Udhëtim për Valias pas pesë vitesh

Reportazhe

Udhëtim për Valias pas pesë vitesh

Nga: Bashkim Saliasi Më: 27 shtator 2019 Në ora: 10:11
Valias

Porsa merr kthesën për në Valias, të bie në sy rruga e ndërtuar mbi bazën e parametrave, të paktën kështu e gjykova dhe e përjetova udhëtimin nga Qendra Kamëz për në Valias.

Rruga e pajisur me tortuare dhe ndriçim, që lehtëson jo vetëm qarkullimin e mjeteve lëvizëse, por edhe të këmbësorve që hyjnë e dalin nga shtëpitë e tyre në këtë rrugë në drejtim të Kamzës dhe Valiasit-Qendër.

Por nuk ndodh kështu brenda territorit që përfshin Valiasi -Qendër, në territorin e të cilit gjendet shkolla 9- vjeçare “Niko Hoxha”. Ishte po ajo infrastrukturë, që kisha lënë para pesë vitesh dhe të gjitha rrugët që të çojnë te shkolla janë me gropa, pluhur e tym, të cilat prishnin imazhin e territorit brenda shkollës.

Kujtesa më ktheu në kohë para disa vitesh, kur së bashku me kolegët e mi përshkruanim rrugën në këmbë nga Valiasi Qendër-Kamëz në ditë me shi, diell apo edhe me baltë dhe kushtet erdhën duke u përmirësuar më pas që vunë një linjë autobuzash “të lodhur”, që duhet të prisje për të udhëtuar kur t`i tekej shoferit apo pronarit të autobuzave që ne mësuesit, infermierët apo puntorët që punonin në rrethinat e Valiasit të kapnim orarin e mësimit apo edhe të kthimit për në familje.

Image
Kolektivi mësuesve Valias në vitin 2004

Rrugës kur ecën për në Valias të sheh syri shumë degëzime rrugësh që mbajnë gjithfarë emrash dhe të duket vetja se je në kontinentin e Amerikës dhe jo në Kamëz, në territorin e Republikës së Shqipërisë. S`e kuptoj për se ndodh kjo gjë me ne shqiptarët, që nuk na pëlqejnë emrat e heronjve tanë, ngjarjet historike apo dhe personalitete që kanë dhënë kontribut për këtë vend, por duhet të vendosim emrtime si Manhatan, Las Vegas etj.

Në meditime e sipër kujtesa më solli rrugën që të çonte për te shkolla dhe autobuzi ndaloj në stacionin që përdornim edhe ne para pesë vitesh.

Porsa vura këmbën në tokë mu afruan dy tre të rinjë dhe më përshëndetën me emër.

-Më falni se nuk ju mbajë mend emrat, pasi kanë kaluar vite?

-Ke të drejtë mësues Bashkimi,-foli më çapkënia nga tre të rinjtë.

-Unë jam Drilona Zefi. Kam mbaruar gjimnazin dhe tani vazhdoj vitin e fundit Infermieri, në Tiranë e, kështu vazhduan prezantimin edhe shoqet e saj. U ndava me nxënëset e mia duke u uruar suksese dhe fat në jetë.

NË VALIAS

Mora rrugën për te shkolla dhe ajo që më mbeti në mendje ishte po ajo rrugë midis pallateve me gropa, pluhur e tym, si para pesë vitesh.

Para syve të mi u shfaq një panoramë e mrekullueshme, që gjithë kush nga ju që lexoni këto rreshta, nëse keni qenë në ambjentet e shkollës së Valiasit, do të maniteshit me infrastrukturën që kjo shkollë zotronë brenda territorit të saj.

Shkolla 9- vjeçare Valias ka një territor të bukur argëtues, shlodhës dhe edukativ, kjo falë kujdesit të drejtorit të shkollës z Bukurosh Hoxha, por edhe kujdesit të mësuesve, së bashku me nxënsit dhe sanitaret: Yllka Xhaferri dhe Edlira Hidri.

Në reportazhin e shkruar në vitin 2014, shkrova se së bashku me mësues Shpëtim Lilën dhe nxënësit mbollëm 110 rrënjë pemë dekorative dhe pothuajse të gjitha zunë rrënjë.

Image

Drejtor Bukuroshi më tregon që, “ne jo vetëm ju shërbejmë, por ato që janë tharë i kemi zvendësuar me të reja”.

Image
Mësues dhe nxënës duke mbjell pemët e thara

-Mrekullohem z. drejtor, që shoh se ju, jo vetëm i keni mirëmbajtur, por edhe keni mbjellë edhe pemë të tjera, por dy lisat që kisha mbjellë në hyrje te porta nuk po i shoh?

-Lisi në të djathtë është, por nuk bie në sy, kurse ai i anës së majtë u tha dhe ne menduam ta zvendësonim me një bimë tjetër dekorative që ka jetëgjatësi, ullirin.

-Lisi është simbol i mençurisë, i njerëzve trima dhe tregon fisnikëri, ju nëse keni mundësi, mund ta zvendësoni me një fidan të ri se edhe lezetin ia shton hyrjes së shkollës.

Të më falni, po kjo është një këshillë e imja, pasi më vjen keq për lisat, ndoshta edhe nga nostalgjia se në trevën time në Dobrushë, ku kam lindur, ka shumë lisa dhe selishta që janë të begata me hardhi, që prodhojnë çdo vit rrush të një cilësie shumë të mirë. Edhe ju drejtor këto pemë që mbajnë hardhi mund t`i shoqëroni, sepse e zbukurojnë terrenin, por edhe ndonjë fre rrush e hani kur ai piqet.

NË AMBJENTET E BRENDSHME TË SHKOLLËS

Image

Bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e nxënësve dëshmitarë mbi bazën e kujtimeve të ardhura në kohë, na bëjnë me dije se shkolla fillore për herë të parë, është hapur në Valias në vitin 1945, te vendi i quajtur “Hani Beut”, e ku mësuese ishin: Katerina Doraci (Teqja), e më pas Katerina Nishani dhe Ksanthipi Zoraqi. (Shkëputur nga Historiku shkollës 2015 B. S)

Image
Kolektivi mësuesve Valias 2015

Për pak ditë mbushen plotë pesë vjet që jam larguar nga shkolla 9-vjeçare “Niko Hoxha” Valias.

Shkolla atë vit drejtohej nga z. Mehmet Abdullai dhe, pas disa muajësh, u emërua drejtor z. Hysen Koldashi, kurse nga viti shkollor 2015 e në vazhdim drejtor është z. Bukurosh Hoxha.

Image
Drejtori Hysen Koldashi në drejtorinë e shkollës Valias

Porsa dola përball hyrjes së shkollës 9- Vjeçare “Niko Hoxha”, më ra në sy busti i heroit Niko Hoxha, emrin e të cilit mban shkolla që e kishin zhvendosur nga pozicioni që u vendos ditën e inagurimit. Busti u vendos para pesë vitesh, kur ne kolektivi i shkollës Valias, festuam 50 - Vjetorin e rënies së Heroit të popullit Niko Hoxha dhe 70 - Vjetorin e çeljes së dyerve të shkollës shqipe në fshatin Valias.

Jo për t`i bërë qejfin drejtorit, por në shkollën “Niko Hoxha” Valias çdo gjë gjendej në vendin e vet, sikundër ishte vepruar dhe me zhvendosjen e bustit, i cili bie në sy porsa ngjit shkallët e para të hyrjes për në mjediset e brendshme të shkollës.

Drejtori kishte punuar me përkushtim dhe kishte ndërruar dhe funksionin e mjediseve duke i përshtatur më mirë dhe brenda standardeve kohore. Kishte bërë dhe zëvëndësimin e pemëve që ishin tharë dhe kujdesej që mjedisi, si brenda dhe jashtë shkollës, të ishin të pastra dhe çdo gjë në vendin e vet.

Image
Në katin e parë: Busti Heroit të popullit Kolonel Niko Hoxha

Çdo gjë e pastër dhe e pajisur me stenda bashkëkohore ku pasqyroheshin nismat, nxënësit ekselentë, punimet e artit pamor etj.

Image

Të gjitha klasat që vizitova ishin të lyera, të pajisura me miniblioteka dhe me bazë materiale në gadishmëri të plotë për të patur ecuri normale dhe për t`u plotësuar kushtet sa më mirë fëmijve të shkollës.

Kur u ngjitëm në katin e dytë mora rrugën për te zyra e drejtorit.

-Ku shkon, më pyeti roja i shkollës?

-Te zyra e drejtorit po shkoj!

-Drejtori e ka ndërruar zyrën dhe gjendet te godina e vjetër, në katin e dytë, por jo djathtas, por majtas, - tha me shaka Liu.

-Bukur, paska zgjedhur mjedis me diell dhe të bollshëm për zyrë, spse ajo atje ishte e ftohtë dhe me dritare që nuk i zinte dielli.

-Po, po, - foli roja, - drejtori ka bërë ndryshime rrënjësore të gjitha ambjenteve që keni pasur ju në ato vite.

ME DREJTORIN E SHKOLLËS NIKO HOXHA VALIAS

Drejtorin e gjeta në zyrë të “zhytur” në planet e edukimit dhe punët e tjera për të cilat nuk u bëra kurioz t`i shikoja, por hyra direkt në temë duke i bërë të qartë qëllimin e vizitës së papritur.

Image

-Vitin shkollor 2019-2020 e kemi filluar mbarë. Të gjitha klasat dhe mjediset e brendshme dhe të jashtme i lyem dhe pastruam gjatë pushimeve verore. Këtë vit kemi 462 nxënës me një trupë mësimore prej 26 mësuesish, tre edukatore dhe dy sanitare. Në krahasim me vitet e kaluara numri i nxënësve ka rënie. Të gjithë nxënësit u pajisën me tekste shkollore dhe bazën e nevojshme materiale.

U shpërndan libra falas për klasën e pestë dhe fëmijët romë dhe, çdo gjë është në standardin e duhur për një fillim të mirë të vitit shkollor 2019-2020.

Dalim në korridor dhe, drejtori, më tregon për mjedisin e pasuruar me minibibliotekë dhe këndet përkatës.

-Gjatë gushtit, kur nxënësit ishin me pushime, bëmë lyerjen e shkollës dhe mirëmbajtjen e luleve në korridore dhe klasa, - tregon drejtori.

Image
Në mjediset e korridorit, në katin e dytë

Të kërkoj ndjesë z. drejtor, por unë dua të ngjitem në katin e tretë sepse atje kam pasur kabinetin e biologjisë dhe ruaj kujtime shumë të mira nga orët konkurs, që kam zhvilluar jo vetëm me nxënësit brenda shkollës, por edhe me nxënësit e shkollës Çerkezë në data 9.03.2009

Image
Në kabinetin e biologjisë gjatë zhvillimit të konkursit 2009
Image
Mësuesit Nazmije Klosi, Lulëzim mëma, Irfan Kaca dhe Isa Ferizaj (Botuar te gazeta Mësuesi 0903.2009)
Image
Bashkim Saliasi në një orë konkursi me nxënësit e kl. IX-ta 2015
Image

Në katin e tretë ishte pasqyruar në stenda historiku i shkollës me rastin e festimit të 70 - Vjetorit dhe rënies së heroit Kolonel Niko Hoxha. Përballë gjendet kabineti i biologjisë, klasë në të cilën fillova punë në vitin 2004, me klasë kujdestari klasën e V f.

Në sallonin e hyrjes sime ruaj një panoramë, kujtim nga nxënësit e klasës së V f dhe, sa herë që hedh sytë tek ajo, më vijnë në mendje nxënësit e klasës sime, që ishin shumë të rregullt dhe kompakt me njëri-tjetrin.

Porsa vura këmbën në kabinetin e biologjisë, si një shirit magnetofoni, më erdhën në kujtesë të gjitha veprimtaritë konkurset, që zhvilloja ato vite në përfundim të programës mësimire, çdo muaj maji të çdo viti mësimor, të cilat i ruaj në disqe dhe hera herës i shikoj sepse më ngjallin emocione dhe më kujtojnë nxënësit e mi, nga të cilët, një pjesë të tyre i kam dhe frensa në facebook dhe hera - herës komunikojë me ta.

Image
B Saliasi në një orë mësimi në kabinetin e biologjisë 2009
Image
Klasa kabinet e biologjisë, në katin e tretë 2019

Kabineti biologjisë i mirëmbajtur shumë mirë nga mësuesja e pasionuar pas profesionit z. Nazmie Leka. Në klasë gjeta mësuese Dianën. Kur po ulesha në katin e dytë takova mësuese Nazmije Klosi. Diana, Nazmija, mësuese Dhurata dhe Bledi ishin mësuesit me të cilët kisha punuar dhe takimi qe mbresëlënës midis nesh. Në dalje nga mjediset e brendshme të shkollës

e falenderova drejtorin z. Bukurosh Hoxha, për punën e mirë që kishte bërë për një fillim viti të mbarë me rregull, pastërti dhe mjedise të pastra e të sistemuara, si brenda dhe jashtë shkollës. Urime dhe suksese shkolla “Niko Hoxha” Valias.

Image
Nga të gjitha pemët e mbjella në vitin 2014 në sy të bie Rrapi
Image
Shkolla “Niko Hoxha” Valias, me mjedise nga më të mirat
Image
Foto të realizuara në mjediset e shkollës 9 - vjeçare “Niko Hoxha”.
Image
Mësues dhe nxënës të shkollës Valias në veprimtari
Image
Nga e majta: Dh. Vani, A Kurti, B Hoxha, D Dervishi, M palnikaj dhe V Xhaka
Image
Kolektivi mësuesve Valias 1 mars 2017
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat