Në Lurë, ku fund gushti ka fytyrën e fetsës së Çlirimit

Reportazhe

Në Lurë, ku fund gushti ka fytyrën e fetsës së Çlirimit

Gezim Loka Nga Gezim Loka Më 17 gusht 2019 Në ora: 22:24
Në Lurë, ku fund gushti ka fytyrën e fetsës së Çlirimit

Po afron 23 gushti, Dita e çlirimit të Dibrës.

75 vite më parë, forcat partizane shporrën nga Dibra gjermanin e fundit, duke shënuar kështu dhe ditën e çlirimit të saj. Flitet vetëm për Dibrën e Vogël, pasi Dibra tjetër, Dibra e Madhe, ndarë me njëra tjetrën me mure artificiale që ende qëndrojnë në këmbë, nuk ka ende një datë çlirimi. Barbaria sllave, herë e drejtpërdrejtë dhe herë e kamufluar me citate euroatlantiste, vazhdon të prodhojë përjashtim e diskriminim të gjithënashëm për dibranët matanë kufijve administrativë.

Por le të kthehemi te 23 gushti, festa e Çlirimit që i thërret dibranët kudo që janë, në metroplet shqiptare apo të huaja, në diasporë apo emigrim, në fshatrat përreth apo matanë kufijve, në Dibër të Madhe e kudo gjetkë, të vijnë drejt Peshkopisë, Sllovës, Sllatinës, ku u formuan njësitë e para të luftës antifashiste çlirimtare.

Kjo ditë e shënuar të shtyn në histori, në data e ngjarje që përgatitën ditën e madhe të çlirimit. Të shtyn drejt figurave ikona të Luftës në Dibër si Haxhi Lleshi, Beshir Laçi, Dali Ndreu, Esat Ndreu, dhjetëra e qindra partizanë të thjeshtë e komandantë të zonës se Dibres, qe shkruan histori dhe mbeten ne histori.

Të shtyn të gërmosh që në orët e para të luftës, kur Reç e Dardhë u ngritën në një revoltë të organizuar antifashiste te vendi i quajtur “Kodra e Kacës” qindra banorë të këtyre krahinave të cilët dëbuan në mënyrë të turpshme trupat fashistë dhe veglat e tyre në këtë zonë luftarake.

Pas formimit të të çetës së parë partizane në Zogjej të Dibrës, me komandant Haxhi Lleshin, trupat italiane dhe më vonë ato gjermane do të merrnin goditje të njëpasnjëshme. Kjo çetë do të inagurohej në zjarrin e luftës për liri, duke u rritur nga dita në ditë në aksione luftarake, që do të dëmtonin rëndë forcat armike dhe do të rrisnin besimin e njerëzve në popull për drejtësinë dhe domosdoshmërinë e luftës nacionalçlirimtare.

Ditët e para të qershorit të vitit 1943, një pjesë e cetës së Haxhi Lleshit do të shkonte në Sllovë, për të ngritur njësi të tjera luftarake e për të zgjeruar bazën e luftës. Në kthim, çetës iu bashkuan Dali Ndreu, Esat Ndreu e Hilmi Çashuolli; së bashku ata shkuan drejt Kastriotit, ku një natë fjetën dhe biseduan për punët e luftës në shtëpinë e Dan Kaloshit.

Të gjithë këto protagonist duhen parë në një dritë të re, pa paragjykimet politike të së kaluarës, pasi ata investuan mall e gjë, begati e pasuri, trimërinë dhe përkushtimin e tyre për luftën dhe si shpëblim nje pjese e tyre hedhin balte, qe keto jane tradhetaret dhe bashkepunetoret e fashizmit qe mohojne luften.

Në Lurë, do të kryheshin disa aksione luftarake kundër bazave italiane e më vonë atyre gjermane. Tek shtëpia e Lam Lokës, aty nga fillimi i vitit 1944, do të vinin e do të qëndronin për ditë e netë të tëra komandantë të njohur lufte si Prokop Murra, që më vonë do të merrte postin më të lartë në ushtrinë shqiptare dhe do të pushkatohej nga regjimi komunist gjoja si tradhëtar.

  1. zyrtarisht hapet në Peshkopi, me muzikë ceremoniale e fjalime të rastit, por fizikisht e shpirtërisht ngjitet në Lurë dhe hap fletët e saj përkujtuese, në mes të lurianëve dhe të ardhurve nga ana e anës në këtë datë të shënuar.

Përgatitjet për festën bëhen disa ditë përpara. Qyteti vishet me rrobat e festës, fshatrat dhe ish komunat, tanimë nën një administrim të ri, presin mysafyrë, miq të ardhur nga larg, ish partizanë të mbetur ende gjallë, veteranë, që sjellin me vete një botë të pandalur mbresash e kujtimesh…

Kullat nën hije të maleve marrin gjallëri nga mishrat që piqen në hell, nga vozat e verës e të rakisë që hapen enkas për këtë ditë të shënuar, nga këngët partizane që zgjojnë imazhin e shtatë dekadave të shkuara.

Mikpritja, kjo stoli e bukur e dibranit, e përmendur dhe nga të huajt, udhëtarë të shquar që kanë kaluar këtyre anëve në kohë të ndryshme, shkëlqen në këtë ditë feste si një gur i rrallë diamanti. Shtëpitë e malësorëve në Shumbat, Venisht, Sllatinë, Sllovë, Vleshë etj, natën e 23 gushtit mbushën me miq, ish veternaë, ish partizanë dhe familjarë të tyre, funksionarë politikë, administrativë etj

Por nëse në Dibër, në qytet e në fshatra atmosfera e fetës është e ndezur, në Lurë ajo kallet flakë nga gëzimi e hareja që kulmojnë e ngazëllejnë në çdo kullë luriane.

Rruga nga Peshkopia për në Lurë është një e vështirë, tepër e vështirë, aq sa për pesëdhjetë kilometra duhet të bësh katër pesë orë me makinë, pork y mundim në një ditë feste si 23 gushti nuk ndihet nga askush.marrin rrugën drejt Lurës nga Peshkopia, Burreli, Kurbini, nga ish komunat e dibrës, Sllova, Sllatina, Zall-Dardha, Muhurri, vijnë ish banorët e shpëndarë si zogjtë shtegtarë nëpër atdhe, nga Tirana, Durrësi, Saranda, Vlora, nga Greqia, Italia, Anglia e gjer nga Amerika dhe Australia e largët.

Dita e çlirimit të Dibrës, në Lurë konçidon gjithmonë dhe me një festë tjetër tradicionale, Shënmrinë. Është një festë paskristiane, të cilën që nga kohëra që nuk datohen me të shkruar i kanë festuar së bashku katolikë e myslimanë, duke e bërë Lurën një model bashkëjetese fetare e njerëzore. Së bashku, në harmoni e vëllazëri katolikë e myslimanë kanë festuar Krishtlindjet, Pashkët e Bajramin. Ka familje në Lurë ku njëri vëlla është mysliman e vëllai tjetër katolik dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, për të ruajtur farën e harmonisë e të vëllazërisë ndërmjet njerëzve e feve, duke u bërë një model jo vetëm për botën shqiptare, por dhe më gjërë.

Por le të kthehemi prap te festa e çlirimit të Dibrës. Kjo festë ka shtatëdhjetë vjet që festohet në Lurë. Është festuar dhe në vitin e mbrpashtë 1997, kur kërciste kallashi e njerëzia kishte shkarë në grackën e një lajthitje kolektive.

Në këtë ditë, ku siç thamë bashkohen dy festa e dy gëzime, vijnë në Lurë mysafyrë nga ana e anës, vijnë gazetarë, deputetë, qeveritarë, opozitarë, udhëtarë vendas e të huaj, shijues të bukurive përrallore të natyrës e shijues të ushqimeve bio, të pijeve të mrekullueshme made in Lura.

Hasan Hoti, administrator i ri i Lurës, njeri me vizion për kohën dhe njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjë më parë në këto ditë të ngarkuara para festës.

Në Lurë, thotë Hasan Hoti,- mund të mbërrijnë atë ditë, më 23 gusht, rreth 10 mijë të ardhur e konaqet duhet të jenë hapur cep më cep, mishi duhet të jetë sa një mal në çdo kullë e derë dhe rakia e vera të dredhen lumë.

-Duhet ta ruajmë këtë traditë të bukur që kemi krijuar me kohë e me breza, bashkimin e të tërëve, lurianë e jo lurianë, por që na bashkon bukuria e peizazhit dhe mirësia e banorëve, që nuk jetojnë dot pa miq e dashamirë, thotë Hasan Hoti. Përveç hotelit të tij me shumë dhoma komode, Hasani e ka hapur dhe shtëpinë kanat më kanat për shokë e miq, vendas e të huaj.

Përveç hotelit me shumë dhoma komode, Hasani ka hapur dhe shtëpinë e tij kanat më kanat për shokë e miq, vendas e të huaj.

-Burum mirë se të vijnë sa të duan!- thotë ai. –Mish e raki gjer në gjunjë, këngë e çifteli deri në mëngjes, gaz e hare, këngë partizane e bëma trimash ka çdo derë luriane. Edhe ai më i varfëri, edhe kovaçi i katundit, këtë ditë të pret me bollëk, me gjithçka që kanë këto anë, por, mbi të gjitha, me zemër e shpirt.

Përveç hoteleve të vëna në dispozicion, si hoteli që administrohet nga Faik Buci, çdo shtëpi e Lurës pret miq e mysafyrë. Dyert e kullës janë të hapura bashkë me zemrat e festës.

Kryeyari i veteranëve të Lurës, Nikoll Vladi, ka disa vite që organizon festën e Çlirimit të Dibrës në Lurë. Po kështu po bën edhe për këtë përvejtor, ku festimet kanë nisur disa ditë para. Përkujtohen heroi i Popullit, biri I Lurës, Gjokë Doçi, dëshmorët Ali Çupi, Dulejman Skana, Miftar Vladi, Artan Cuku (ne kohen e sotme) Bëhen vizita në familjet e veteranëve Dulejman Loka, Bib Vladi, Mehmet Loka, Gjon Deda, Baftjar Buci, Sulë Hoti, Rexhep Koçeku, Ahmet Përleka, Lekë Rajta, Kik Tollja, Ramadan Mena, Zyber Ajazi, Rexhep Murati,

Lan Lura, Fusha e Krejës, Fusha e Lurës, me atë pamjen e tyre madhështore, si fushëtira të pamata, presin e përcjellin vizitorë të shumtë që këtë ditë përkujtimore çlirimi që përkon dhe me një festë kristiane, atë të Shënmërisë, kthehet në një vend gazi e hareje, kënge e valleje, vend ushtrimi sportesh masive si mundja, hipizmi, etj.

Ata që kanë dëshirë ta kalojnë natën jashtë, nën qiell të hapur apo në çadra provizore që I kanë marrë në çanta me vete, ndezin zjarre dhe pjekin mishrat që ua kanë dhuruar lurianët, nisin këngët partizane si dikur, shtatëdhjetë e kusur vite të shkuara kur u hapën shtigjet e luftës së madhe.

Dibra nuk e ka harruar fetsën, edhe në këto kohë të ngarkuara me gjithëfarë problemesh, por Lura, jo vetëm që nuk e harron atë, por e përkujton me ngazëllim, me bukë e burrëri, siç iu ka hije lurianëve, që kanë dhënë aq shumë për Luftën dhe demokracinë…

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat