Rrëfim seksi: Ja çka më bëri vjehrri i motrës - Bota Sot
Rrëfim seksi: Ja çka më bëri vjehrri i motrës

Seksi

Rrëfim seksi: Ja çka më bëri vjehrri i motrës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:27
Ilustrim

Jemi një familje që jetojmë në një qytezë. Kemi shumë mysafirë, nga më të ndryshmit. Por, me disa prej tyre, e që vijnë bukur shpesh, jam në hall: më ngacmojnë!

Jam më e madhja vajzë nga shtatë të tjera në familje. Babai na ka vdekur që moti, andaj nëna kishte nevojë për ndihmën time që të mbanim familjen.

Që e vogël jam mësuar me punën, sepse edhe kur ishte gjallë babai, ai herë punonte e herë s’punonte. Ishte njeri shumë i mirë, por jo shumë i aftë për të mbajtur familjen, kështu që unë dhe nëna përpiqeshim të fitonim, unë duke shitur cigare e nëna duke punuar pastruese.

Kur kreva shkollën e mesme dhe nuk kisha mundësi të vazhdoja fakultetin, dy vjet punova shitëse në një butik. Pastaj, një ditë, një i njohur i nënës sime, më mori në punë në një lokal në Prishtinë.

Tashmë isha 19 vjeçe, moshë të cilën do kisha dashur ta shijoja ashtu si moshataret e mia. Shikoja shoqet që shkonin në fakultet e argëtoheshin dhe sytë më mbusheshin me lot.

Gjithsesi, tashmë e kisha fjetur mendjen që ky ishte fati im dhe kaq, nuk shpresoja për më mirë.
Në lokal shkoja në mëngjes dhe kthehesha vonë, por e keqja më e madhe ishte se sa herë që vija në shtëpi gjithmonë kishte mysafirë te ne… Madje, kishte edhe mysafirë që më ngacmonin, por s’ua vija veshin.

Një mbrëmje në shtëpinë tonë ishte edhe një mik yni, vjehrri i motrës sim, dy vjet më e re se unë, e cila vërën që shkoi u martua. Për çudi, këtë herë kishte ardhur vetëm, jo me motrën time e me burrë të saj, si vinte herave të tjera.

Nëna i kishte bërë darkë dhe i gjeta teksa pinin qaj. Pasi më tha se a isha lodhur në punë, më tha të ulesha pranë
tij dhe të pija edhe unë një qaj, pas punës së gjatë që kisha pasur tërë ditën. Pa hezituar u ula pranë tij. Nëna u ngrit të ma qite çajin, por unë reagova, duke i thënë se unë ngrihem e jo ajo. Por, ndodhi si ndodhi dhe ajo u ngritë para meje…

Dhe, teksa ajo i bënte gati gotat e çajit, mysafiri, vjehrri i motrës sime, ma qiti dorën e vet mbi timen. U habita, u skuqa në fytyrë dhe nuk dija si të veproja.

T’i thosha se ç’bënte, më dukej sikur e ofendoja, sepse ai ishte dy herë më i moshuar se unë, madje më i moshuar edhe se nëna ime… Dhe, që nga ajo mbrëmje, unë fillova t’i kushtoja më shumë rëndësi paraqitjes dhe dilja herë pas herë para pasqyrës. Çuditërisht, vërtet, m’u duk vetja e bukur dhe thosha me vete: “Sa keq që s’e kam parë te vetja këtë gjë më parë”.

Pas disa ditësh ai erdhi në lokalin tim ku punoja.

“O, ja edhe bukuroshja e vogël!”, m’u drejtua plaku. Ai më puthi dorën dhe më shikonte sikur donte t’më përpinte, duke më bërë shumë komplimente mbi fizikun. Kjo gjë nuk më pëlqeu aspak, andaj edhe i thash se unë nuk jam nga ato që shkoj me pleq.

Por, ai, me përvojën që kishte, ma ktheu: “Nuk kërkova gjë nga ti. Erdha vetëm të të shoh dhe asgjë më shumë”.
Në mbrëmje disa herë u mata t’i tregoj nënës sime, por isha e hamendur: ndoshta do e lëndoja…

Pas ca ditësh ai erdhi përsëri në lokalin tim. M’u afrua afër dhe pa një e pa dy më puthi. E shfrytëzoi rastin që ndodhesha vetëm. Mendja m’u turbullua, trupi më dridhej… E di se pas pak më ka puthur edhe përsëri, përsëri dhe përsëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...