Një ditë në Tiranë me kushërirën Drane

Reportazhe

Një ditë në Tiranë me kushërirën Drane

Nga: Mikel Gojani Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:50
Mikel Gojani dhe Drane

Në Tiranë, në këtë fundtetor, me kushërirën time fort të respektuar,  znj. Drane Prendi Uka, me origjinë nga Iballja e Pukës, ndërsa tash me vendbanim në Tiranë.

Me familjen Prendi jemi vëllazëri e gjakut. Për shumë vjet, si viktimë e ideologjisë ekstreme na është mohuar komunikimi. Ishin ato kohë kur ideologjitë ekstreme të kohës na kishin ndarë, jo vetëm ne si vëllazëri, por e gjithë popull të një gjaku, gjuhe, flamuri...

Njerëzit e gjakut! Gurët e gjakut! Fjalë bese e fjalë gjaku , qw peshonin rëndë sa gurët e kufirit, sa tërë muret tragjike besës, gjakut, jetës dhe fjalës. Fjalët “matanë” dhe “andej” në jetën e atëhershme tragjike ngërthenin shumëçka nga kjo tragjikë.

Koha na u mohonte të takojmë vëllai - vëllain, motra – vëllain, daja - nipin, nëna të birin... Na u mohonte gazmendi i përbashkët, morti dhe momentet tjera, që bënin jetën e përditshme.

Edhe përkundër kësaj gjendje, ndjenja e rinjohjes gjithherë mbahej e gjallë, si “matanë” kufiri, ashtu edhe “këndej” kufiri. Populli i një gjaku gjithherë shpresonte në rinjoihje. Kjo dritë qëndronte e ndezur gjithherë në shpirtin e këtij populli.

Fryma e lirisë hapi perspektiva të reja. Më nuk ekziston ai realitet. Një herë e përgjithmonë u hoq perdja e errësirës që ndante një popull.

Tani mbi ata gur, mbi atë ngrehinë rrënojash të mureve tragjike dëgjohen zërat e padëgjuar të vëllezërve të një gjaku, fytyra e panjohur e motrës apo e vëllait . Balada e rinjohjes vazhdon...

Me të njëjtin fat u përballuam edhe ne me vëllazërinë Prendushi nga Iballja e Pukës. Për shumë dekada ishim të ndarë, mirëpo jo edhe shpirtërisht.

Tash me këtë vëllazëri të gjitha i kemi të përbashkëta, edhe gëzimet, edhe hidhërimet, edhe dasmat, edhe mortet...

Një protagoniste e kësaj familje të vëllazërisë sonë, me të cilat na lidhin shumëçka edhe nga e kaluara, por edhe tash, është edhe DILE PRENDI UKA. Kjo personalitete e kësaj familje është simbolikë emblematike i lidhjeve shpirtërore që ka mbajtur të gjallë arteriet e këtyre dy familjeve, edhe në kohën kur mohohej çdo komunikim dhe bashkëpunim.

Motra Dilë, bashkë me të vëllain e saj Franin, vëllazërisë së tyre në Kosovë nga malli dhe nostalgjia që i digjte për të afërmit e tyre të gjakut, përmes letrare të shkruara mbanin lidhjet me sivëllezërit e tyre në Kosovë. Sot ato letra të ruajtura me plot përkushtim ruhen si palimpsest në “arkivat” të këtyre familjeve dhe lexohen me shumë emocione, mbase shumë të ligjshme dhe tepër të natyrshme.

Me motrën Dila, jemi takuar në fundmuajin e kaluar, me rastin e varrimit të vëllait të saj, kushëririt tonë, Fran Prendit, një nga pinjojtë e kësaj vëllazërie, i cili iku në amshim, duke mbetur i përjetësuar, për figurën e tij të ndritur, veprat e tij kolosale, që e bëjnë të mbetet gjatë i gjallë në mendjen dhe kujtesën tonë.

Shuarja e xha Franit shkaktoi humbje te pakompensueshme për familjen, vëllazërinë, miqtë dhe gjithë ata që kanë njohur.

Pra, motra Dila Prendi Uka, e martuar me Fran Ukajn, e cila bashkë me familjen e saj, djemtë, vajzat, jeton . Pas shkollimit të kryer, për disa vite ka punuar mësuese në një fshat të zonës Iballe, e quajtur MZI. Ajo gjatë këtyre viteve fëmijëve malësorë të këtyre shkrepave ua mësoi shkrim – leximin të mbetur larg këtyre rrezeve të dijes. Më vonë për arsye të ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës është zhvendosur në fshatin Llugaj të Bajram Currit. Aty ka punuar në një fermë, si punonjëse deri në vitet ‘90, pastaj është transferuar në Tirane, ku është e pensionuar dhe sot jeton.

Kështu, tash takimet me dadën Dila janë reale dhe të dendura dhe të cilat gjithherë ngërthejnë emocione shumë të ligjshme dhe tepër të natyrshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat