Investim i guximshëm i bashkatdhetarit tonë Sami Voca - Ranchi “Troja” në Maxherë me ambient piktoresk për të gjitha moshat

Reportazhe

Investim i guximshëm i bashkatdhetarit tonë Sami Voca - Ranchi “Troja” në Maxherë me ambient piktoresk për të gjitha moshat

Nga: Fatmir Beka Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:25
Sami Voca

Në luginën e fshatit Maxherë ka kohë që bashkatdhetari ynë Sami Voca që me vite ka punuar në Gjermani dhe po ashtu me vite është përpjekur që të rregullojë rrugën, rrymën edhe ujin, tashmë është rregulluar një kompleks shumëdimensional, duke filluar nga femra e pulave, ajo e kuajve, deri para pak kohëve edhe e deleve edhe dhive, sikurse edhe ranchi për kalërim të kuajve dhe ponive dhe restoranti me ushqime tradicionale e moderne “Troja”.

Ky lokalitet që ndodhet në Shalë të Bajgorës 13 kilometra nga qyteti i Mitrovicës në një ambient piktoresk, i rrethuar me kodra e pyje ofron mundësi për, kalurim dhe njohje me shtazë të ndryshme shtëpiak, ka odën dhe traditën shaljane dhe ushqim bio për të gjithë gurmanët.

Image

E veçantë e këtij ranchi përpos disa racave të kuajve është edhe objekti i improvizuar i kalit të Trojës, në të cilin mund të ngjitesh me shkallë dhe në trupin e tij të ndërtuar me dru ndodhet një dhomë prej nga në 360 shkallë mund të shihen majet e larta të Shalës dhe trojet etnike shqiptare pothuajse deri në kufi me Serbinë.

Ferma e pulave, kuajve edhe gomarëve si atraksion

Ndërsa pronari Sami Voca një burrë me moshë të mesme, shumë i afërt edhe mikpritës, që investimet shumëvjeçare nga puna në Gjermani ka vendos të i bëjë në fshatin e lindjes, ka ndërtuar shtigje për kalërim, ka fermë të pulave, ka lloj kafshe shtëpiake në 10 hektarët në të cilin shtrihet ranchi i tij “Troja”.

Janë rreth 200 mijë euro të investuara në blerjen e tokës përreth pronës së tij, rregullimin e femrave të kuajve, të pulave edhe atyre të deleve edhe dhive (këto të fundit i ka heq në pamundësi të sigurimit të punëtorëve dhe barinjve për to), ndërkohë që ka ndërtuar restorant tradicional dhe kompleks kalërimi, ku përfshihen edhe janë në ndërtim bujtinat, sallat e takimeve edhe objekte tjera përcjellëse.

Image

Kuajt të racës së vrapimit por edhe kuaj nga racat e ndryshme, së bashku me kuajt poni që janë aq të kërkuar nga fëmijët, sikurse edhe gomarë të llojeve të ndryshme  e bëjnë “Trojen” vend të veçantë, ndërkohë që i gjithë ushqimi që serohet këtu është kryekëput bio dhe nga parnerët e fshatit Maxherë edhe fshatrave përreth.

Aktualisht Samia ka dhjet punëtorë që punojnë në kompleksin “Troja”, ndërkohë që numri i bashkëpunëtorëve dhe kooperuesve është shumëfish më i madh, pasi nga ata siguron gjërat ushqimore që serohen në restorant duke nisur nga produktet e qumështit, perimet edhe pemët por edhe produktet tjera.

I gjithë objekti është i përmbushur me artefakte nga tradita edhe jeta jonë shekullore, të cilat janë gërshetuar për mrekulli me modernen dhe punimet e drurit shumicën e të cilave e ka rikonstruktuar vetë Samiu, së bashku edhe me stafin e tij.

Oda tradicionale shaljane

Image

Samia për disa vite ka mbajtur dyqanin në qendër të Mitrovicës, si një ndër dyqanet e vetme që ka ofruar kryekëput produkte vendore si qumështi i dhisë, djathërat e ndryshme, mjaltë por edhe veze e produkte tjera fshati, të cilat tashmë i përdor në restorantin “Troja”.

“Nuk është lehtë të investohet kaq shumë në një mjedis ku jemi, por duke pasur parasysh ambientin e bukur dhe të paprekur, ajrin e pastër, gjelbërimin dhe koloritin e ngjyrave që ofron mjedisi, i gërshetuar kjo edhe me mundësi për lojëra edhe kalërim si për fëmijë ashtu edhe për të rritur, atëherë edhe pse kohë pandemi, po nisim një punë me shpresën se qytetarët do dinë me vlerësua ajrin, ambientin dhe ushqimin” shprehet Voca.

Një e veçantë tjetër e “Trojes” është kulla dhe oda tradicionale me oxhak, që ruan tiparet e odave të vjetra shaljane, duke nis nga oxhaku, dritaret e vogla, “jani” dhe “sexhadja”- punime të vjetra dore edhe objektet e tjera tradicionale mikpritëse, që ndodhet pranë sallës së takimeve dhe bujtinave që përfundojnë së shpejti.

Image

Ndonëse disa kilometra deri tek kompleksi “Troja” duhet të bëhen në rrugë dytësore, kjo nuk është pengesë për adhuruesit e ambientit malor, kalërimit dhe ushqimit tradicional, që shoqërohen me mikpritje edhe ambient familjar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat