Më puth tani, budalla

Seksi

Më puth tani, budalla

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 24 janar 2019 Në ora: 11:06

Adhuroj këto lajme: “ Të puthesh i bën mirë shëndetit”. Për shembull, mbas një kërkimi elementar në internet, zbulova se një grup mjekësh dhe studiues gjermanë, kanë treguar që kush puth partnerin në buzë, çdo ditë para se të dalë nga shtëpia, jeton deri në pesë vite më shumë. Përpos kësaj puthja të sjell rrogë më të lartë, më pak aksidente në rrugë dhe më shumë ditë pushimi. Ndërkohë, zbulova dhe që ka një ditë ndërkombëtare për puthjen, 6 qershori, World Kiss Day.

Të puthësh i bën mirë shëndetit dhe rrit kënaqësinë dhe optimizmin. Heq dhimbjen e kokës ( falë prodhimit më të lartë të dopaminës dhe endorfinës ), ul ankthin, rregullon presionin dhe shton humorin, sepse ul kortisolin, hormonin e stresit dhe ngren oksitocinën, hormonin e mirëqënies. Duke u puthur, shkëmbejmë antitrupa duke rritur kështu  benefitet për mbrojtjen kundrejt sëmundjeve. Kërkim i spitalit të Satou, në Osaka, Japoni, ky.

Kjo, padyshim që forcon sistemin tonë imunitar, por puthja ka dhe efekte të tjera: na mban dhëmbët e shëndetshëm, rregullon lëkurëne fytyrës falë lëvizjes së 29 muskujve dhe na bën të dobësohemi. Harxhojmë deri në 20 kalori çdo minutë që kalojmë duke u puthur.

Ja çfarë i shkruante përpara 2000 vitesh, poeti i famshëm latin Catullo të dashurës së tij Lesbia. Vargje përvëluese që mbartin misterin e ekzistencës njerëzore. Poezia këtu është anglisht, sepse shqip nuk e gjeta dot.

Let us live, my Lesbia, and let us love, 
and let’s value all the rumors 
of rather stern old men as one penny! 
Suns can set and return; 
as for us, once our brief light sets, 
there is one perpetual night to be slept. 
Give me a thousand kisses, then a hundred, 
then a thousand others, then a second hundred, 
then up to a thousand others, then a hundred.
Then, when we have made many thousands,
we will mix them up, lest we should know,
–or lest any evil person should be able to envy us
when he knows–how many kisses there are.

Nëse e keni përkthimin shqip, postojeni në komente. LOVE dhe puthuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat