëve: jetimit dhe gruas”. Profeti Muhamed edhe në momentin e fundtit të jetës së tij e dha amanetin , “Ju porosis që të silleni mirë me gratë”.

Profeti Muhamed nuk ishte i mëshirshëm vetëm ndaj ithtarëve të vet , por ishte i mëshirshëm edhe ndaj kundërshtarëve të vet qofshin hebrenjë apo të krishterë.

Një fqinj çifut çdo ditë para shtëpisë së Profetit Muhamed hidhte mbeturina. Profeti Muhamed këtë vepër të keqë nuk e përballonte me ashpërsi, por e pastronte këtë bërllok, sepse jetonte për qëllime fisnike dhe mendonte për shpëtimin e njerëzimit nga vështirësitë.

Një ditë hedhja e bërllokut u ndërpre dhe Profeti Muhamed shkoi ta vizitojë çifutin në shtëpi ku e gjeti të sëmurë. Kjo vizitë e befasoi për së miri çifutin, i cili pa mëdyshje hyri në fenë Islame.

Kjo tregon për mëshirën dhe dhemshurinë e Profetit Muhamed edhe ndaj njeriut që i nxitrrte lloj lloj pengesash me bërllokun.

Profeti Muhamed nuk ishte i ashpër dhe i vrazhdët. Idhujtarët e munduan, e keqtrajtuan, e internuan, mirëpo këto sjellje të tyre Profeti Muhamed i ktheu në bamirësi, mëshirë dhe kujdesej shumë që ata të udhëzohen.

Kur Profeti Muhamed shkoi në Taifi për t’i ftuar idhujtarët në Islam, në shpëtim, ata e refuzuan dhe e gurëzuan duke e përgjakur. Kur arrijti Xhibrili me melekët të hakmerren, Profeti Muhamed dha një përgjigje që ka hy në histori, ”Allahu im, falja popullit tim, sepse këta nuk dijnë”.

Profeti Muhamed ishte komandant i respektuar, shok i dashur, dhe i lartësuar me nderim dhe që askush nuk ia kundërshtonte urdhërin. Profeti Muhamed i donte të fukarenjtë, kishte dhembshuri ndaj tyre, rinte me ta , bisedonte, solidarizohej dhe mundohej ta fus gëzimin në zemrat e tyre.

I huaji që vinte nga larg kishte të drejtë për ushqim, veshmbahje , strehim , punë, shëndet dhe arsim.

Popujt në botën e sotme kanë nevojë të madhe për një administratë të mbikëqyrur nga sistëmi moral , që i lehtëson marrëdhëniet midis njerëzve, dhe i jep secilit hakun e vet, që të mos humbin kohë pas procedurave të komplikuara dhe të drejtave të cënuara.

Profeti Muhamed ishte mëshirë për të gjithë. Baza e administratës së Profetit Muhamed ishte lehtësimi i procedurave, duke i urdhëruar nëpunësit që të jenë të pastër e të moralshëm në sjelljenn e tyre me njerëzit.

Kur i dërgoi në Jemen Muadhin dhe Ebu Musa Eshariun si gjykatës u tha,” Përgëzoni dhe mos largoni dhe mos vështirësoni”.

Administrata e Profetit Muhamed kishte seriozitetin dhe vendosmërinë, duke ndaluar kategorikisht që të përcaktohet nëpunës një person, duke pasur të tjerë më të aftë se ai. Administrata e Profetit Muhamed ishte shumë e vendosur në llogaridhënie të nëpunësve dhe atyre që bëjnë lëshime gjatë punës.

Profeti Muhamed thoshte, “ Një dëniim shumë i madh i pret ata që mashtrojnë me veprimet e tyre , dhe ky dënim është privimi nga Xheneti, me të cilin i ka përgëzuar të gjithë njerëzit.

Profeti Muhamed kishte mëshirë edhe ndaj kafshëve dhe shpezëve, duke ndaluar që kafsha të ngarkohej më shumë se mund të mbajë. Ndaloi që kafshës t’i t’i jepej pak ushqim, ndaloi që kafsha të vritet pa të drejtë, ndaloi që kafsha të bëhej shënjestër stërvitjeje për gjuetarë, sepse kjo ishte keqtrajtim i kafshëve.

Profeti Muhamed e ndaloi që njerëzit të bëjnë gara për argëtim duke i vënë të kacafyten kafshët etj. Mëshirë të njejtë Profeti Muhamed kishte edhe për shpendët.

Duke urdhëruar me ithtarët e tij Profeti Muhamed vërejti se ithtarët i kishin marrë nga çerdhja zogjtë e një bylbyli, dhe urdhëroi që zogjtë të kthehen në çerdhen bilbilit të trishtuar.

Profeti Muhamed ka arritur të ofrojë një organizim preciz dhe homogjen, ku gërshetohen kërkesat e shpirtit me ato të trupit. I solli diçka të re borës, ku përzihen gjërat shpirtërore me ato materiale në një harmoni aqë të përkryer sa që nuk ishte parë më heret, duke ndërtur një shtet ku s’ka jetë pa fe dhe nje fe që është e aftë të krijojë një shtet të drejtë.

Profeti Muhamed arrijti t’i shërojë plagët e shpirtit , që i kishte shkaktuar jeta materialiste dhe ta mbush zbrazëtinë e shkaktuar nga largimi i njerëzve ndaj kujdësit për shpirtin.

Profeti Muhamed ishte një mësues i sinqertë shpirtëror, një politikan i pastër dhe një qeveritar i drejtë.. Kjo i ndihmoi t’i bashkojë shumë fise të ehra dhe që ishin në luftë mes tyre, duke ndërtuar lavdinë dhe duke ngritur jetën nën flamurin e besimit në Allahun.

Ajo që e dallonte jetën e Profetin Muhamed dhe fenë e tij prej feve dhe ideologjive tjera ishin mësimet e prera, që ua kishte dhënë ithtarëve të vet, që të kujdesen për pastërtinë dhe ta ruajnë ambientin.

Profeti Muhamed i mësoi pasuesit e tij që t’i lajnë gjymtyrët e trupit,, fytyrën, hundën, gojën, duart, këmbët pesë herë në ditë, ndërsa larjen e trupit sa më shumë, por së paku një herë në javë, dhe sa herë që njeriu bëhet xhunub.

Profeti Muhamed ka këshilluar që të mos ndoten vendet me meturina afër njerëzve. I ka mësuar myslimanët të pastrohen pas kryerjes së nevojës. I ka mësur t’i pastrojnë rrobat nga ndytësirat.

Profeti Muhamed para 14 shekujve ua ka mësuar myslimanëve parimin e karantinës, që të mos hyjnë e dalin nga një vend ku ka epidemi, që edhe sot karantinimi është bërë i domosdoshëm për mbrojtjen nga KOVID-19 që e ka pllakosur botën.

Profeti Muhamed tërë këto aktivitete i ka berë për ta mbrojtur shëndetin e njerëzimit.

Profeti Muhamed gjërat më të preferuara i kishte parfumin, shijen e lartë për veshmbathje, në një botë ku jjerëzit jetonin larg pastërtisë dhe stolisjes.

Njeriu që sot jeton në një kohë me shumë presione shoqërore dhe sëmundje psikike, ka nevojë të madhe për një buzëqeshje të ngjashme me atë të Profetit Muhemed dhe të pasuesve të tij, për t’i kaluar vështirësitë e jetës dhe presionet e shoqërisë që shkaktojnë kriza psikike, që e vështirësojnë jetën e njeriut, duke e rrezikuar lumturinnë dhe rehatinë shpirtërore.

Profeti Muhamed e preferonte lehtësimin për njerëzit dhe nuk e donte vështirësimin e punëve për njerëzit, ai thoshte, “ Përgëzoni dhe mos largoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”., “Jeni dërguar që të lehtësoni e jo që të vështirësoni”.

Në historinë e njerëzimit hasim personaklitete dhe udhëheqës, të cilët gjatë fitoreve apo humbjeve të tyre, si cilësi të përbashkët e kanë patur hakmarrjen, cilësi e cila nuk është e pranishme te Pejngamberët e Allahut.

Profeti Muhamed është shembulli më bindës ne këtë drejtim. Edhe pse ishte i dëbuar nga Mekeja , edhe pse i ishin uzurpur pronat dhe pasuria, edhe pse ishte lënduar rëndë gjatë fillimit të përhapjes së Shpalljes Hyjnore, edhe pse kishte pësuar edhe shumë peripeci tjera, ai kur hyri si ngadhnjimtar dhe fitimtar në Meke, madhështia e personalitetit të tij nuk e lejuan që të hakmerret, por e fali secilin që i kishte bërë zullum.

Profeti Muhamed bëri amnisti të përgjithshme, edhe pse kishte mundësi të hakmerret ashpër ndaj ndaj keqbërësve.

Profeti Muhamed u tha të gjithëve një fjali që ka hy në histori, “ Shkoni se jeni të lirë”. Kështu Profeti Muhamed i edukonte ithtarët e vet që të pasurohen me moral të lartë dhe të çlirohen nga përkufizimet subjektive egoiste.

Allahu i Madhërishëm për këtë sjellje e ka urdhërur Profetin Muhamed edhe në Kur’an, “ Ti (Muhamed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve”.

Profeti Muhamed sillej si njeri i rëndomtë dhe veprimet e përditshme bënin pjesë në personalitetin e tij. Kështu që edhe sporti ishte pjesë përbërëse e jetës së tij. Ai merrej me vrapim, mundje dhe kalorësi, dhe i nxiste edhe shokët që të merren me sport për ta forcuar trupin dhe për tu argëtuar në dobi të shoqërisë, duke mos shkaktuar dëme në pasuri, në shpirt dhe në moral.

Profeti Muhamed në mes të shkretëtirës, në një vend që nuk njihte civilizim dhe qytetërim ndërtoi një sistem arkitektonik superior të dalluar, duke marrë në konsideratë interesin e shtetit dhe të shoqërisë .

Xhamia ishte qendra e kryeqytetit, aty ishte qendra e udhëheqjes dhe e tubimeve gjatë ndodhive të rëndësishme dhe emergjente.

Xhamia ishte edhe strehimore e të varfërve derisa shteti dhe shoqatat humanitare tu siguronin ushqim, veshmbathje dhe strehim. Ishte strehimore edhe për të huajt që që vinin nga jashtë. Planifikimi urbanistik asokohe parashihte ndërtimin e çarshisë dhe tregut përreth xhamisë, që të jetë më lehtë për tregtarët dhe blerësit, si edhe komunikimi me xhaminë dhe faljen e namazit.

Në qytetin e Profetit Muhamed populli ishte një tërësi e lidhur mes vete dhe të gjithë informoheshin për ndodhitë pa asnjë dallim.

Studjuesit habiteshin me aftësitë e mëdha të Profetit Muhamed, për ta shndërruar një popull të pashkolluar që nuk dinte shkrim e lexim në një popull që mburrej me dijen dhe dijetarët që zunë pozita shumë të larta në shtet dhe shoqëri.

Kjo tregon se Profeti Muhamed ka patur aftësi të madhe pedagogjike, ka qenë orator elokuent, ligjërues i mrekullueshëm dhe pedagog i suksesshëm.

Profeti Muhamed i stimulonte vazhdimisht ithtarët e tij që ta shtojnë diapazonin e dijes së tyre , duke u thënë, “Kërkimi i dijes është detyrim i çdo myslimani”.

Profeti Muhamed me sjelljet e tij me mirësi e mëshirë dallohej edhe në luftë, edhe atëherë kur duhej të tregonte ashpërsi e vrazhdësi.

Profeti Muhamed me moralin e tij fisnik dhe mësimet e larta të zbritura nga Allahu, pa marrë parasysh kush ishte armiku i vet nuk e thyente marrëveshjen derisa nuk e thyente pala tjetër.

Pa marrë parasysh kush e kishte epërsinë në luftë ai nuk i keqtrajtonte të plagosurit e as robërit, nuk i masakronte kufomat e tyre, madje edhe ushtarëve të vet ua ndalonte që të bëjnë kësi veprimesh pa marrë parasysh se çfarë ndodhte, duke i dhënë njerëzimit shembuj fisnikë të sjelljes korrekte gjatë luftës.

Në një prej betejave vendimtare ku luftonte edhe Profeti Muhamed, Aliu radijAllahu anhu, vërrejti një ushtar të mbuluar në kokë, duke i masakruar kufomat, dhe këtë vepër e bëri edhe ndaj Hamzasë radijAlllahu anhu.

Kjo pamje e nervozoi shumë këtë komandant dhe vendosi t’i hakmerret këtij ushtari armik duke e zhdukur. Kur iu afrua u befasua, se ky ushtar nuk ishte burrë, por ishte një grua e veshur me rroba burri.

Kjo gjë e vuri në dilemë . A të hakmerret apo ta falë, ngadhnjeu falja, e cila ishte rezultat i edukimit nga Profeti Muhamed.

Çfarë madhështie është kjo ?! Ç’farë sespekti i madh është ky ndaj gruas, edhe kur është në radhët e armikut . Kjo është madhështia e Profetit Muhamed dhe e shokëve të tij.

Sot edhe pse ka marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare, sërish robërit e luftës persekutohen dhe keqtrajtohen fizikisht dhe psikikisht, dhe u shkelen të drejtat njerëzore në mënyrë flagrante.

Profeti Muhamed që para 14 shekujve i përcaktoi botës një metodologji humane njerëzore për sjelljet ndaj robërve të luftës, të cilën po ta zbatonim sot do të dilnim nga kriza e robërve të luftës në të cilën ndodhemi.

Profeti Muhamed e ka ndaluar kategorikisht, që të shkelen të drejtat e robërve të luftës pa marrë parasysh arsyetimet e ndryshme. Sipas mësimeve të Profetit Muhamed, nuk lejohet që robërit të keqtrajtohen fizikisht e psikikisht , nuk lejohet të shahen, ofendohen , t’u ndërpritet ushqimi dhe uji.

Këto sjellje përmenden edhe Kur’anin Famëlartë, ku përshkruhen ithtarëte Profetit Muhamed, ku thuhet se “ Ata janë që për hir të Tij u japin ushqimtë varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër”.

Profeti Muhamed është shembulli më i mirë kundër luftërave të pamoralshme, ku shkilen të drejtat e robërve të luftës, gjë që tregon për mirësinë e karakterit dhe të virtyteve te tij, për çka mund të shkruhen libra të pafund.

Këto janë mesazhet që dalin nga ky libër për jetën dhe veprimtarinë e Profetii Muhamed, mbi bazën e Kur’anit, të dijetarëve dhe të biografëve të Profetit Muhamed, të këtij personaliteti njerëzor shembëlltyre të papërsëritshme, që duhet t’i dijë çdo mysliman dhe jomysliman për ta thënë të vërtetën për Profetin Muhamed.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat