25 vjet dhe është vetëm fillimi...

Religjion

25 vjet dhe është vetëm fillimi...

Nga: Leonora Laçi Më: 17 korrik 2017 Në ora: 20:19
Dom Anton Kçira

E nisa me këtë frazë motivuese, si mesazh premtues për të ardhmen, këtë e pash të shkruar në një nga afishimet në oborrin e kishës katolike të Pukës, dhe po e vendosi si kryeartikull sepse vërtetë ishte vetëm fillimi, pse-n do e gjeni në brendësi të këtij shkrimi.

Me datën 16 korrik isha në Pukë për të ndjekur nga afër meshën dhe festimet e jubileut të 25 vjetorit të hapjes së Kishës Katolike në Pukë dhe ardhjen e Motrave të Nanës Terezë ( tashmë shenjtresh) në Pukë.

Ndonëse meskorriku, kjo e diel ishte e freskët. Sa herë udhëtoj për në Pukë kam kënaqësi, aq më tepër kur shoh që në Pukë po bëhen përparime e punime infrastrukturore, dhe rinia pukjane po shkollohet në universitete të ndryshme, pasi vetëm nëpërmjet dijes e arsimimit mund të përparoj një vend.

Image

 Ndërkohë që mesha e 25-vjetorit ishte në 17:00 të pasdites, përfitova nga rasti që të gjendesha në Kishën e Kçirës, për herë të parë, ku ndoqa meshën e predikimin e orës 11:00. Kisha ishte e rrethuar nga gjelbërimi dhe pemëtari.

Teksa zbrisja në Kishën e Kçirës, më zunë sytë një tabelë ku shkruante “Rruga At Paulin Markgjokaj u lind në 26 shtator 1908 në Kçirë vdiq me 30 korrik 1975 në Vjenë të Austrisë”.

Me të mbërritur në oborrin e Kishës, që për mua ishte hera e parë që e vizitoja, shoh të shkruar se: “Kjo Kishë u dhurua nga Dom Anton Kçira”, gëzimi ishte i dyfishtë, ndërkohë që Dom Anton Kçira pas dy dekadave u gjend në atë kishë tashmë duke mbajt meshë dhe predikim, e unë isha  dëshmitare e kësaj ngjarjeje.

Dom Antoni ishte i ftuar nga Dom Giovani Fiocchi, famullitar i Kishës katolike ne Puke për të kremtuar 25 vjetorin jubilar të hapjes së Kishës Katolike aty dhe ardhjen e Motrave të Nanes Terezë.

Image

Dom Antoni shprehet se: “Pata fatin te predikoja në këtë Kishë dhe u ndjeva i emocionuar nga pritja dhe respekti qe treguan banoret të cilët mbushën stolat e Kishës dhe  se një prift i mirë dhe puna e tij del në pah me besimtarët që shkojnë në Kishë,  merita e kësaj i takon dom Giovanit”.

Dom Giovani, prifti italian i cili flet një shqipe perfekte, shërben prej 18 vitesh në Pukë dhe ka bërë një punë admiruese jo vetëm për përçimin e fjalës së Zotit por dhe si një shembull sesi duhet punuar dhe shfrytëzuar natyra dhe te mirat e saj për banoret vendas, i cili kishte krijuar punishte për përpunimin e produkteve vendase.

Në fjalën predikuese përveç meshës, Dom Antoni tha: “Shume prej jush jeni dëshmitaret e territ dhe dëshmitaret e dritës. Dëshmitaret e territ, koha e komunizmit pa fe e pa Zot, vuajtjet e juaja te pashpjegueshme te cilat nuk ka fjalë që mund t’i përshkruaj. Dëshmitarët e dritës jeni ju te rinjtë që keni jetuar demokracinë. Në kohen kur unë erdha në Kçirë në 1994, këtu vendi ishte i shkretë, e tani me punën e palodhur te dom Giovanit dhe juve, kjo zonë po lulëzon dita ditës.

Image

 Pas meshës Dom Giovani na qoi në punishtet ku bëheshin prodhimet vendase.

Pasdite ndoqëm meshën në ora 17:00, ku Dom Antoni u takua me Nuncin Apostolik Charls Braun, Ipeshkvin e Sapës Mons.Simonin, përfaqësues të klerit mysliman e besimtarë.

Pas meshës solemne u zhvillua dhe një aktivitet artistik. Dom Giovani u shpreh:- “Se duhet të shërbej ky 25 vjetor për të ngritur një pyetje të madhe se a ka Puka nevoje për një Kishe te madhe ?! Si dhe duhet punuar në këtë drejtim që të tjera përvjetore ta gjejnë popullin besimtar katolik te Pukës me kishën e re”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat