Ura me pesë harqe, ajo e Ahmet Zogut!

Reportazhe

Ura me pesë harqe, ajo e Ahmet Zogut!

Nga: Bajram Sefaj Më: 4 janar 2021 Në ora: 19:59
Ura (më pesë harqe), mbi lumin Mat, e mirditorit Ahmet Zogu, mbret i gjithë-shqiptarëve

Ç’u bënë hapat që matën atë udhë...(Ose histori e shkurtër rruge. Zëri tij, premtim i mirë.Dy Ura: ajo me Pesë harqe dhe Ura e Librave! Lëndimi i lehtë, për në fund, si “desert”!).

Udhë gëzimi, rruga për në Tiranë!

Për ty qoftë rrenë, për mua ështësahi!

Njëmend ashtu është. Tamam ashtu sikurse (shpesh) thotë nipçe im i dashur (Arif) kur është sharmen dhe, po aq, shakaxhi. Gati-gati, për ata që marrin rrugë nga Prishtina (apo cilido qytet a lokalitet tjetër i Kosovës!) për në Tiranën tonë, është rrugë gëzimi, rrugë hareje, rrugë përmallimie pikëllimi, në të njëjtën kohë. Kjo s’është përshtypje, është bindje. Kurrë e pa luhatur, madje!

Edhe sot (datë dy tetor, ditë e mërkurë 2019), “tetori shkundi manaferrat”, (thotë poetja në vargun e sajlrik), ndjenjë gëzimi e përjetuar me qindra herë më parë, të tërin, me vesh embulon me të bardhë! Sot, mbase më vrullshme se asnjë me parë. Dita merrte e mirë. Si të ishte mëngjes pranveror, apo agim i një dite të mirë e më diell shumë, fillimvere!

Ndodhte kështu, mbase që, tashmë u isha lajmëruar miqve dhe kisha caktuar takime me ta, në vendtakimin tonë të dashur, në Tajvan, me shatërvan, në Tiranën tonë që, përkundër të gjithave,malgrétout, siç thonë francezet, përditë e më tepër bëhet (nuse!) më e bukur!

I rrëmbyershqetësimi, si i panjohur të ishte, mëndja me vajti që, rrugën nga Vërmica deri në Tiranë, ta quaj Rrugë Historie, (me ndajshtimin: të hidhur!), Rrugë lotësh e tjera. Kisha ndërmend edhe shumë emra (tituj) tjerë, të mundshëm, t’ia ngjis asaj rruge. Heq dorë. Braktis një ide të tillë. Historia, përgjatë asaj Rruge, nxirrte shumë thera e cunga, shenja e fosile morbide, që s’ngjallnin tjetër veçse kujtime të hidhura. Nuk mund e vazhdoi rrugën, se me zë mallkimin, pa nënvizuare, prej se “lindi” rruga e kombit, sikur zhbiu, futi nëntokë, i fundosi, në mos jo të gjithë, se paku, një pjesë të madhe syresh, bunkerësh që na e nxijshin jetën. Heq dorë nga të gjithat, dhe, nuk e kam të qartë, pse, aty për aty, midis rruge, lidha kushtrim se nuk do të vdes, pa e bë, se paku, një natë (a më shumë) në qendrën e Bashkisë Fan, me kishën e vogël në mes. Kisha e Shën e Markut, a si e pat emrin. (Do t’ai mësoj emrin e vërtetë!). Që sa herë kaloj udhës se kombit, sidomos në relacionin Prishtinë-Tiranë, veçse etshëm nuk ia puth kryqin. Që gjithnjë mbetet nën nivelin e autostradës mbetet edhe kjo komunë e vogël enigmatike e simpatike, aty midis malesh.Komuna Fan ndodhet në pjesën verilindore të Mirditës dhe ka një sipërfaqe prej 175 km². Është njësi administrative e rrethit të Mirditës. Ka klimë mesdhetare kontinentale malore me dimër të ashpër dhe verë të nxehtë...

Një natë në Fan, nuk do t’i jap me tëra netët e kaluara në Paris, në Londër, në Stokholm, në NewYork, në Varshavë e në Jerusalem, në Pragë a në Madrid, në Oslo a në Lisbonë..., gjithandej nga kam gjezdisur nëpër dynja, (duke llogaritur këtu edhe netët kurrë të paharrueshme në Tiranë e në qytete të tjera, gjanë e gjatë, Shqipërisë!)dhe, kurrë nuk mund t’ia fal vetës kabahatin, pse nuk jam kujtuar më herët e kam pritur aq shumë, deri në pleqëri të thellë, kur me njërën këmbë jam matanë, e ndoshta egjeli nuk me jep vade të kryej këtë amanet që ia ngarkojvetvetes.E, amanetin duhesh me krye!, porositë melodia jonë popullore, e popullarizuar!

*

Mezi pres të kapërcej PRAGUN (kufitar) e Vermicës e në telefontë zëvendesoj kartën, atë të Ipk-os së Kosovës, me Alb – telekomin e Shqipërisë. Me padurim pres t’i lajmërohem mikut besnik, tiranasit të “natyralizuar”, z. Muharrem, me prejardhje të largët nga fshati Gjylekar i Vitisë së Kosovës.

Dita ecë (ngada!) e mezi mbërrin deri të ora dhjetë të mëngjesit. Nu durohem më. Muharremit ia cingëroj. Zëri i tij, plotë gjallërie optimizëm, i gjerë dhe i hapur, si poemë e ditës së re, përnjëherëshsikur m’i çelë te gjitha dyert e të zemërmadhes Shqipëri. Mirë se vjen,me thotëe, sikur ngutët të me pyet se ku gjendem atë çast. Jam në autobus ndërurban. Në relacionin Prishtinë-Tiranë. U kënaqa, ia kthej!

Derisa unë ngatërrohem t’i them se jam në afërsi të drejtpërdrejtë, me, me, me... - Rubikun (këtij qyteti të mallkuar dhe zëkeq, të epokës enveriste e, sidomos pas leximit të romanit “Hotel Arbëria” të shkrimtarit Mehmet Kraja, ia kam inat dhe vetmja pikë e dashur në të është ajo e kishëssë vogël që, si sumbull, e pa trazuar, si pëllumb krahshkruar,rri atje në lartësi të shkëmbit, si të ishte diku varur midis tokës e qiellit. Muharremi, si një profet i mirëfilltë të ishte, po, po, po e di se je(ni) në afërsi të Rrëshenit, me thotë, (ku ndoesha me tamam!) dhe, shton: Jo, jo nuk do të mbërrish në shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar jetëshkrimit dhe veprës madhore artistike të mikut tonë të përbashkëtz. Dhimitër Lala,nëntëdhjetëe kusur vjeç, me prejardhje nga Enkelana (Lexo: nga Pogradeci ynë) që, terë shekullin e punës e ka kaluar në Kinostudion “Shqipëria e Re”, se atje, ka punuar si operator/realizues.

Filmi dokumeentar kushtuar, pra, këtij kolosi, këtij monumeti të gjallë e legjendar, jepet në Milenium 2dhe fillon fiks në ora njëmbëdhjetë. A do të mberij atje a jo, varet nga i “madhërishmi” autobusi, shpejtësia e tij. Jo nga unë. Jam në mëshirën e tij! Duke qenë gati-gati, i sigurt se nuk do të mbërri në ketë evinemet, zotni Muharremi, me telefon dhe me premton se do të ma siguroi, një kopje (disk) të atij filmi dokumentar. Të shtrenjtë për mua, aq më parë kur protagonistin e tij e njoh mirë dhe se disketën e filmit të tij dokumentarnga vizita dy javësh e kryeministrit të R. P. të Shqipërisë, Mehmet Shehu, me delegacion, në R. P. të Kinës, në fillimpranverë të vitit, tash të largët, 1966,e kam në tryezë të punës, në shtëpi.

*

Pasi (para)kaloj ethshëm, përskaj Rubikut, (derisa akoma nukishte Rruga e Kombit), detyrimisht duhej trupuar për mjedis tij (si “Për mjedis pazarit të Durrësit”, të këngës!). Në mëngjesin e bukur të ditës së mërkure të dy tetorit, ky vit, me shumë dritë e diell, si asnjëherë më parë, solemneshfaqet Ura mbi lumin Mat. Tashmë si e braktisur E njohur si Ura e Mbretit tonë (të dashur) Zog. Mallkoj vetën (si udhëpërshkrues i pasionuarsiç kam qëlluar), pse u vonova kaq shumë (i vonuari unë, i vonuari!),e nuk u kujtova kurrë,të ndalem mbi këtë Urë e, me krejt pak mund e vuajte hulumtimi, të qes në letër një shkrim çfarë do qoftë. Të mjaftueshëm, se paku, sa për të tërhequr vëmendjen e udhëtarëve (veçmas atyre nga Kosova), mbi këtë objekt të hijshëm arkitektonike, të kallëzoj historinë e tij. Një gjë të tillë, nuk e bëj as sot e gjithë-ditën. Kënaqem vetëm se ia numëroj harqet dhe se, me dalin dy më shumë së“Urës me tri harqe”, e romanit monumental të shkrimtarit tonë me nam botëror.

Një rrëfim mbi Urën më Pesë Harqe, ose Urën e Zogut, do të thur shumë shpejt. Veç vdekja nëse me

del përpara e, si bukla e zezë në ma preftë rrugën!

Por, sot e këtu, mbasepa përfillur renditje logjike as kronologjike,me dy fjalë, dua të tregoj për një tjetër urë që, me të drejtë, mund të quhet Ura e Librave në Tiranë!

Ashtu siç e ka emrin Ura e Psherëtimave mbi Kanalin e Madh, në Venedik, po e zëmë. Të gjithë tiranasit e dinë se për cilën urë është fjala. Ajo është ura më solemne që hedh shtat mbi rrjedhën eLenës dhe, pos që lidh dy brigjet e këtij lumi ujë të paktë,i bënbashkëdy lagjet më të frekuentuar të kryeqytetit shqiptar. Lagjen e njohur Shallvare, me atë të Bllokut!

Ia them emrin e “pronorit të librave” të ekspozuara mbi atë Urë. Ai quhet Bajram Hasani. Garantoj se numri i librave shpërndara përgjatë asaj ure, është më i madh se ai i gjithmbarshëm i librave të Bukinistëve të famshëm, të ekspozuara përdy anët e rrjedhës së lumit Seine, të Parisit.

-Po, si ia bëni të mbroni nga shiu e të reshurat atmosferike, gjithë atë Univers librash, ndër me të ndryshmet(?), Bajrami memirësi përgjigjet, sikur pandeh se jemi emnakë.

Vraponi, vraponi... o, burra, të Ura e Librave në Tiranë që, për fat të keq, nuk shënova si ia thanë emrin e vërtetë të asaj ure!

Hélase, thonë francezët, sa keq, njëmend!

Ndeja e kuvendimi në Lux!

Sado që, nga ndeja dhe kuvendimi i shkurtër në kopshtin e tavernës Lux, bashkë me Izetin, që unë ia “francizoj” emrin dhe e thërras Izé(t), me kolegun e tij Rexhep, (jo, meazallah RexhepTaipErdoganin!), të dy bashkë e sajojnë Revistën letrare të Tiranës me emrin “Illz” (ec e bjeri në fije çka do të thotë kjo fjalë me prejardhje dibrane), në shoqëri edhe me dy lumjanë të tjerë, zotërinjtë Shefqet eHilmi Hoxhën (mungonte edhe “dashamirësi”, shoku e xhelati i tyre, Enver Hoxha, të formonin një Trio të shkëlqyer që, sakaq, do t’ia theknin këngëve dhe halleve e brengave shekullore shqiptare. Nuk vonon shumë e ia beh edhe miku im i orëve të para, Mikel (Keli) Temo, pedagog në Liceun artistik të Tiranës, piktor i njohur me diapazon të gjerë dijesh, ndjesish dhe eksperiencash jetësore e krijuese, udhëtar i rrugëve të gjata, nga Korça e lindjes, Tirana e shkollimit dhe rritës, Parisi i dritave, fole e artit figurativ me nam botëror, por dhe “banor” i shumë qyteteve të Evropës, sidomos Italisë fqinje, si pjesëmarrës në ekspozita kolektive dhe me ekspozita vetjake të arti e Vankuver, pasi që ai të “parkoi” aty pranë biçikletën e tij, do t’i bashkëngjitët tryezës sonë në Lux. Jemi komplet. Në vend të një, tani rrethtryezës, kemi dy skulptorë, Kelin dhe Hilmija që, qysh në dorështrëngimin e parë, me teketdge pa lejen e askujt, e quaj pejan! Derisa kryeredaktori, z. Rexhep Shahu, ma sjell numrin 20 të revistës “Illz” me recensionin tim mbi romanin e madh “Prishtina” të M.Krajës, brenda tij, unë, nga ana ime, ia dedikoj librin tim me tregime, “Prozë urbane”, mikut të moçëm,Kelit, duke qenë kështu, i bindur se, qind për qind, fitoj një lexues besnik, në Tiranë, se paku, për këtë mijëvjeçar!

*

Pas atij takimi spontan, të pa planifikuar fare më parë, ku me i zëshmi dhe më atraktivi është çuniIzé(t) nga Morini (e jo nga Morina!), pas kallëzimit të aq shumë barsoletave, gazmoreve, mahive e ndodhive, të ndodhura, për të dy anët e gardhit (jo të kufirit!), si me pahir, “Pejanin” si e pagëzova unë, skulptorin e vyer, Hilmi Hoxhën, e zë tek përmend eflet me respekt për një mikun tim fort të çmuar nga Prishtina:”Për FahredinSpahinë, thotë, Hilmiu,kam konsideratë të lartë, për fotot që ka bâ dhe bën, John Mili (i dytë)shqiptar!” - Hilmi Hoxha, skulptor kuksjan. (Këtë rriskë letre ku Hilmia i shënon fjalët e shtrenjta për mikun, ia jap në dorë Dinit, po sa u ktheva në Prishtinë!).

*

Pas,takimit me miq në kopshtin e tavernës Lux, në Tiranë, që del si një kompensim nga terë ajo që, me gëzim prisja të përjetoj gjatë qëndrimit sado të shkurt në Tiranë. Koha avitej të kthehem mbrapsht në Prishtinë. Kësaj radheme dozë më të madhe zhgënjimi, pezmi më të madh se zakonisht. Gati përherë ndodhe kështu. Udhëtimi nga Prishtina për në Tiranë është ditë gëzimi, është ditë dasme, ndërsa dita e kthimit, me shumë ngjason më ditë pikëllimi. Aq më parë e aq më shumë, kësaj herë kur nga qëndrimi në Tiranë, prisja aq shumë. Si edhe shumë herë më përpara, edhe kësaj radhe, ndodhë po thuaj se e njëjta gjë, nga Tirana kthehem duarthatë, ose mua me shpifet së është ashtu. “Inati” që ua marr miqve e mikeshave të mi të dashur tiranas, zgjatë aq sa i gjatë është relacioni Tiranë Prishtinë. Hidhërimi me zgjatë aq (shumë), sa i zgjati fisnikes besnikëria për burrin që po i vdiste: “Sa do të mbash o, zi për mua, sa t’marr bucelën o, meshku’n’kru!

Pa zbritur hiç nga autobusi, jam i gatshëm të marr rrugë, me të njëjtin entuziazëm gëzimi e hareje, gjithnjë duke pëshpëritur këngën “me gëzim (po) shkoj në Tiranë”. Dita, pra e marrjes rrugë nga Prishtina për në Tiranë, është ditë gëzimi, kurse ajo e kthimit nga Tirana për në Prishtinë, nuk është e tillë. Ditë e përshkëllirë është ajo!Garant, kështu është për të gjithë shqiptarët kosovarë që, marrin këtë rrugë!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat