“Kam frikë se e dashura do ndahet kur ti them se kam ...”

Seksi

“Kam frikë se e dashura do ndahet kur ti them se kam ...”

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:41
Ilustrim

Një djalë mendon se virusi që mban në trup do i shkatërrojë lidhjen e dashurisë. Bëhet fjalë për HPV (Human papillomavirus), të cilën e kanë rreth 75% e adoleshentëve dhe pjesa më e madhe nuk ka probleme. Ai i ka dërguar një letër psikologes Deidre që të dijë çfarë të bëjë në një situatë të tillë pasi nuk dëshiron të humbasë vajzën e bukur që ka njohur.

Letra: Kam takuar një vajzë të bukur që do të çojë marrëdhënien në një nivel tjetër duke kryer marrëdhënie seksuale, por kam frikë se ajo do largohet nga unë kur ti them se kam virusin HPV. Unë jam 25 vjec, ajo është 23 vjece dhe ndihemi shumë mirë bashkë, por jam i shqetësuar se HPV do shkatërrojë gjithçka.

Deidre: Mos u panikos. Gjithçka thuhet për HPV (Human papillomavirus) është kjo: “Pjesa më e madhe e njerëzve do marrin një lloj HPV në jetën e tyre. Ju mund ta keni virusin prej vitesh në trup dhe nuk ju shfaqen probleme. Pjesa më e madhe e infeksioneve të HPV pastrohen nga vetë trupi brenda dy vitesh.

Vajzat mund të bëjnë vaksinë HPV falas nga mosha 12-25 vjeçe”. Një klinikë rreth shëndetit seksual mund t’ju japë këshilla se si të mbroni veten, pavarësisht se ndoshta ti nuk e ke më virusin dhe ajo mund të jetë vaksinuar në shkollë. Nëse nuk e ka bërë vaksinën, ka ende kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat