Qyteti i Ohrit së shpejti do të jetë një qytet turistik i rangut botëror ...

Reportazhe

Qyteti i Ohrit së shpejti do të jetë një qytet turistik i rangut botëror ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:58
Ohri, qytet i bukur që tërheq vëmendjen e çdo vizitori

Qyteti i Ohri me një infrastrukturë dhe mjedis të rregulluar, me trashëgimi të ruajtur natyrore dhe kulturore ndodhet në pjesën jug perëndimorë të Republikës së Maqedonisë, njëqind e shtatëdhjetë kilometra larg nga Shkupi.

Ohri është një ndër vendet me të bukura turistike në Maqedoni e më larg me një numër shumë të madh vizitoresh, sidomos gjatë këtyre ditëve të verës qe shkuan. Ky qytet me bukurit e rralla natyrore të cilat më së miri shihen në fotografit e kamerës sonë numëron mbi gjashtëdhjetë mijë banorë, ku pjesën më të madhe e përbejnë maqedonaset, shqiptarët, turqit, romet e të tjerë. Deri në Luftën e Parë Ballkanike qyteti i Ohrit ishte një qytet i banuar me shqiptarë.

Pas ngjarjeve të shekullit të kaluar shumë territore të tokave stërgjyshore edhe Ohri mbetet nën administrimin e shteteve sllave, të cilat në mënyrë të pamëshirshme mbi popullatën e pafajshme shqiptare ushtruan një politikë të pa parë asimiluese. Sidomos ky presion ishte evident pas Luftës së Dytë Botërore, ku nga Ohrit dhe rrethina në mënyrë të dhunshme u detyruan një pjesë e madhe e popullatës shqiptare të emigrojnë në drejtim të Turqisë, Evropë, Amerikë deri në Australinë e largët dhe vendeve të tjera të botës.

Image
Pjesa e bukur e Ohrit që shtrihet në jug të Kalasë

Bukurit turistike të qytetit të Ohrit i bënë më tërheqëse Liqeni i Ohrit një ndër liqet më të mëdhenj në Gadishullin Ballkanik dhe i njëjti llogaritet si një ndër liqet me të vjetër në botë, i cili gjendet në një lartësi mbi detare prej gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë metra dhe ka një sipërfaqe prej treqind e dyzet e nëntë metra katror. Pika me e thellë e liqenit është dyqind e tetëdhjetë e nëntë metra.

Image
Skela e Ohrit, ku behet ngarkimi dhe zbarkim i udhëtareve dhe vizitoreve

Pjesa më e madhe e Liqenit të Ohrit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër Shqipërisë. Në bregun e këtij liqeni të bukur dhe atraktiv shtrihen tri qytete me të bukura Ohri dhe Struga në Maqedoni, kurse Pogradeci në Shqipëri. Ohri është qytet i përzier dhe njeri nga vendbanimet më të hershme njerëzore në Evropë. Ky qytet është shumë i vlerësuar arkeologjike që nga periudha e Neolitit, ku janë gërmua më shumë së dyqind e pesëdhjetë burime arkeologjike.

Image
Një pamje e bukur e bregut të Liqenit të Ohrit

Bukurit turistike të qytetit të Ohrit i bënë më tërheqëse Liqeni i Ohrit

Nga biseda që zhvilluam me bashkëkombësit tonë mësuam së në qytetin e Ohrit arkeologet maqedonas me të madhe janë shkatërrua dëshmitë historike ilire-shqiptare. Në kalanë e Shkupi dhe të Ohrit e vende të tjera në Maqedoni janë zbulua vendbanime ilire dhe shumë objekte të tjera që dëshmojnë së ky territor ka qenë i banuar nga fiset ilire.

Image
Një grup të rinjsh në plazhin e bukur të liqenit të Ohrit

Çka është me e keqe në kompleksin kalasë së Ohrit janë bë gërmime, gjë që janë rrezikua në të kaluarën janë dukeshe janë dëmtua objekteve në Zonën arkeologjike, ku qeveria maqedonase ka bërë përpjekje të shkatërrimit të dëshmive arkeologjike ilire shqiptare?! ... Ohri qytet i turistëve gjatë ditëve të nxehta vere që shkoi është dy ose trefishuar me numrin e popullatës vendore dhe turisteve të huaj. E reja dhe e vjetra tradicionalisht bashkëjetojnë pranë njëra-tjetrës, duke i dhënë qytetit një bukuri të veçantë. Dikur Ohri ishte qytet i rëndësishëm për kauzën shqiptarë, si për nga prezenca ashtu edhe për ndikimin e madh të banorëve të tij.

Image
Arkeologet maqedonas po shkatërrojnë dëshmitë historike ilire- shqiptare

Në momente të caktuara të Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX, Ohri nga patriotët shqiptar propagandohej edhe si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur. Mbi tetëdhjetë për qind të banorëve të qytetit të Ohrit dikur ishin shqiptarë. Por, sot pas me shume së njëqind vite gjërat kanë ndryshuar dukshëm. Sot prezenca shqiptare këtu është simbolike dhe e papërfillshme dhe padyshim i shpërnguljeve të shqiptarëve në drejtim të Turqisë dhe migrimet më të vonshme drejt Evropës, Amerikës së largët, gjë që kanë bërë të vetën në boshatisjen e këtij qyteti. Qyteti i cili në mesjetë qeverisej nga familja fisnike shqiptare, duhet përmendur luftëtarët e rezistencës shqiptare që rezistuan për pavarësinë shqiptare si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura të tjera.

Image
Struga oazë për shqiptaret e emigruar nga Ohri e vende tjera

Në qytetin e Ohrit sipas regjistrimit të fundit shtatë për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve të komunës së Ohrit. Qytetarët shqiptarë në qytetin e Ohrit në masë të madhe ndjehen nën hijen e atyre të Strugës, sepse gjithçka i lidh me ta, duke filluar nga biznesi, shkollimi apo edhe punësimi në disa raste, pasi në Strugë jetojnë afro shtatëdhjetë për qind shqiptarëve. Struga është shfrytëzuar si një oazë për ata shqiptarë që nuk kanë ikur në emigrim janë afruar në qytetin e Strugës vetëm njëmbëdhjetë kilometra larg qytetit të Ohrit. "Kjo situatë ka ndikuar që disa shqiptarë shpërngulen në drejtim të Strugës", - na thanë bashkëbiseduesit tonë shqiptarë të cilët kërkuan që të mos përmenden emrat e tyre. Nga kjo bisedë mësuam se shqiptarët po braktisin qytetin e Ohrin, si rezultat pa perspektivës dhe mos punësimit, respektivisht diskriminimit në këtë aspekt.

Në qytetin e Ohrit pavarësisht nga ecurisë pozitive që janë bërë në vitet e fundit, është e nevojshme që subjektet politike të pushtetit qendror dhe ata lokal të kenë më shumë mirëkuptim për kërkesat e qytetarëve shqiptar të Ohrit të cilat nuk janë të parealizueshme.

Image
Liqeni i bukur i Ohrit këto ditë këndi me tërheqës për turistet e huaj

Ndërkohë gradualisht gjendja e shqiptarëve po ndryshon pozitivisht në aspektin e investimeve dhe përfaqësimin e tyre në organet e pushtetit vendor. Kështu në lagjet e shqiptareve në vitet e fundit janë bërë një sërë investimesh, që dekada të tëra ishin në pritje dhe harresë. Ndërsa sa i përket punësimit në organet e pushtetit lokal, mund të them se janë bërë dhe po brehen të cilat po ndikojnë gradualisht në rritjen progresive të numri i shqiptarëve...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat