Vajza: Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme - Bota Sot
Vajza: Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme

Seksi

Vajza: Kunati më futi duart por ajo që më bëri motra ishte më e tmerrshme

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:01
Ilustrim

Rastet e ngacmimeve seksuale të vajzave të reja në Shqipëri janë të shpeshta.

Historitë e atyre që vendosin t`i ndajnë me të tjerët janë nga më të ndryshmet.

Një vajzë nga Puka ka rrëfyer për “ShkodraNews” se si është ngacmuar seksualisht nga kunati i saj dhe braktisjen që e motra i ka bërë familjes pas mësimit të ngjarjes.

Historia:

Jam një vajzë nga Puka. Burri i motrës më ka ngacmuar kur ishim me pushime.

E informova familjen time për ngacmimin dhe u thashë që nuk dua të flas më me kunatin.

Babi i foli kunatit pas incidenti, por ai këmbënguli se isha duke gënjyer dhe se po i zmadhoja gjërat.

Babi më beson mua, kurse motra ime beson burrin e saj dhe refuzon të flasë me mua ose me ndonjë tjetër në shtëpi, përveç babait tim.

Motra i ka thënë babit se ajo mendon se e dua burrin e saj, çka nuk është e vërtetë.

Madje unë kunatin nuk e kam pëlqyër as për motrën time.

Babi im është i vjetër dhe i sëmurë, e nuk dëshiron të humbasë familjen dhe do që ne të jemi së bashku.

Biles babi e pyeti motrën se çfarë donte prej meje dhe motra i tha atij se donte që t’i kërkoj personalisht falje burrit të saj.

Por unë nuk dua të humb respektin për vete e t’i kërkoj në sy falje atij që më preku në trup.

Nuk di se si të zgjidh këtë problem.

Jam shumë e dëshpëruar dhe e dëmtuar nga mënyra sesi motra ime mendon për mua.

Por jam krenare që kam një baba të for

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...