ISPN për „Ditët e Evropës“ e nderoi me mirënjohje, ambasadorin e Paqes, Dashnim HEBIBI

Reportazhe

ISPN për „Ditët e Evropës“ e nderoi me mirënjohje, ambasadorin e Paqes, Dashnim HEBIBI

Nga: Bekim Hebibi Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:15
Bekim Hebibi, Preshevë

Preshevarit, Dashnim Hebibi, çmimi iu nda për mbrojtjen dhe avancimin e vlerave demokratike euroatlantike, si dhe kontributin e dhënë në kultivimin e vlerave kulturore e kombëtare në diasporë.

Mërgata shqiptare është nderuar dhe po nderohet edhe sot e kësaj dite nga personalite të dëshmuara. Kështu ditë më parë, konkretisht të hënën e 6 majit, filluan edhe ditët e evropës, organizuar nga ISPN me qendrën e saj në Shkup. Ishte Prof.dr.Ylber Sela, organizatori kryesor i këtij evenimenti, drejtori i ISPN, që vraponte lart e poshtë, telefonin gjithnjë afër, duke rregulluar mirënjohjet, duke shikuar sallën e takimit, që pritej moment pas momenti të vijnë musafirët e ftuar. Në zyren e ISPN, që ishte e mbushur me plot libra, kishin ardhur edhe musafirë nga Kosova. Përmes këtij reportazhi, do të përshkruaj ate që nuk e panë kamerat dhe fotoaparatet e medieve të ndryshme që ishin në komunën e Çairit. Profesor Sela, përcolli Mr.sc.Dashnim Hebibi, së bashku me Ass.Prof.Dr. Milaim Fetai, për në zyren e Kryetarit të Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu. Z.Ganiu i mirëpriti z.Hebibi dhe z.Fetai dhe me ta bashkëbisedoi për tema të ndryshme, pa përjashtuar edhe për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës dhe në mërgatë në përgjithësi. Z.Ganiu, vlerësoi lart kontributin që e kanë dhënë dhe që po e japin mërgimtarët tanë për të mirën e kombit. Pas një kafe miqësie dhe bashkëbisedimi vëllazëror, u bë e ditur, se do të jetë në kabinetin e kryetarit të komunës së Çairit edhe musafirë të tjerë, ish ambasadori i Kosovës, z.Ylber Hysa, pastaj edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i punëve të jashtme të RMV-së, Nikolla Dimitrov dhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. Me të arritur musafirët, bashkë me të për disa minuta erdhën edhe gazetarë të shumtë, që merrnin foto dhe inçizonin. Ky takim zgjati 30 minuta dhe ishte një takim vërtet miqësor, që u biseduan tema të ndryshme në të mirë të përgjithshme. Me të përfunduar ky takim, musafirët u drejtuan për në sallën e paraparë për të përcjellur evenimentin e atje ishte Prof.dr.Ylber Sela, që ishte me plot studiues e studentë që pritnin të filloj takimi.  Ishte profesor, Milaim Fetai që e hapi takimin ku ishte i ulur në ballë të sallës i shoqëruar me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xheferi dhe kryetari i komunës së Çairit, z.Visar Ganiu. Aty ishin edhe flamujtë e BE-së, flamuri ynë kombëtarë dhe ai i Maqedonisë së Veriut. Më pastaj e mori fjalën Prof.Dr.Ylber Sela, drejtor i Institutit që përshëndeti të pranishmit dhe musafirët special të këtij evenimenti.  Pra, në kuadër të shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në bashkëpunim me Komunën e Çairit nga data 06 maj, e filloi edicionin e pestë tradicional, kushtuar kësaj dite të rëndësishme, me moton “Ditët e Evropës”, që vazhdoi deri më 9 maj.  

Me këtë rast, drejtori i ISPN, Ylber Sela, shpalosi kulmin e këtij takimi, duke e ftuar edhe Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, që ti dekorojnë pesë personalitete politike, diplomat dhe gazetarë me mirënjohje dhe me plaketë me portretin e humanistes Nënë Tereza) për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm të dhënë në proceset integruese të vendit dhe rajonit. Kryetari i Çairit, gjithashtu e mbajti një fjalë përshëndetëse. Edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, u ndal me disa fjalë për ditët e evropës, ku nga të pranishmit u mirëprit me duatrokitje.

Me këtë çmim u nderuan: zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i punëve të jashtme të RMV-së, Nikolla Dimitrov, gazetares Dijana Toska, gazetarit dhe publicistit nga Lugina e Preshevës, që jeton dhe vepron në Zvicër, Dashnim Hebibi si dhe ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa,

Preshevarit, Dashnim Hebibi, çmimi iu nda për mbrojtjen dhe avancimin e vlerave demokratike euroatlantike, si dhe kontributin e dhënë në kultivimin e vlerave kulturore e kombëtare në diasporë. Që të gjithë që pranuan mirënjohje dhe çmimin, morën fjalën përshëndetëse. Vlenë të përmendet, fjala përshëndetëse e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, i cili e filloi në gjuhën shqipe, pastaj e vazhdoi në gjuhën maqedone dhe krejt në fund dhe përshëndetje në gjuhën shqipe, sa që të gjithë e mirëpritën. E preshevari, Dashnim Hebibi, në fjalën e tij, pasi e pranoi mirënjohjen ndër të tjera tha:

„Të nderuar të pranishëm,

Ndjehem shumë i nderuar që në mesin e shumë personaliteteve të shquara të jetës politike e akademike, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare më ka përfshirë edhe mua për të më ndarë këtë çmim. Në emër të Institutit Helvetik, në kuadër të të cilit jam, por edhe si gazetar i pavarur, po vazhdoj përpjekjet e mia të pakursyera e të sinqerta,  hiq më pak, se njëzetë vjet me radhë, që diaspora shqiptare në Evropë e më gjerë, të fitojë vëmendjen e merituar nga institucionet e shteteve shqiptare në Ballkan. Në veprimtarinë time gazetareske por edhe publicistike, verpimtarët e kulturës dhe çështjes kombëtare nga diaspora, kanë zënë vend meritor. Jam i lumtur që duke vlerësuar kontributit tim modest, përmes këtij çmimi, Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, po e lartëson vlerën e pamohueshme të diasporës shqiptare. Këtë çmim do ta ndaj me të gjithë mërgimtarët, që kurrën e kurrës nuk u ndalën dhe nuk do të ndalen për të mirën e atdheut. Më nderuat mua, mërgatën dhe ate etni shqiptare, pra Luginën e Preshevës, që ka rrit shumë personalite. Ju falemnderit! „.

.Z.Hebibi, pasi e mori çmimin ishte pjesë e fotos së përbashkët me të gjithë të tjerët dhe ishin momente emocionuese nga të gjithë të pranishmit, kur me modesti, musafirët bënin foto edhe me studentët e pranishëm. Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, zëvendës kryeministri për çështje europiane z. Bujar Osmani dhe Prof. Dr. Ylber Sela – Drejtor i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, me të cilët ndamë shpërblimet dhe mirënjohjet studentëve për pjesëmarrje në konkursin letrar me ese për Bashkimin Evropian. Të gjithë bashkë le të kontribuojmë për të realizuar aspiratën tonë të integrimit në BE.  Krejt në fund të ditës së hënë, Prof.Dr. Milaim Fetai dhe Prof.dr.Ylber Sela së bashku me studentë e profesorë të tjerë, u drejtuan tek selia e Institutit dhe aty profesor Sela i njoftoi studentët, se kjo zyre ka plot libra siç po e shihni dhe mundeni të merrni e të përgaditeni për studime. Librat nuk janë për të shitur, pra Instituti nuk ka qëllime përfitimi, por për të ndihmuar brezat e ri. Gjithashtu profesor Sela, njoftoi studentët, se janë të gatshëm me stafin e tij, që ti ndihmojnë studentët për konsulta të ndryshme për studime. Dashnim Hebibi, me këtë rast, u dha edhe edhe nga një libër, konkretisht librin e tij për vizitën historike të Presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, z.Bujar Nishani që i kishte bërë Luginës së Preshevës, një libër që është mirëpritur mirë në Shqipëri e më gjerë dhe me këtë rast, Prof.dr.Ylber Sela dhe Prof.Dr.Milaim Fetai falënderuan dhe i uruan suksese. Krejt në fund studentët, së bashku me profesorët, morën edhe foto kujtimi. Ditët evropës vazhduan edhe me aktivite të tjera deri më 9 maj, si promovim libri dhe takime të tjera, thënë shkurt, është për të vlerësuar maksimalisht, angazhimin e këtij inistituti të drejtuar nga Prof.dr.Ylber Sela. E profesor Sela, tha për medien tonë, se është i nderuar, që morën pjesë kaq shumë personalitete për këto ditë në manifestimet e Institutit dhe u zotua, se nuk do të ndalet edhe në të ardhmen, duke falënderuar që të gjithë, që ishin prezent dhe stafin e tij, që me përpikmëri i mirëpritën musafirët dhe shkoi mirë ashtu siç ishte parapa qëllimi i takimeve të ndryshme për ditët e evropës./ Përgaditi: Dahest Luma, Shkup.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat