Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare, “Malësia e Madhe” Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori

Reportazhe

Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare, “Malësia e Madhe” Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori

Beqir SINA - Malësia Madhe Nga Beqir SINA - Malësia Madhe Më 16 korrik 2019 Në ora: 19:12
Malësia e Madhe

Malësia:  Në kuadrin e asaj që e kam quajtur “Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare”, korrikun e dy viteve më parë( Korrik 2017) e kalova në një rrugëtim - nëpër atë që televizioni i shqiptarëve të Amerikës ALBTVUSA nga Detroiti e ka quajtur : - "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar", një udhëtim i gjatë ky nëpër trojet shqiptare, në atë që njihet Malësia e Madhe.

Pra, në Ballkonin e atdheut tonë, Malësinë, e cila është "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori - Pëllëmbë e krenari Kombëtare".

Mendojë, dhe ndoshta nuk ja kam qëlluar si duhet, por do të thoja mbasi e viziton këtë trevë, se: "Nuk ka tokë shqiptare, të ketë kaq shumë histori, kaq shumë legjenda saqë ka Malësia e Madhe, që të japin kaq shumë krenari sa Malësia. Mbasi, në çdo pëllëmbë toke në këtë trevë, ka një histori të veçantë shqiptare, një histori kjo që tregon sa sa shqiptare është vetë Malësia, sa e vjetër dhe sa e pasur me shqiptarizëm me “Atdhe e Fe”.

Dhe, me këtë rast si një faleminderit të veçantë ose një mirënjohje dhe respekt të thellë, natyrisht që shkon për atë që dy vjet më parë, më shoqëroi, dhe më ndihmoi shumë, pa u kursye, për të më treguar si një ciceron, si një historian, si një njohës mjaft i mirë i kësaj treve, Malësisë, e cila është "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori - Pëllëmbë e krenari Kombëtare".

Ai është shkrimtari dhe studiuesi i njohur Fran Camaj, të cilin do ta quaja "Lahutën" e Malësisë, mbasi kur tregonte për këto anë, Camaj, dukej sikur po këndote me lahutën e Malësisë.

I cili, si njohës i mirë dhe studiues i kësaj treve, natyrisht që ai është i frymëzuar edhe nga Hoti, fshati Spi -Traboin, fshati, ku ai ka lindur në vitin 1949, dhe megjithëse, ka ca vite mbi “shpatullat” e tij. “Por, sa her vijë në këtë vend, më duket sikur rinohem, sikur marr më shumë frymë, dhe, më shumë gjallëri”, tregonte Profesor Camaj, kur fliste me aq mall e dashuri për Hotin, Spi e Traboin, sa që të dukej sikur po “fluturonte” nga gëzimi, si ata zogjtë e kësaj bukurie të mahnitshme, që po “fluturonte” në vendlindjen e tij.

Camaj, i cili kreu Fakultetin filozofik- gjuhë e letërsi shqipe, e ka kryer në Prishtinë, ndërsa, në Arzë kreu Shkollën fillore të Traboinit, aty kur për disa vite ai ka dhënë lëndën e gjuhës e letërsisë shqipe 1969 -1976, deri sa më vonë, në vazhdim ai është emruar në Gjimnazin e Tuzit, si profesor i gjuhës e letërsisë shqipe.

Kurse, me të ndjerin Gjergj Gjokaj, Camaj është bashkë-hartues i dy teksteve shkollore, përfshirë edhe Abetaren shqipe, që janë në përdorim edhe sot në shkollat shqipe të Malit të Zi.

Për këtë edhe shumë shkrime, hulumtime dhe studime, Profesor Camaj, natyrisht, që është një thesar i pacmuar intelektual i gjuhës shqipe, sidomos kur është fjala për “ Abetaren” në gjuhën shqipe, për atë që sa e sa fëmijëve shqiptar në këtë trevë, ajo Abetare, më gërma të arta, u vlejti për t’ua mësuar shkronjat e para, shqip fëmijëe të Malësisë. ( Ai është bashkautor i Abetares së parë shqip në Mal të Zi, botuar në vitin 1984 dhe ribotuar pesë herë, çdo herë me ndonjë përmirësim, me të ndierin Gjekë Gjokaj, dhe kjo abetare ka qenë në përdorim deri para disa vitesh, kur është bërë reforma e sistemit arsimor në Mal të Zi, dhe është botuar një abetare e re. Pra kjo është Abetarja e parë shqip e jo e përkthyer nga autorë jo shqiptarë).

Ai ka punuar për 30 vjet edhe si gazetar- redaktor i Programit shqip të Radio Podgoricës, me pas redaktor përgjegjës i Programit shqip në TV të Malit të Zi.

Për të treguar më shumë për profesor Fran Camaj, dhe sesa e njehë Camaj këtë trevë, për të cilën ai na foli gjatë gjithë këtij udhëtimi të paharrueshëm, ,me duhet të cek edhe faktin se ai është autor i disa romaneve nga jeta në Malësi dhe mërgim.

F. Camaj, ishte ai që ka organizuar në shtator të vitit 2005 Konferencën shkencore e përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo' Lulit, ku ka mbajtur kumtesën "Dedë Gjo Luli në poemën "Lufta e maleve" të Palokë Traboinit".

Mirëpo, “zëmra” i pikon dhe si tha ai ndjehem shumë keq sa herë i vizitojë këto treva ngaqë : " Zëmra më pikon kur shohë si janë zbrazstuar këto fshatra, të cilat gjallërojnë vetëm kur vijnë mërgimtarët…………..!"

Megjithatë, thotë Camaj : Mërgimtarët janë ata që kanë investuar shumë në sektorin privat, sidomos me shtëpiat, të cilat janë të gjitha vila, njëra më e bukur nga tjetra, ku gjitha këto objekte të ndërtuara me kontributin e Malësorve të cilët kan emigruar në Europë, por më së shumti në Amerikës e hijeshojnë : Kojën e Kuçin, Trieshin, Grudën e Hotin, dhe kryeqendrën e tyre Komunën Urbane të Tuzit, ku me ndërtimet e reja, të vilave të mërgimtareve i japin qytetit 6000 banorëve, një bukuri që nuk e kishte më parë” thotë Camaj.

Në hyrje të Tuzit, porsa kalon kufirin shqiptaro-shqiptar, të del përpara një investim i mërgimtareve nga kjo trevë.

është funerali në hyrje të Tuzit, pikërisht përbuzë rrugës nacionale dhe rrugës hekurudhore, kur vjen nga Hani Hotit, për të cilën Camaj thotë se :"Malësorët, duke bashkuar ndihmat e tyre, me rreth 700 mijë dollar kanë ndërtuar këtë shtëpi mortore, e cila është një nga funeralet më moderne dhe më të mëdha në rajon. është, Funerali i Vuksanlekaj, i cili ndodhet në kompleksin e varrezave më të vjetra në Ballkan, me varre 300 vjeçare, të cilat tregojnë jo etëm identitetin tonë kombëtar, por edhe sa të lashtë janë shqiptar në këtë trevë".

Kolë Cacaj nga Nju Jorku, i cili ishte së bashku me ne në këtë udhëtim, i cili kishte ardhur atë vit, për pushime në vendlindje së bashku me gruan e tij, ndërhyn dhe thotë se “Mërgimtarët kanë kontribuar, shumë me ndihmat e tyre , me 700 mijë dollar në zgjerimin e rrugës së Trieshit, që të çon deri në majë të malit, 25 kilometra e gjatë. Gjithashtu, është e ndërtuar në Triesh edhe Qendra e kulturës "Besa", dhe janë ndërtuar ose asfaltuar rrugë të vogla, janë rikonstriuar disa shkolla nëpër fshatrat e kësaj treve".

Dhe, kështu duket se me të drejt Koja e Kuçi, Trieshianët, Gruda e Hoti, sot në trojet e tyre etnike, mburren për këto vepra fisnike të vëllezërve të vet malësorëve të emigruar në Europë dhe Amerikë.

Ata kur i takon sot shprehen me krenari se kontributi i tyre, është i vlerësuar në të gjitha kohërat dhe kurrë nuk do të harrohet. Duke shprehur me këtë rast edhe një nderim dhe respekt të gjithë mërgimtar nga këto anë kontribuuan dhe do të kontribuojnë për të mirën e vendlindjes së tyre, apo të prindërve të tyre.

Shtegtimi nëpër Malësi- vazhdoi nëpër rrugën e gjatë dhe të vështirë nga terreni i ashpër malor dhe shirat që kishin rënë ato ditë, dhe gurët e rrëshqitja e dheut rrugë e vështirësonte udhëtimin, në një rrugë si ajo që dukej se po punohej dhe që po zgjerohej me kontributin e malësorëve në Amerikës deri në fshatin fshatin Koritë( rruga e rikonstruar ka përfunduar).

Ajo që të bie në sy më shumë gjatë kësaj rruge - por edhe më larg sesa kaq mbasi edhe në anën tjetër të Malësisë , nga Leqet e Hotit, duket një Kryq i Madh - sa edhe vet mali që e mban në kreshtat e larta të tij.

Dhe këtë e renë sapo arrijmë në afërsi të majës së malit, në fshatin Delaj, së aty ku është Kryqi i bardhë, shtatëlartë, disa metra i gjatë, pastaj dy-tri shtëpi të cilat duket se kan nisur të gjallërojnë jetën e kësaj ane , pikërisht edhe me ditët, që korrespondojnë me ardhjen e gurbetqarve nga SHBA dhe Kanadaja si dhe Europa. Në mes ke një luginë të mistershme, me një gurgullimë shumë të ëmbël hyjnore, një lumi Cemi, i cili është i mahnitshëm dhe legjendë që ka rrjedha e tij deri në gryk derdhje, duke kaluar përmes shkrepave të maleve, humnerave të pafundme, ku duken si në pëllëmbë të dorës edhe Leqet e Hotit e gjithë Lugina e Cemit dhe Kanionet e Cemit.

Kryqi i Bardhë, i madh sa et mali ka bërë atë që me dhjetëra turiste të huaj dhe qindra besimtar, ta vizitonin atë Kryq të madh në maj të malit në fshatin Delaj - Triesh, e cila për nga madhësia dhe pozicioni ngjan shumë me Statujen e Jezu Krishit ne Rio del Janeiro ne Brazil.

Kur zbritëm nga ajo lartësi e madhe, vijuam në udhëtimin nëpër këtë trevë, në shtëpinë ku ka lindur kreytrimi Dedë GjonLuli, Kullat e Bajraktarve të Grudës dhe Hotit, shtëpinë e Tring Smajles, dhe disa kryetrimave të kësaj treve.

Ndërsa, një qendres bëm edhe në fashtin Miresh, vendlindja e Pikasos shqiptare Piktorit të Madh Gjelosh Gjokaj, teksa vizituam shtëpinë atelejen dhe studion e tij, dhe bëm një respekt para varrit të tij në oborrin e shtëpisë, së piktorit të madh Gjelosh Gjokaj.

Mikëpritja në malsinë e Trieshit dhe gjithë Malësin , është e veçantë......Ajo është kodë fisnik i këtyre banorve të këtyre trevave, është si një “nofkë” që nuk ka sesi ti mungojë cdo malësori të kësaj treve, edhe në mërgim.

Dhe, këtë do të thoja se nëse viziton Trieshin përgjatë rrugës shpatit të malit, dhe natyrishtë që ke vizituar edhe mbarë Malësinë e Madhe, prej nga Koja, Kuçi, varg malet dhe fshatrat e njeri pas tjetrit të Trieshit, duke kaluar Grudën e Hotin malor, keni për të gjetur kudo në cdo shtëpi që do tu dalë përpara, atë mikpritjen dhe bujarinë e veçantë shqiptare. Pikërisht, duke e përjetuar vet këtë me shembuj konkret, se ata banor janë bij të denjë të tokës së Arbërit, duke ruajtur brez mbas brezi, ato doket dhe zakonet e lashta shqiptare.

Aqsa rastësisht, teksa, të bie e kalon në pragun e shtëpisë së çdo malësori në këto treva shqiptare, deri në majë të malit përgjatë rrugës, që vjen duke u ngjitur deri në Ballkonin nga mund të shihet e tërë Malësia, e cila zhvilloi një luftë heroike, kundër turqve pandërprerje deri në vitin 1912, gjëja e parë që të bën përshtypje, është ftesa e ndonjë malësori, nënë loke apo zonje të shtëpisë, që të fton me gjithë zemër të hyshë në shtëpinë e tyre, për të gostitur me diçka sipas zakoneve të malësorve.

Malësorët, e kësaj treve kan qenë dalluar në hsitorinë tonë kombëtare, sidomos kur bie fjala për Kryengritjen e Malësisë së Madhe, ngritjen e Flamurit të Skëndërbeut, flamurin kuq e zi me shkabën me dy krena në Nëntor 1911, në Deçiç.

Ata dihet se kan qenë krah i fuqishëm i Levizjes çlirimtare në Kosovë, luftes për të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre, gjatë gjithë decenjeve të shkuara, dhe luftëtar dhe kundërshtar të përbetuar të sllavo - komunizmit, me të cilin asnjëher nuk u pajtuan por e luftuan deri në rëzimin e tij.

Ku edhe malësorët, e shpërndar nëpër Europë, Amerikë e Kanada, janë ata të cilët pa u kursyer asnjëherë e ndihmuan Levizjen e rezistencës kombëtare dhe Luften çlirimtare politikisht, moralisht, materjalisht dhe më pjesmarrje personale në frontin e luftimeve, dhe lluftën me sllavo - komunizmin demostrat e tyre në Europë e Amerikë, kundra rregjimve komuniste në Shqipëri e Kosovë, e trojet shqiptare, luftuan për të të drejtat e lrinë e shqiptare në trojet e tyre nën ish Jugosllavinë që nuk egziston më.

Dhe, kështu gjithmonë, kur flasim për mërgimtarët shqiptar, atëhere duhet me kujtue patjetër edhe malësorët, që kan dhën një kontribut historik, për sa i përket , asaj që ata ndihmuan në Levizjen e rezistencës, luftën kundra okupatorit sllavo -komunist, atij serbo malazes, dhe komunizmit në Shqipëri, si dhe ndihmuan Luftën çlirimtare politikisht, moralisht, materjalisht dhe më pjesmarrje personale në frontin e luftimeve, në Kosovë, luftën në Maqedoni më 2001, dhe Luginën e Preshevës, prej kur nisi krisma e parë.

Mirëpo, megjithëse, regjimi i egër serbo-sllav i nxori këta malësor nga tokat e tyre, me atë zbrastinë e butë, që përdori për largimin e tyre nga këto troje, në një mënyrë ose në një tjeter, politika antishqiptare e Beogradit, e cila kishte për qëllim spastrimin etnik të gjitha këtyre trojve nga shqiptarët, ashtu që të ndrronte përdhunshmerisht strukturen nacionale të këtyre trevave, në dëmë të etnitetit tonë, nuk ia arrit dotë qëllimit, sepse Malësorët janë më të lidhur me vendlindjen e tyre Malësinë e Madhe.

Vendorigjina e tyre apo vendlindja e tyre, sado që të jetë më mijëra kilometra larg, ajo është në zemrën e kujdesin e mergimtarëve shqiptar.

Kjo lidhëshmeri nuk me vite të tëra ka qenë jo vetem shpirtrore, por edhe fizike më ndihma të panderprera materjale, më kontribute financiare në ndihmë për vednlindjen e tyre , nëpërmes kontributeve dhe ndihmat e tjera, qofshin ato private, apo edhe ato të ndërtimit të rrugve, të ndonjë ure, të ndonjë shkolle, dhe, qendrave fetare e kulturore.

Kështuqë, edhe Mergimtaret nga Malësia, ashtu si dhe edhe të gjithë shqiptarët që morën rrugën e mërgimit në kohë e rrethana të ndryshme, ishin të ndergjëgjëshem së qendresa dhe sukseset e luftës do te vareshin në një masë të madhe nga kontributet e tyre vullnetare e te mirëndergjëgjësura të mergimtarëve, sepse sa më shumë mjete, për vëndlindjen e tyre aq më shumë të mira i dhanë luftës dhe trijumfit të saj prej se emigruan dhe e lanë vendlindjen e tyre.

Në veçanti mergimtarët dhanë ndihmesë të madhe për demokratizmin e Shqipërisë, dhe pas 90’ ata u dalluan me eprimtarinë e tyre në Diasporë, në internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe më pjesmarrje te vazhdushme në protesta që kohë pas kohe organizonin në shumë qytete të Evropës, SHBA dhe vendeve të tjera. Ata qenë të cilët u bënë presion moral e politikë në strukturat udheheqëse dhe në sencibilizimin opinionit nderkombëtar për angazhimin e tyre në zgjedhjen e drejtë të çështjes së Kosovaës dhe në gjykimin e dhunës serbo-sllave në trevat shqiptare, ku gjithmonë vecuan Malësinë e cila gjitmonë ka lënguar nga shtypja dhe sundimi i egër sllavo - komunist në këto treva.

Shumë nga mergimtarët, duke përfshirë edhe këta malësorë, vullnetarisht u rreshtuan qysh në orët e para në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UCK-ës, dhe luftuan më heroizëm të pashoq për çlirimin e vendlindjes deri në clirim dhe pavarësinë e saj. Nga shtetet demokratike, ishin ata që fluturuan si pllumba, për tu shëndrruar në vendlindje në kullëshedra kundër armikut tontë të përjetëshëm serbo-sllav.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat