Në kohërat moderne, tek burrat është i pranishëm presioni për të zgjatur sa më shumë në shtrat. Jo më kot Missy Elliott këndonte dikur “se ajo nuk do e donte kurrë një burrë ‘1 minutësh’...”. Një pjesë e mirë e njerëzve kanë frikë të shkojnë tek dhoma e gjumit, nga frika se mos dalin shumë shpejt.
Në një artikull për The Conversationalist, Dr Brendan Zietsch, psikolog në Universitetin e Queensland-it, në 2016-n foli për kohën që çiftet heteroseksuale bëjnë seks penetrues.
“E di që ka shumë gjëra të tjera rreth seksit, përveç kohës kur penisi futet në vaginë, por pjesa tjetër është pak e vështirë për t’u përkufizuar. Prandaj do të fokusohemi vetëm tek pjesa e penetrimit.”
Për ta kuptuar më mirë kohëzgjatjen, ai studioi të dhënat e 500 çifteve anembanë botës, të cilët gjatë marrëdhënies seksuale përdorën një kronometër. Ok, jo të gjithë e kanë me qejf të shikojnë orën kur bëjnë seks, por disa gjëra duhen bërë në të mirë të shkencës, apo jo?!
Sipas të dhënave, koha varionte nga 33 sekonda deri në 44 minuta. Një mesatare e përgjithshme ishte 5.4 minuta.
Në mënyrë të përmbledhur, ai raportoi se vendi i origjinës nuk ndikon në kohëzgjatjen e seksit (me përjashtim të rasteve si Turqia, ku kohëzgjatja ishte më e shkurtër). Sigurisht që mosha e çiftit ndikon, pasi sa më të vjetër të jenë, aq më pak zgjat akti.
Pra, sa kohë duhet të zgjasë realisht seksi? Sigurisht që shifrat mbi kohëzgjatjen janë të ndryshme. Sipas një studimi në vitin 2008 në Kanada, thuhet se: seksi i shkurtër zgjat 1-2 minuta, seksi “i përshtatshëm” zgjat 3-7, ai “i dëshirueshmi” shkon deri në 13 minuta, ndërsa seksi i gjatë deri në 30 minuta.