Talk dirty to me- më thuaj fjalë të pista

Seksi

Talk dirty to me- më thuaj fjalë të pista

Zhaklin Lekatari Nga Zhaklin Lekatari Më 3 korrik 2019 Në ora: 11:33
Talk dirty to me- më thuaj fjalë të pista

Më pëlqen shumë shprehja “ përdor fjalët e tua!”, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale. Të flasësh me fjalë të pista, seksi, ose epshndjellëse o sido që do ta quash, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të lartësuar lojën tënde seksuale. Mund të përdorësh këtë fjalor para ose gjatë takimeve erotike. Disa fraza sexy, të pëshpëritura gjatë kohës që jeni jashtë, mund të ju kthejnë në shtëpi si rrufeja; ndërkohë që disa fjalë të tilla mund të kthejnë seksin tuaj normal, në epik. Gjithashtu një feedback, ose përshtypje pozitive nga partneri mund të ndihmojnë në rritjen e konfidencës, aq më tepër që pjesa më e bukur e të folurit në këtë mënyrë është që nuk ka mënyrë të gabuar për ta bërë.

Nëse ja nis nga asgjëja, zhytu në këtë botë të re me disa pasthirrma ose zhurma. Përdorimi i pasthirrmave ose i zërit, gjatë aktit seksual, do të të bëjë më konfident kur të vijë rradha të fjalët. Nëse ke turp dhe nuk je shumë i/e sigurt se çfarë të thuash, bazohu te baziket, me fjalët e tua. Thjeshtë dhe sexy.

“ Je shumë sexy”

“ Më pëlqen shumë kur ti …. “

“ Me lepij aty”  

“ Kjo gjë që po bën më pëlqen shumë “

“ Më prek aty”

“ Tani do të bëj …. “

Të gjitha këto fjali të thjeshta, do të ngjajnë shumë erotike nëse i pëshpërit në veshin e partnerit. Ose përshkruaj me fjalë atë që po ndodh. Tregoji partnerit se çfarë do të bësh tani me të. Kjo do të ndihmojë që të kesh vemendjen në atë që bën duke mos menduar për sende apo situata të tjera. Të gjithë i pëlqejnë komplimentet, sidomos në dhomën e gjumit.

Nëse nuk je fillestar apo ndihesh më mirë dhe do të surprizosh partnerin, provo këto:

“ Të shohim sa herë do të bëjë që të vish”

“ Je e lagur dh eke shije shumë të mirë”

“ Më pëlqen shija jote te goja ime”

“ Mund të vendosesh ku të duash ”

“ Jam duke ardhur”

Sa më shumë rritet vetëbesimi aq më shumë mund të punosh me fjali të tilla të cilat do të pasurojnë repertorin tënd. Nëse ti dhe partneri yt jeni dakord, mund të tentosh dhe me fraza më vulgare.  MOS HARRO që ajo që ndodh në dhomën e gjumit ngelet aty dhe nuk është e thënë që të përshtatet dhe për jetën jashtë krevatit. Per shembull, një grua ka qejf që të thirret  e përdale në dhomën e gjumit, por kjo nuk do të thotë që ka dëshirën e njejtë dhe në publik. Të flasësh me fjalë të pista, është një mënyrë që nxit apo i jep më shumë fantazi marrëdhënies seksuale, por jo një mënyrë për të lënduar, ofenduar apo mërzitur partnerin tënd.

Mendon që je gati që të provosh këtë gjë ? Mos harro që ta bësh vetëm nëse je i sigurt me veten . Nisja duke thënë ato gjëra që të kalojnë në mendje, pastaj mund të ndërtosh një botë të re mbas saj. Mos u mërzit apo streso nëse bën ndonjë lapsus. Seksi duhet të jetë argëtim dhe kënaqësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat