Ushqimet më të mira që ju ushqejnë dëshirën, mësoni dietën pikante të seksit - Bota Sot
Ushqimet më të mira që ju ushqejnë dëshirën, mësoni dietën pikante të seksit

Seksi

Ushqimet më të mira që ju ushqejnë dëshirën, mësoni dietën pikante të seksit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:10
Ilustrim

Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë dhe e kanë merituar këtë kapitull. Të gjithë e dimë se piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht. Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale.

Për kuzhinierët më të shpejtë e që nuk kanë dëshirë të angazhohen mbi furnela, një pasta e mirë me hudhra, vaj ulliri dhe speca djegës mund të ishte një zgjidhje ideale. Pikantja rezervon gjithnjë surpriza të bukura.

Për një qarkullim të mirë të gjakut dhe performanca të shkëlqyera, sythat e vegjël të karafilit të shtrydhur në vaj dhurojnë gëzime të papritura, ashtu si edhe shafrani i zakonshëm për t’u shijuar në rizoto alla milanese.

Shafrani mbahet si me aftësi ngacmuese mbi zonat erogjene, ndërsa senapi ngacmon veprimin e gjëndrave seksuale. Vanilja, falë efektit euforik mbi sistemin nervor qendror dhe aromës joshëse, mund të veprojë tërthorazi edhe si stimulues seksual.

Arrëmyshku dhe majdanozi nuk janë më pak të rëndësishëm. Të njohur që prej lashtësisë, favorizojnë dëshirën e çiftit dhe dhurojnë performanca akrobatike nën çarçafë.

Nëse doni të qëndroni të rinj dhe terrorizoheni kur vini re në pasqyrë rrudhat e para, xhenxhefili dhe rigoni i zakonshëm, përveçse janë afrodiziakë të shkëlqyer, janë edhe eliksirë efikasë të jetës së gjatë. Xhenxhefili, shpesh përdoret në pije që ndezin shqisat.

Në fund, dy erëza për dy sekset: duket se arrëmyshku është shumë i efektshëm tek burrat, ndërsa majdanozi ka efekt eksitues tek gratë.

Mbaj mend dietën që ushqen trupin, mendjen dhe dëshirat seksuale:

Mëngjesi 1

Luleshtrydhe me sheqer pluhur

Lëng i freskët portokalli

Omletë

Qumësht

 

Dreka 1

Supë me luleshtrydhe

Djathë me drithëra

Sallatë me shparguj

Dardha të freskëta

 

Darka 1

Supë me fruta deti

Sallatë jeshile

Bukë e thekur

Komposto dardhe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...