Është një kthim në tokën mëmë...

Reportazhe

Është një kthim në tokën mëmë...

Nga: Petrit R Aliaj Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Është një kthim në tokën mëmë” ishte një pjesë e intervistës në RTK ekëshilltarit të Kryeminstrit të Rep.së Kosovës për arbëreshët z .Rosario Petta,sikurse edhe i ngarkuar për diasporën shqiptare në Itali nga ministri për diasporën z.Pandeli.

“Ditët e Arbëreshëve”Një slogan shqiptar i denjë e sensibilizues i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës për vëllezërit tanë arbëreshënga data 3- 6 maj 2019nën përkujdesjen e Kryeministrit të Rep.së Kosovës z.Rramush Haradinaj.

në Prishtinë vihej re një ditë feste e mikpritje të veçantë për të 80 përfaqësuesit arbëreshë të ardhur nga rajone të ndryshme të Italisë si ;Kampanja,Puglia,Basilicata,Molise,Abruzzo,Kalabria e Siçilia,në të cilat jeton një numër i konsiderueshëm i pakicave gjuhësore shqipfolëse dialektore . Të shumtë ishin kryetarët e bashkive e përfaqësues nga komunat;Cerzeto,Civita,Contessa Entellina,Greci,Cafara di Catanzaro,Palazo Adriano,Plataci,Piana deli Albanesi,San Cosmo Albanese, San Demetro Corone,San Giorgio Albanese.San Martino di Finita, San Marzano di San Giuseppe. Santa Caterina Albanese.Mezzojuso,Casalvecchio etj.Të ftuar nga M.D.I.S. si përfaqësues nga Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare(FNAI) në Itali ishtez.Erio Korani,sekretari i kësaj federate dhe Petrit Aliaj,president nderi i FNAI-t.

sallën e Parlamentit ,në komandën qëndrore të F.SK.presidencë e komunën Prishtinës,në katedralen e nënë Terezës,selinë e komunitetit mysliman,në sheshe e muze e në të gjitha hapësirat festive të jetës në Prishtinë,Prekaz,Prizren e kudo manifestohej;respekt, dashamirësi e mikpritje vëllazërore.

Më ka mbetur në mëndje një shprehje e bukur e z.Afrim Bekteshi i cili në një intervistë të tij në RTK u shpreh se ;”nuk e kisha menduar se do ta nisja këtë mëngjes me vëllain tim arbëresh Rosario…”E njejta vazhdimësi ishte edhe pritja që presidenti i Rep.së Kosovës z Hashim Thaqi u rezervoi vëllezërve arbëreshë. Në këtë pritje përshëndetën mjaft kryetarë komunash si edhe z Rosario Petta. Ndërsa në emër të Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare FNAI përshëndeti sekretari i përgjithshëm z. Erio Korani . “Sa vuajtje e histori të dhimbëshme kanë mbetur në kujtesën tonë në tokën e Arbërit”, tha një mësues i gjuhës shqipe në Prishtinë i cili na takoi në qëndërku së bashku me ne ishte z.Rosario Petta ;këshilltar i ngarkuar nga K/Min.Rr.Haradinaj për çështjet e arbëreshëve si edhe prifti Arbëresh Papas Janni Pecoraro. Përshëndetjet e qytetarëve dhe shtrëngimet e duarve shpesh shoqëroheshin me fjalët; ju lumtë vëllezër ,ja keni arritur të ruani gjuhën e traditat arbërore . Ju jeni pasqyra e qëndresës sonë ndër shekuj. këto ditë festive na u dha mundësia të takoja përsëri kryetarin e komunës të”San Demetro Corone”ing.Salvatore Lamirata i cili na ka pritur në komunën e tij kur ishim të ftuarit e prof.Damiano Guagliardi me dt 22/23.09 2019 për një për një vizitë në katundin e De Radës e Kolegjin “Sant Adriano” të ftuar nga presidenti i F.A.A. prof.Damiano Guagliardi,në Spezzano Albanese .Me atë rast z.Salvatore Lamirata,shtroi një drekë për nder të artistëve dhe poetëve të ardhur nga Novara, Breshja,Verona, Mantova, Bolonja e Piacenca. ndjekje të programit nga organizatorët ,ne si përfaqësues të Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare(FNAI)na u dha rasti të realizonim kontakte të reja dhe të shkëmbenim një seri problemesh në kuadër të bashkëpunimit edhe me autoritete të ndryshme shtetërore në Kosovë. Njohja që ne shpalosëm në takimet e shkurtëra me Ministrin z.Dardan Gashi për bashkëpunimin tonëdhe atë të ministrisë së diasporës në Shqipëri.

Edhe takimet me zv.ministrin Afrim Bekteshi i cili me shumë interes,mirëpriti edhe projektin e hapjes së Qëndrës së Kulturës Shqiptare ku ndër të tjera ai theksoi edhe shtrirjen e forcimin e rolit të FNAIT si përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Itali për shkollat në bashkëpunimin me ministrinë e diasporës në Tiranë.Në vazhdim u takuam edhe me zv .ministrin Çerim Bajrami me të cilin shkëmbyem idetë e bashkëpunimit edhe me shqiptarët e ardhur nga Bosnja në Itali duke qënë në sinkronizim edhe me drejtorin për diasporën mr.Ekrem Simnica për sa i përket kontakteve me përfaqësuesit e shoqatave fetare në terren(it) shumë interes ishte takimi edhe me zv.kryeministrin dhe min.e jashtëm të Kosovës z.Bexhet Pacolli të cilin parashtruam opsionet tona në fushën e bashkëpunimit dypalësh duke evidentuar në veçanti personelin e Rep.së Kosovës në Milano për mbështetjen e tyre.Shumë takime të rastitpër ne si përfaqësues të FNAIt ,shërbyen si impuls për njohje e kontakte të reja për bashkëpunim edhe me departamentin e ruajtjes dhe kultivimit të arsim dhe kulturës në Diasporë me drejtoreshë zj. Maliqe Hashani.Zonja Maliqe Hashani njëkohësisht ishte edhe nëkrye të stafit për organizimin me përpikmëri të pritjes së arbëreshëve me miqtë tanë të kudo ndodhur; Elis Badalli,Besim Berisha.Anell Bajra,Donjetë Berisha,Afrim Deliu.Besnik Desku e Avni Zejnullahu.Me kryetaren e komisionit për zhvillim ekonomik.infrastrukturë,tregti,industri e zhvillim rajonal zj,Sala Berisha Sala deputete e Rep.së Kosovës. Ne përjetuam emocione të bukura me përshëndetjet dashamirëse të qytetarëve edhe pse ndofta mund të ishin pak të bezdisur nga ne për shkak se punonjësit e policisë me sirenat e tyre na siguronin çvendosjen e shpejtë e të sigurtë .Duke u zhvendosur në darkë për të ndjekur koncertin e organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”nga ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve”Shota”së bashku me grupet folklorike arbëreshe të shoqatës “Proloko Arbëria Lungro”dhe “Shpirti Arbëresh”.

Emocione ,duartrokitje e përgëzime të sinqerta ku vazhdimësia e shpirtit arbëresh ishte personifikuar mjaft bukur në këngë e valle por edhe në figurën e një anëtare të grupit nga Cerzeto,zonja Nella Golemme e cila këndonte e vallëzonte me të bijën,ndërsa djalin e saj në karrocë ja u kishte besuar mikeshave të saja. Tunduni e zgjohuni nëna,gra e motra shqiptare,përballë keni një pasqyrë të madhe që ka afërsisht 600 vjet që reflekton përkujdes ,trashëgimi dhe dashuri për tokën e të parëve ,gjuhën e traditat tona,një pasqyrë që rrezaton dashurinë për gjithëka…

Faleminderit Kosovë.Faleminderit motra e vëllezër arbëreshë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat