Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë "Trojet e Arbrit " uron Festën e Pashkëve - Bota Sot
Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë "Trojet e Arbrit " uron Festën e Pashkëve

Religjion

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë "Trojet e Arbrit " uron Festën e Pashkëve

Më: 14 prill 2017 Në ora: 12:26
Urim i Shoqatës së Intelektualëve Gjthshqiptarë "Trojet e Arbrit"

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë "Trojet e Arbrit " iu uron gjithë shqiptareve te krishter anë e kënd trojeve shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare Festën e Pashkëve. Kjo festë simbolizon për shqiptarët ringjalljen shpirtërore në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Simbolizon forcën e bashkimit për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur.Koha në të cilën po kalojmë është një kohë kur një pjesë e shqiptarëve e kanë humbur orjentimin shpirtëror dhe kombëtar. Shoqata "Trojet e Arbrit " fton të gjithë shqiptarët pa dallim që të kultivojnë në vepër tolerancën ndërfetare mbrenda shqiptare dhe t'i thonë stop gjerave të mbrapshta se dikur do të jetë shumë vonë. Ardhja e kohës së ruajtjes së Kishave  

Shqiptare me polici është një shenjë e keqe e marrëzisë në Trojet tona Etnike Shqiptare.Gjithashtu urojmë të gjithë Intelektualët të cilët për trembëdhjet vjet na përkrahën në rrugën e orjentimit të drejtë shkencor dhe kombtarë. Urojmë që Festa e Pashkëve të kaloj në qetsi të plotë dhe familjet që festojnë të kenë gëzime,paqe, harmoni dhe lumturi në mesin familjar!

Nue Oroshi Kryetar, Ermelinda Kashah Nënkryetare

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera