“Isha e njohur për eksplorimin e seksualitetit tim”, Rrëfehet pornostarja: Si reagoi babai kur i thashë se çfarë bëja

Seksi

“Isha e njohur për eksplorimin e seksualitetit tim”, Rrëfehet pornostarja: Si reagoi babai kur i thashë se çfarë bëja

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:46
Angela White

Një nga yjet më të njohur në industrinë e pornos në Australi ka treguar se si kanë reaguar prindërit e saj, kur i zbuloi atyre se çafër pune bën. Angela White tha se familja e saj e pati të vështirë ta pranonte dhe se ajo kishte menduar të merrte këtë drejtim në jetë që kur ishte 14 vjeçe.

“E patën të vështirë ta pranonin. Nuk më braktisën, por ishin shumë të shqetësuar për faktin se xhiroja filma për të rritur”, tha Angela White.

Çuditërisht ajo thotë se babai i saj u tregua më butë në krahasim me nën, e cila ishte e shqetësuar për profesionin e së bijës.

“Kur ia thashë babit, nuk reagoi shumë. Ndoshta e dinte se nuk mund të më ndalonte dhe kuptoi që reagimi i ashpër dhe negativ nuk do të kishte dobi. Ndoshta e kishte kuptuar më parë se me çfarë merresha”, u shpreh Angela.

33-vjeçarja tregoi se edhe gjatë shkollës së mesme ajo ishte e njohur për eksplorimin e seksualitetit të saj dhe se askush nga ata që e njihte në ato kohë nuk ishte çuditur kur kishte marrë vesh punën që ajo bënte.

Image

Ajo tha se ndonëse bën një punë ku rri e zhveshur para kamerave, në jetën e përditshme do të donte të tërhiqte më pak vëmendje.

“Nuk dua të tërheq shumë vëmendje gjatë përditshmërisë sime. Kur dal për të blerë ushqime dhe shoh një kungull të njomë njerëzit më shohin me habi, por unë në fakt po e marr thjesht për të gatuar diçka në shtëpi, nuk kam ndërmend të bëj gjëra të çuditshme me të”, ka rrëfyer ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat