Histori e nxehtë: I dashuri më shkriu si qiri në shtrat - Bota Sot
Histori e nxehtë: I dashuri më shkriu si qiri në shtrat

Seksi

Histori e nxehtë: I dashuri më shkriu si qiri në shtrat

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:41

Bëra 20 vjet martesë, dhe e tërë kjo kohë më shkoi duke përcjellë burrin në rrugëtim dhe duke e pritur se kur po vjen. Profesioni i tij prej shoferi ma nxiu  jetën. Si për sherr, kur unë isha e nxehtë dhe më nevojitej burri, ai ishte në rrugëtim me kamionin e tij autobot.

Pas luftës, burri sikur vonohej më shumë në rrugëtimet e tij dhe gjithnjë e më pak vinte në shtëpi i nxirë katran. Ndonjëherë më shkonte mendja, nëse ai po drejton kamion, apo ndonjë veturë luksoze! Ditë pas dite e javë pas jave, dyshimi në besnikërinë e tij ndaj meje shtohej, e bashkë me të edhe dashuria ndaj tij zbehej.

Një ditë, derisa ai ishte në rrugëtim, unë i futa rrobat e tij në govatë, sepse atëkohë nuk kisha makinë rrobash. Duke ia kontrolluar xhepat, jo pse jam idiote, por është rregull që t’i kontrollosh xhepat, para se ti fusësh rrobat në ujë, sepse më ka ndodhur njëherë që ia kam “larë” 1000 dinarë të asaj kohe. Në xhep ia gjeta një kondom… Mbeta gojëhapur. Vetëm mendoja se si të veprojë, kur ai të kthehej.

Herët në mëngjes, burri i botës u kthye në shtëpi. Për çudi, ishte i pastër dhe kishte një dozë parfumi. Ndoshta hunda e tij ishte mësuar me atë aromë dhe nuk e ndjente, por unë e nuhata menjëherë, bile e kuptova se ai parfum ishte i femrave dhe nuk ishte nga ato që kishim ne në tualet. Edhe pse isha e zgjuar, nuk bëja fare zë, për të parë nëse do të më ngacmonte. Burri i botës u fut me kujdes në shtrat që mos të më trazoj gjumin dhe menjëherë ia krisi gjumit. I shkreti ishte i rraskapitur fare. Herëve tjera kur vinte, më zgjonte ngadalë, duke mi futur këmbët mes këmbëve të mia dhe bënim dashuri të mrekullueshme, sepse edhe ashtu mua më pëlqen dashuria në mëngjes. Sapo u thellua në gjumë, unë u ngrita dhe ia nuhata edhe më shumë rrobat, ku u vërtetova se përmbajnë parfum femrash.

Në drekë u zgjua “zotnia” dhe më kërkonte një kafe. Ia solla si përherë, por bashkë me kafenë edhe kondomin.

– Ja, merre këtë se për pak sa nuk e kam futur në ujë – i thash, paksa me qortim.

– Nuk është e mundur… Nuk e di, nuk e di se nga doli në xhepat e mi! – u shpreh si me habi, por që fytyra i humbi fare.

– Nuk kërkova sqarime, por vetëm të tregova se e shpëtova nga uji. Tjera here, kujdes xhepat ë!? – i flisja sikur të isha një damë e vërtetë. Në fakt unë edhe jam e tillë, por pse fati ka dashur që të martohesha herët dhe të jetoja gjithnjë në krah të burrit, unë nuk kam faj.

Ditët në vazhdim hetoja se ai sillej më ndryshe. Sikur e ndiente një barrë të rëndë mbi supe. Por unë, as që ia zeja në gojë këtë ngjarje. Thjeshtë, sillesha sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por, gjatë gjithë kohës u vërtetova se ai po ma luante lojën!

Nga kjo ditë, fillova të mendoja edhe për nevojat dhe kënaqësitë e mia, pavarësisht nëse kjo do të ndodhte me të apo me ndonjë mashkull tjetër. Fundja, kisha shumë oferta, por që asnjëherë nuk e kam “ngrënë”. Menjëherë mendja më ka shkuar tek një djalosh, i cili ishte 20 vjet më i ri se unë, por që shpeshherë i lëpinte buzët kur takoheshim në tregun e perimeve, apo në shitore.

– Do ta provoj me të! – i thash vetvetes.

Edhe pse nuk kisha gjë për të blerë, një ditë u vesha top fare dhe dola në treg. Sikur të më kishte përcjellë frajeri, u gjend afër meje, që në kontaktin e parë që bëra me shitësit.

– Jam në banesë, krejt vetëm sonte. Po ti? – më tha si hajdut djaloshi që shumë kohë më vardisej.

– Tung Luan, çka po bën? – ia ktheva, sikur të mos e kisha dëgjuar se çka më tha.

– Unë veç këtë desha të të them, sepse ika ta kryej një punë. Të presë në banesë, sapo të bie terri – tha shkurt frajeri dhe u largua.

Nuk e kuptoja pse ky djalosh i ri më ishte lyer pikërisht mua, kur e di se ka shumë femra të gjeneratës së vet. Megjithatë, nëpër kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh. Ishte vështirë ta luftoja dëshirën që pikërisht me të të shtrihesha në shtrat, ndërkohë që fakti i besnikërisë ndaj burrit plotë 20 vjet, më frenonte fuqishëm. Mendoja, nëse kaq kohë nuk i kam hyrë kësaj loje, s’po i hyj fare.

Megjithatë, dëshira sikur mbizotëronte. U ktheva në shtëpi dhe fillova edhe më tej të ballafaqohesha me ofertën që më ishte fare pranë. Në mbrëmje, rreth orës 22:00, u përvodha dhe shkova te djaloshi im që vërtetë e dëshiroja, por mosha e tij e re, pothuajse djali im, dhe fakti që kurrë skam qenë me mashkull të huaj, më kishte penguar të takohesha.

Sapo i jam afruar derës, ajo u hap. Ai më kishte pritur krejt kohën në derë.

O zot… sapo e ka mbyllë derën, më ka rrëmbyer aq fortë, sa që u ndjeva e ligshtë në duart e tij.

Kjo ndoshta është histori e turpshme, por ja që më ka ndodhur. Fundja, burri mi ka fajet. Kurrë nuk do e shlyej atë kujtim, i cili më ka ndodhur nga dashuria e Luanit ndaj “plakave” dhe dëshira ime për të përjetuar diçka të këndshme, pasi që e kuptova se burri po më tradhtonte.

Prandaj, asnjë femër apo mashkull nuk e akuzoj, nëse dëfrehen duke ndjerë dashuri reciproke. Njerëz jemi, edhe pse jemi të martuar. Mund të dashurohemi, pavarësisht që kemi dikë afër. Luani më ktheu edhe njëherë në zemër ndjenjën. Për të cilën kam menduar se ka marrë fund për mua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...