Malësia e Bujanocit në mes legjendave të bujshme dhe realitetit të hidhur

Reportazhe

Malësia e Bujanocit në mes legjendave të bujshme dhe realitetit të hidhur

Driton Hyseni Nga Driton Hyseni Më 23 janar 2020 Në ora: 00:06
Malësia e Bujanocit

Jemi në javën e parë të janarit të vitit 2020. Dimri i egër dhe i thatë i cili nuk ka arritur ende, nuk e ka mbyllur si përherësi në karantinë një zonë shqiptare, të njohur si Malësia e Bujanocit, e cila shtrihet në brezin kufitar në mes Serbisë dhe Kosovës, ee cila bëhet vështirë e vizituar pa kaluar dimri e dal pranvera.

Gjatë stinës së bardhë, kur bora arrin trashësinë maksimale, për të arritur në vendbanimet më të skajshme të etnikumit shqiptar, nuk është kollaj, kur dihet se në këto kushte dimërore, pa rrugë të asfaltuara, njeriu mund të eci vetëm në këmbë.

Imagjinojeni një jetë njeriu mes malesh të larta, që arrin lartësinë mbidetare deri në 1200 metra katror, në mes acarit në njërën anë dhe pranisë së shtuar të forcave të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në anën tjetër.

Nëpër këto vendbanime shqiptare, kanë ngelur për të jetuar pak banorë, të cilët e bëjnë një jetë të rëndë, të sikletshme dhe me plot rreziqe. Këto familje të mbetura në kaq numër të vogël jetojnë këto netët e gjata të dimrit me legjendat e kësaj krahine, e cila nxori dijetar dhe luftëtarë nga më famshmit e shqiptarisë si: Hoxhë HasanMasurica, shpikës i aeroplanit të parë dhe pushkës me pesë fishekë, pastaj luftëtarët e njohur kombëtarë si SylëZarbinca, LamBreznica etj.

Malësia e Bujanocit, dikur kishte 374 familje me 3112 banorë. Ajo kishte shkollën qendrore me 350 nxënës, ku kolektivi i asaj shkolle kishte mbi 40 punëtorë. Në këtë vendbanim të Malësisë, funksiononte tregu i kafshëve, tregu i gjelbër, 4 shitore, xhamia, ambulanca, ofiqaria dhe autobusi nga Bujanoci dhe Gjilani, qarkullonte tre herë në ditë. Po sot, pas vitit 1999, asgjë nuk funksionon, përveç një paralele e ndarë në Suharrën dhe në Zarbincë nën administrimin e shkollës së Muhocit. Sot, gjithashtu shumë familje janë larguar, e më të shumtë janë ata që po largohen dita ditës nga presioni i vazhdueshëm i shtetit e nga mungesa e gjërave elementare për jetës. Njëra nga familjet e shumta është edhe ajo e Selami Bajramit nga fshati Suharrën i Bujanocit të cilët janë detyruar të largohen nga vendlindja për në vendet e perëndimit.

“Duke marrë parasysh skenat e përgatitur me vite ndaj mua dhe familjes time dhe duke e pa se siguria vetëm po shkon ka keqësimi, nga frikae krijuar ndër vite u detyrova t'a marr rrugën e mërgimit pa e ditë se ku do të shkoj”, thotë Selami Bajrami.

Sfidat që ka kaluar ky kryefamiljar, që nga viti 2004 e deri më sot janë të shumta e kryesisht lidhen me papunësinë me shkas siç e quan ai që iu është bërë nga shteti e është ndihmuar nga pushteti, vetëm për t’u larguar nga vendlindja.Ai ka treguar rastin e fundit që ka përjetuar bashkë me familjen e tij në shtëpinë e tij.

“Në vitin 2014 pa asnjë arsye më ftuan policia e Bujanocit dhe më morën në pyetje, sepse disa serb ishin ankuar në polici me pretekstin se unë ia kam bllokuar rrugën nëpër të cilën ata ishin duke shkuar në punët e tyre të ashtuquajtura zyrtare.Pasi më mori në pyetje policia,më dërguan në gjyqin komunal në Bujanoc, dhe ai gjykim zgjati hiq më pak se 2 vite. Në atë rast pala e dëmtuar ishin një roje e malit, serb nga Gjilani, një drejtor i sektorit të pyjeve të Vranjës dhe një shef tjetër, ndërkaq data që gjykata mori vendiminpër të më liruar ishte 15 maji i vitit 2016.Mua pak ditë më parë në pasditen e 22 prillit të 2016-ës më erdhën në shtëpi 11 serb dhe më sulmuan duke tentuar të më frikësojnë.E gjithë kjo ndodhi sepse serbët nuk ishin në dijeniqë gjykata në Bujanoc për aktakuzën e ngritur do të merr vendim,e si pasoj e këtij sulmi në shtëpinë time në Suharrën dhe pas një përleshje, policia e Bujanocit erdhi në vendin e ngjarjes dhe serbët i la të lirë, kurse vëllait tim iu ngrit aktakuzë,dheudënua më një vit burg”, shtoi Bajrami.

Këtij rasti i kishin parapri disa të tjerë, të cilat kishin krijuar shqetësim tek familja Bajrami, e asnjëherë nuk ishin marrë parasysh nga organet relevante të pushtetit lokal. Ai dhe familja e tij katër anëtarshe u larguan nga vendlindja, për të gjetur siguri dhe punësim diku në perëndim. Ai mohon se kushtet ekonomikei kishin të këqija në vendlindje, por thekson se presioni i vazhdueshëm i shtetit dhe mos mundësia për të gjet një vend pune bëri që të merr vendimin e papritur. Selamiu disa herë përgjatë viteve 2005-2012 ishte punësuar me kontratë 6 mujore në Bashkësinë Lokale të Zarbincës, me pretendimin se do t’i vazhdohej kjo kontratë.

“Jetojmë se nuk vdesim dot!”

Jeta e familjes së Selamiut, është liruar nga frika e të pasurit siguri, por është kapluar nga mallëngjimi e nevoja për të ardhur në vendlindje. Dëshira për t’u rrëfyer nuk mungon tek ai, por i mungon dëshira për të jetuar.

“Më thanë se vendi mëi mirë tek i cili nuk do tëkesh probleme do të jetë Franca, ku edhe udhëtova për në qytetin e ClermontFerrand, dhe mëpas për mua filloi një jetë krejt e padëshirueshme, një jetë qëkurrë nuk dëshiroja t'a jetoja, ku për çdo ditë e për çdo natë dëshirojë tëkthehemnë vendin tim”, theksoi Bajrami.

Ai tani bashkë me familjen e tij jeton në Francë, pa kurrfarë leje qëndrimi, sepse dy herë Gjykata në Paris ia ka kthyer përgjigjen negative.

“Autoritetet franceze na ndihmuan me gjëra ushqimore e me vendstrehim,deri në mesin e vitit 2018 kur edhe më lan pa vendstrehim dhe isha nën tenda plot katër muaj. Jetojmë një jetë të zorit, jetojmë vetëm pse se kemi qare pa jetuar se kemi lind me jetu e nuk mund të vdesim. E pota kemi sigurinë në vendlindje, sot do të ktheheshim pa u menduar fare. Jeta si klandestin është jetë e rëndë, nuk ke asnjë të drejtë ligjore e mbi të gjitha nuk ke të drejtë pune”,

Sikur familja Bajrami, janë larguar edhe shumë familje tjera të cilat kërkojnë azil në perëndim, e të tjerë janë larguar në qytetet më të afërta e në përgjithësi në qytetet e Ana Moravës.

“Banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit, masovisht janë shpërngulur gjatë vitit 1999, pjesa tjetër e mbetur, në mungesë të kushteve për jetesë, po i braktisin vatrat stërgjyshore. Pjesa më e madhe e të të shpërngulurve janë vendosur kryesisht në Gjilan e Anamoravë, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar në perëndim, për kushte më të mira për jetesë. Në këto zona kufitare me Kosovën, kanë mbetur shumë pak familje, të cilat përballen me kushte të vështira për ekzistencë”, ka thënë AvniMusliu, kryetar i Bashkësisë lokale, Zarbincë.

Mos asfaltimi i rrugës kryesore që lidhë fshatrat malor me fshatin Muhoc, e që thuhet se nga koha e Titos nuk është asfaltuar, e në ndihmesën e shumë faktorëve tjerë si: mos rregullimi i kanalizimeve, mos rregullimi i rrymës, infrastruktura e shkatërruar në shkolla e objekte tjera nevojtare, i kanë bindur edhe ato pak familje të mendojnë për t’u larguar.Kjo rrugë bëhet pengesë e vazhdueshme për ata pak banorë që merren me blegtori e me shitjen e druve, gjithashtu edhe për ata banorët e tjerë që kanë dëshirë të shkojnë për vizitë në vendlindje. Shpesh herë është bërë pengesë edhe e mbajtjes së festës tashmë tradicionale “Takimet e Vendlindjes”, që mbahet nën organizimin e secilit fshat.

“Ata pak banorë që kanë mbetur në këto vendbanime shqiptare ankohen sepse nuk kanë kushte elementare për jetë. Pushteti qendror dhe ai komunal nuk ndajnë fonde për zhvillimin e Malësisë e cila merret kryesisht me blegtori dhe bujqësi. Rruga kryesore e Malësisë së Bujanocit që lidhet me Gjilan dhe Bujanoc, nuk është asfaltuar qe nga koha e Titos dhe kuptohet pa rrugë nuk ka jetë. Këto janë ankimet e malësorëve, të cilat mjerisht po hasin në veshin e shurdhër të qeveritarëve lokalë dhe shtetërorë”, shtoi Musliu.

Prania e xhandarmërisë dhe vendosja e tyre në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, ka bërë që edhe ata pak banorë të mbetur atje, çdo ditë të mendojnë e të bëjnë plane për t’u larguar.

“Braktisja e fshatrave të Malësisë së Bujanocit: Priboc, Zarbincë, Suharrën e Novosellë, bëhet për shkaqe të ndryshme, qoftë ekonomike, po ashtu edhe politike. Disa familje janë shpërngulur, në pamundësi për të gjallëruar në këto vise kodrinore-malore, por shumica e tyre kane ikur nga presionet politike, meqë në këto vise që shtrihen përgjatë kufirit me Kosovën, është e koncentruar jashtë suazave të paqes ushtria e xhandarmëria serbe. Po ashtu një problem tjetër është edhe shlyerja nga banorëve nga regjistrat e gjendjes civile, duke u pasivizuar vendbanimet e tyre”, theksoi Musliu.

Banorët e mbetur në këtë krahinë, ndonëse të rrethuar me halle të shumta e të padurueshme, i mban gjallë shpresa se edhe për ta do të vijë një ditë, që të jetojnë të lumtur në vatrat stërgjyshore, duke ruajtur identitetin e tyre. Tjetër alternativë nuk ka!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat