Takim brezash

Reportazhe

Takim brezash

Nga: Bashkim Saliasi Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:42
Bashkim Saliasi, Viron Kona, Prof. Murat Gecaj, Dhimitër Xhonga e Sejdo Harka

Midis miqsh ndihesh krenar kur të mirëkuptojnë dhe kontribuojnë me mirësitë e tyre duke dhuruar mirësi. Takimi radhës i takoi miqve të hershëm me të cilët na bashkojë gazeta “Mësuesi”, organ i MAS, të asaj kohe. Meritë e veçantë, që na njohu me shkrimtarët dhe artistë, si brenda Tiranës, anë e kënd Shqipërisë, Kosovës dhe deri në Diasporë, i takon shkrimtarit, mikut tonë më të mirë të jetës që kemi njohur, Viron Kona. Ky nuk është vetëm mendimi im, por edhe i miqve të mi Kadri Tarelli, Delo Isufi, Ndue Dragusha, Fran Gjoka, Andon Andoni e plotë e plotë të tjerë që në bisedat tona shprehen me konsideratë të lartë për figurën dhe vlerat artistike të krijimtarisë së shkrimtarit V. Kona që është ndër shkrimtarët modernë të kohës.

1.

Gazeta “Mësuesi” na mundësoi që jo vetëm të njiheshim me njëri-tjetrin, por edhe të shkëmbenim mendime gjithmonë në të mirë të arsimit dhe kulturës. Mbyllja e gazetës na ligështoi, por nuk na ndau.

Takimet e herëpashershme më shkrimtarët me banim në Tiranë, Durrës, Lezhë, Kosovë, e deri në Suedinë e largët,  shtuan më shumë rrethin e miqve dhe shokëve dashamirës të letërsisë dhe të artit.


“Mësuesi”, si të thuash, u bë jo vetëm një tribunë e zërit të mësuesve dhe njerëzve të arsimit në përgjithësi, por edhe një mjedis lidhjesh kolegësh, miqsh dhe artistësh me njëri - tjetrin. Në mjediset e asaj gazete hidheshin mendime dhe ide, përhapej përvoja e përparuar e shkollës sonë, skaliteshin portrete mësuesish dhe drejtuesish të arsimit... Nejse, kohë tjetër, “meseleja” të tjera, thotë Andon Andoni, njëri nga kryeredaktorët e asaj gazete emër - bukur.

2.

Dhurimi librave është në fakt një nisëm e ZAK-Kamëz  e pasuar nga shkolla 9-vjeçare “Vëllazërimi” e ku, unë, autori i këtij artikulli, kam nderin të jem njëri nga zëvendësdrejtorët. E, në vijim të nismës në fjalë, ne shkëmbejmë libra, pasurojmë pareshtur bibliotekën tonë të shkollës që drejton prej vitesh suksesshëm Merita Penga, e cila me pasionin dhe këmbënguljen e saj synon  ta arrijë që çdo klasë e shkollës të ketë bibliotekën e saj. Prandaj sot, cilido që do të vizitonte shkollën tonë, do të shohë në çdo kat të saj nga një mini-bibliotekë, që mban brenda saj jo më pak se 50-60 libra.

 Çdo javë me ardhjen e pranverës dhe lidhjen e frutave edhe biblioteka jonë pasurohet me vlera dhe super vlera nga krijimtaria e miqve dhe shokëve që njohim dhe respektojmë njëri-tjetrin pa kurrfarë shpërblimi.

2.

Të premte pasdite fola me të gjithë miqtë e mi Viron Kona, Prof. Murat Gecaj, Përparim Hysi, Sejdo Harka e Bardhyl Xhama.

Përparimi Hysi më premtoj se do më takoj javën që vjen, kurse Bardhyli nuk pati mundësi të vij, por Sejdo më premtoj se Ai do të dhuroj disa kopje dhe ka letërsi shumë të mirë për fëmijë.

Lezetin tavolinës së rrumbullakët ia shtoi Dhimitër Xhonga nga Përmeti që banon në Tiranë prej 72 vjetësh, që nga viti 1948, por ndodhet  në Toronto të Kanadasë.

-Tani, o Dhimitër ti je tiranas, ç’na flet për Përmetin?!-e ngacmon dikush nga ne.

-Jo mor djalë, unë kam lindur në Përmet dhe do vdes Përmetar, pavarësisht që u shkollova, jetova dhe shëtita çdo rrugicë të Tiranës.

Një bisedë e përzemërt, midis krijuesish. Ajo që mua më ka mbetur në mendje dhe dua ta shpreh është se kam që nga viti 2007 e deri më sot midis nesh nuk dëgjon asnjë muhabet tjetër, por vetëm për gazetarinë, letërsinë dhe artin flitet pothuaj gjatë gjithë kohës.

Prof. Murati edhe pse i sëmurë erdhi i ngarkuar me librat e tij dhe gjithë dashamirësi m`u drejtua:

-Bashkim, të përgëzojë për këtë punë të shkëlqyer që po bënë për pasurimin e bibliotekës së shkollës.

E falënderova Profesorin jo vetëm në emrin tim, por edhe të drejtores Merita Prenga.

-Para se të porosisim kafen, dua të bëjmë një foto kujtim me ju miqtë e mi, - u propozova dhe ata u treguan të gatshëm në momentin që po më tregonin librat në tavolinë në lokalin GalanxMe miqtë e mi të nderuar dhe respektuar Sejdo Harka, Viron Kona, Profesor Murat Gecaj dhe Bashkim Dhimitër Xhonga

Dhuratë për shkollën “Vëllazërimi” të botimeve të tyre dhe miqve. Respekte për ju dhe penën tuaj. Faleminderit dhe në emër të drejtoresha së shkollës “Vëllazërimi” znj. Merita Prenga. Respekte

-Kush ishte i pari që të dhuroj libra për shkollën tuaj,- pyeti Profesor Murati?!

-Që të jem i sinqertë prof. Murati, i pari dhe deri më sot sa herë që takohemi miku ynë i mirë nga Vlora, jo vetëm fal mirësi nga librat e tij, por sa herë që takohemi me miq e shokë si sot, përsëri sjell nga 10 libra se aq ka mundësi të mbaj...

Vironi buzëqesh y

Mdhe me atë zërin e ëmbël dhe dashamirësin e tij hidhet e thotë:

-Prapë do të sjell libra Bashkim!

-Ja siç e shikon edhe sot nuk kam ardhur duarbosh, por si nga hera marrë aq sa  kam mundësi të ngre.

-Ju falënderoj miqtë e mi dhe ndihem krenar që ju kam njohur, lexuar dhe dëgjuar gjatë gjithë këtyre viteve njohje së bashku.

Sejdo erdhi pak me vonesë, na takojë dhe, ashtu i qetë dhe pa zhurmë,  ndiqte bisedat tona dhe kur e pa se mbaruam tregoj dhe ai librat e tij që kishte sjell në këtë takim mbresëlënës për të gjithë..

Në një moment pauze e pyes Sejdon nëse vazhdon të punojë?

-Jo, Bashkim nuk mundem më.

Në vijim të bisedës më thotë se të kam sjell botimin tim dhe disa botime të shkrimtarit të paharruar Skënder Hasko.

-Të falënderoj shumë Sejdo dhe do të mundohem që librat e Skënder Haskos t`i ekspozoj në një kënd sa më të dukshëm të bibliotekës së shkollës. Kam pasur rastin të takoheshim në një lokal afër MAS në 2010 ku u zhvillua takimi me shkrimtarët nga Kosova me banim në Suedi Sokol Demaku dhe Batir Latifi, një takim i organizuar nga Viron Kona.

Poeti Skënder Hasko i sëmur aso kohe erdhi nga Vlora në takim. I kam lexuar dhe librat e tij i kam në bibliotekën time, por këto libra që më ke sjell ti Sejdo dhuratë për shkollën e zbukurojnë më shumë bibliotekën e shkollës “Vëllazërimi”.

Takimi jonë zgjati rreth një orë e gjysmë dhe në fund kur u ndamë, kur në fakt  na u duke se kaluam vetëm pesë minuta së bashku.

Bashkim Saliasi Në faqen e facebookut, përshëndeta miqtë e mi. ·

Përshëndetje miqtë e mi artistë, shkrimtarë, publicistë dashamirësit e letërsisë dhe të kulturës! Ju falënderoj shumë për vullnetin e mirë që po tregoni në dhurimin e veprave tuaja në pasurimin e Bibliotekës së shkollës “Vëllazërimi” Babrru-Fushë Tiranë. Sot radha i takoj prof. Murat Gecaj botues, gazetarë, publicist dhe shkrimtar i suksesshëm. Prof. Murati solli botimet e tij dhe të mikut nga Kosova dhe diaspora. Respekte dhe faleminderit Profesor Murati.

Miku im Viron Kona është e treta herë që fal libra nga krijimtaria e tij dhe miqve nga Shqipëria dhe diaspora.

Miku nga Përmeti Sejdo Harka më dhuroi veprën e tij dhe disa libra të shkrimtarit Skënder Hasko. Ju faleminderit shumë miqtë e mi. Ndihem krenar që ju kam njohur dhe rri me ju.

3.

Një takim brilantë me ish gazetarët e gazetës “Mësuesi”

Kështu e  quajta të udhës ta emërtoj takimin tonë midis dy miqve të mi Viron Kona, Andon Andoni dhe unë. Takim brazash, se sikundër shkrova më lartë ne na bashkoi dhe na afrojë më shumë gazeta “Mësuesi” dhe, së bashku kemi qëndruar shpesh herë gjatë këtyre viteve.

 Nuk kishte ditë të mërkurë mos kthehesha nga puna nga shkolla e Valiasit në redaksinë e gazetës “Mësuesi” dhe takoja dy miqtë e mi me të cilët rrallë herë ndaheshim pa pirë kafe dhe diskutuar për problemet e gazetës.

Vironi ka disa vite që ka dal në pension, unë po sivjet e mbyll, kështu që Andoni do edhe disa vite punë, e quajta të udhës me të drejtë “takim brezash”.

Pasi u ndamë me miqtë te lokali Galanxy, së bashku me Vironin rendëm për te lagja “21 Dhjetori”, afër kishës katolike, ku u takuam me Andon Andonin.

Në një letër të bardhë mbante një pako ku kishte tre thesare që me sapo u ulëm në tavolinë, ai, me të folurën e tij karakteristike të dialektit korçar, tha:

-Ja edhe libri im i dhjetë…

E morëm në dorë dhe filluam ta përkëdhelim librin tamam si atë fëmijën e vogël kur lind.

-Të lumtë Andon, suksese në botime të tjera! -e uruam me një gojë së bashku me Vironin.

-Bashkim, - më drejtohet, - sot nuk solla libra të tjerë se nuk kisha makinë, por herën tjetër do të dhuroj disa nga librat e mi  për shkollën tuaj.

-Kur dhe sa të kesh mundësi Andon, - them me dashamirësi miku tim Andon Andoni, të cilin e dua fortë sepse atë që ka, guxon dhe e thotë troç pa doreza.

Biseda jonë rrodhi shumë e ëmbël. Të dy miqtë e mi kishin se çfarë të kujtonin. Në një moment Andonin e mori në telefon babai, Nashua, të cilin e njihte mirë edhe Vironi, pasi i kishte qenë vizitë në shtëpi, atje në fshatin Zicist të Devollit.

Në një moment Andoni u shpreh:

-Pres një lajm të mirë, më duket se libri im për Çerkezin është vlerësuar me çmim nga revista Iliryja në Njw-Jork dhe do zhvillohet një takim te  Muzeu ditën e  shtunë ku dhe ju jeni të ftuar.

-Pa tjetër që do jemi prezentë Andon, -folëm të dy me një gojë.

Ora midis miqsh kalon shpejtë.

-Kam një takim me Bujar Karoshin, - më tregon Andoni,- prandaj s’ndenjëm gjatë se ne kemi se çfarë të tregojmë.

Unë vijova rrugën me thesare nëpër duar, kurse Andoni zbriti te stacioni “Selvia”

Në faqen e facebookut shkrova:

Kujtim i pa harruar me miqtë e mi që na njohu gazeta “Mësuesit”. Me Andon Andonin dhe Viron Kona. Respekt për dy miqtë e mi që më njohën me shumë miq e dashamirës të letërsisë dhe artit. Respekt

 

Në vijim kam kënaqësinë të bashkojë  në këtë reportazh edhe artikullin që shkroi me shumë dashuri për takimin tonë ”Shkëmbejmë libra”, prof. Murat Gecaj. Ky artikull u botua te “Fjala e Lirë” Londër, në faqen e Facebokut, te portali “Zemra shqiptare” dhe shumë portale të tjerë elektronikë.

 

4.

Skicë:

Libra, dhuratë për shkollën 9-vjeçare “Vëllazërimi”…

Nga: Murat Gecaj

1.

Nuk është hera e parë, që krijuesi dhe autor botimesh, Bashkim Saliasi, zv.drejtor i shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi” të kryeqytetit kërkon të takojë kolegë e miq të tij, shkrimtarë, poetë e studiues. Kështu ndodhi edhe të shtunën, kur ai na bashkoi në lokalin “Galaxy”, aty ky fillon Bulevardi i Ri të Kryeqytetit, për të pirë kafe së bashku.

Po, në këto takime të bukura e mbresëlënëse, Bashkimi dëshiron që dhe të kërkojë ndihmën e bashkëpunimin e miqëve të tij botues. Synimi është që bibliotekën e shkollës së tyre ta kenë me sa më shumë botime, nga autorë të ndryshëm dhe nga fusha të ndryshme të diturisë. Sepse, kështu, nxënësit, por dhe mësuesit, gjejnë aty libra më vlerë, të cilët u shërbejnë në procesin mësimor-edukativ, por dhe për veprimtari të ndryshme ose lexime të lira, pra në kohën e pushimit.

Unë e miku V.Kona, ca kohë më parë, kemi patur rastin ta vizitojmë këtë shkollë. Jemi njohur me drejtues, mësues e nxënës të zellshëm e miq të librit dhe kemi marrë pjesë në një veprimtari kulturore, që ishte organizuar mjaft bukur. Sigurisht, ajo nuk ka qenë një rast i shkëputur, sepse veprimtari të tilla, kulturore-artistike, recensione për librat e rinj etj. janë organizuar shpesh herë, duke patur interesimin e posaçëm jo vetëm të Bahkimit, por dhe të vetë drejtoreshës së tanishme, Merita Prenga.

2.

U zgjata paksa, për të treguar që, në takimin e mësipërm, ne dhuruam disa botime tonat, por dhe ndonjë revistë, kolektivit mësues-nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”. Ndër to, ishin dhe botime të shkrimtarit të paharruar, Skënder Hasko.“Do t’i vendosim në një një dollap të posaçëm, ku duken mirë, librat tuaj”-tha Bashkimi, duke buzëqeshur e duke e shprehur kënaqësinë e vetë, me atë buzëqeshjen karakteristike.

Ndërkaq, ne e dinim që edhe Bashkimi shkruan. Bile, më kujtohet që i kam lexuar në dorëshkrim librin me titullin “Ne ishim pesë shokë” (Tiranë ). Kështu edhe kësaj here ai na u përgjigj me dashamirësi, duke na bërë një suprizë të bukur. Pra, secilit nga ne në takim, por dhe për ndonjë mik tjetër, i cili nuk erdhi dot, na dhuroi librin e ri të tij, sigurisht me kushtim, që përmban skica dhe tregime për fëmijët, “Po, gjyshi përse i lexon librat e mi?! ”(Tiranë, 2018).                

Ndërsa më parë ai kishte botuar librat: “Dobrusha, 1700-2010” e “Katër krisma të mallkuara”.

…Minutat në këtë takim kaluan shpejt dhe bisedat tona nuk kishin të mbaruar. Ato ishin, sidomos, për krijimtarinë dhe botimet, jo vetëm tonat, por dhe të kolegëve e miqëve tanë. Me këtë rast, e përshëndetëm nismën e ndërmarrë, për pasurimin e bibliotekës së shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “Vëllazërimi”, me kujdesin e posaçëm të mikut tonë të përbashkët, Bashkim Saliasi.

Por edhe ne u ndjemë mirë, që po jepnim sadopak ndihmesën tonë në përmbushjen e kësaj detyre kaq të vlefshme e të bukur. Me siguri, mësuesit e nxënësit e kësaj shkolle e vlerësojnë dhe e çmojnë dhuratën-libra, që u dërgojnë atyre autorë tanë të ndryshëm.

-Urime dhe të keni një bibliotekë model, e cila të ziejë nga lexuesit e shumtë dhe nga veprimtaritë e larmishme, që do të organizohen aty!            

Tiranë, 13 prill 2019

Po e mbyll këtë reportazh me falënderimin e drejtores së shkollës ‘Vëllazërimi znj. Merita Prenga

Të falënderoj koleg, për vlerësimin dhe shkrimin! Të lumtë! Me punë çdo gjë arrihet! Ju nuk i numëroni vitet që keni mbi kurriz, por gjithmonë veproni si ai studenti i ri që kërkon vazhdimisht risi...Faleminderit miqve tuaj për dhuratën e bukur që i bëjnë shkollës sonë! Mirënjohje dhe respekt për ta!

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat